Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
OSHP urdhëron KRU Gjakovën ta shfuqizojë kontratën për servisimin e veturave për të cilën KALLXO publikoi audioincizime që implikojnë kryeshefin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

OSHP urdhëron KRU Gjakovën ta shfuqizojë kontratën për servisimin e veturave për të cilën KALLXO publikoi audioincizime që implikojnë kryeshefin

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka marrë vendim duke urdhëruar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” që të shfuqizojë kontratën emergjente për servisimin e veturave.

KALLXO.com më 09.03.2025 ka publikuar disa audioincizime në të cilat dëgjohet kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, teksa flet për negocim kontrate dhe konfirmon përfshirjen e tij në kontaktimin e bizneseve që do të merreshin me servisimin e makinave të Ndërmarrjes, si dhe dëgjohet duke thënë se do të zgjedhë kompaninë për të nënshkruar kontratën, pikërisht për tenderin për servisimin e veturave.

Vendimi i OSHP-së është marrë me 03.03.2025, pasi që kompania me emrin “Ilir Noshi” kishte bërë ankesë.

Kjo kompani në ankesë kishte pretenduar se KRU Gjakova në momentin e hapjes së tenderit emergjent “Mirëmbajtja servisimi i automjeteve për KRU Gjakova”, nuk i kishte ftuar për ofertim, edhe pse kjo kompani më herët kishte pasur kontratë të rregullt me Ndërmarrjen, për servisimin e veturave.

“Vendimi për të mos na dërguar dhe neve si operator ekonomik ftesën për ofertim në këtë procedurë, duke e marr parasysh faktin se kemi pasur kontratën e njëjtë me Autoritetin Kontraktues për më shumë se 6 vite e për të cilat gjithmonë kemi pasur vlerësim të mira, nuk mund të kuptohet ndryshe vetëm si veprim i trajtimit të pabarabartë dhe diskriminues ndaj neve” – thuhet në ankesën e “Ilir Noshi”.

Gjithashtu, kjo kompani në ankesë kishte pretenduar se KRU Gjakova nuk ka pasur nevojë që të aplikojë procedurën emergjente për nënshkrimin e kontratës, pasi sipas tyre, që nga data 26.08.2024 kur ka përfunduar kontrata e rregullt, e deri më 21.11.2024 kur ka hapur procedurën emergjente, nuk ka marrë asnjë veprim procedural për të hapur një tender të rregullt.

Një pretendim tjetër i kompanisë “Ilir Noshi” ka qenë se KRU Gjakova ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Am-Bur”, duke pasur ankesë aktive në OSHP. Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, autoriteti kontraktues duhet të presë 5 ditë të shoh nëse ka ankesa. Nëse ndonjë kompani dorëzon ankesë, atëherë tenderi duhet të pezullohet, deri në verdiktin përfundimtar të OSHP-së.

Eksperti shqyrtues i përcaktuar nga OSHP, Fatmir Thaqi, më 17.12.2024 kishte miratuar këto pretendime të kompanisë “Ilir Noshi” në ankesë dhe i kishte rekomanduar OSHP-së, shfuqizimin e kontratës.

Kurse OSHP me datë 03.03.2025 ka mbështetur rekomandimin e ekspertit Thaqi dhe ka marrë vendim, duke urdhëruar KRU Gjakovën që të shfuqizojë kontratën.

Në vendim thuhet se KRU Gjakova ka afat 10 ditë që të njoftojë OSHP-në për veprimet e ndërmarra.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në KRU Gjakova nëse e ka respektuar vendimin e OSHP-së, por deri në publikimin e lajmit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Incizimet që janë publikuar në emisionin Kallxo Përnime më 09.03.2025 dëshmojnë se kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, e ka pranuar para stafit të tij se i ka dhënë instruksione shoferit të tij, Valon Gunga për të dalë dhe për të gjetur kompani që servisojnë makina.

Ai dëgjohet, po ashtu, duke thënë se ka shkuar te dy kompani për t’u kërkuar atyre që të ofrojnë vetëm dokumentacionin për nënshkrimin e kontratës, ndërsa punët do t’i kryente dikush tjetër.

Gjithashtu, Krasniqi dëgjohet duke thënë para stafit të tij se “unë do të zgjedh kompaninë” – në lidhje me tenderin për servisimin e veturave të kompanisë.

“Jam shku te N.R. edhe te Xh., se Nita më tha. Unë vetë personalisht… I thashë: ‘A ka bre mundësi me na dhonë dokumentet, licensën, veç me e bo një Kontratë. Nuk ke me i servisu ti kerret. Nëse don me i servisu, servisoj.’” – dëgjohet në audio-incizim kryeshefi Krasniqi; duke treguar se si ka shkuar te një Kompani e caktuar për t’i kërkuar vetëm dokumentacionin për nënshkrimin e Kontratës.

“Jam shku…, i kam thënë djalit të vet: ‘A po na jep vetëm të drejtën se je Kompani dhe faturimet dalin kah ti?’ Më ka thënë: Drejtor, më vjen keq. Nuk du me e ngarku Kompaninë. Është e ngarkume. Çdo faturë ma kanë lypë (nuk kuptohet), kontabilisti, hymja, dalja (nuk kuptohet)… nuk po du me e ngarku Kompaninë.” – dëgjohet Krasniqi.

KALLXO.com ka dërguar këto audio-incizime te Krasniqi dhe ai ka konfirmuar vërtetësinë e tyre.

Hulumtimi dëshmon se pas këtij procesi Kontrata u nënshkrua me një Operator Ekonomik, ndërsa servisimi i makinave në realitet po kryhet në Kompaninë që e drejton vëllai i negociatorit, Valon Gunga, pra te Kompania 4G Auto, në pronësi të Dukagjin Gungës.

Dosja tregon që KRU “Gjakova” ka hapur një tender emergjent për servisimin e veturave në vlerë prej 50 mijë eurosh.

Në këtë tender ftohen për të ofertuar dhe negociuar tri Kompani: Kompania me emrin “Te Beka”, Kompania “Top Group” dhe Kompania “AM-Bur”.

Në fund, Kontrata nënshkruhet me Kompaninë me emrin “AM-Bur”, me pronar Sulejman Burjani.

Kontrata është nënshkruar më 29 nëntor 2024. Vlera e saj është mbi 29 mijë euro dhe vlen për 5 muaj.

Menaxher të Kontratës nga ana e KRU “Gjakovës” janë përcaktuar: Blin Rudi e Besnik Kusari si inxhinier në KRU “Gjakova” dhe Valon Gunga, shofer.

Gunga është shofer i Kryeshefit dhe ai ishte ngarkuar për ta mbikëqyrur Kontratën.

Më 03.03.2025, KALLXO.com ka gjetur se në autoservisin e familjes Gunga ishin duke u servisuar dy vetura zyrtare të KRU “Gjakova”.

Pra, punët i kryente Dukagjini. Ato ia miratonte vëllai i tij, Valoni si Menaxher i Kontratës, ndërsa paratë paguhen te Sulejmani Burjani, i cili është pronar i Kompanisë “AM-Bur”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”