Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Praktika e re e anulimit të kontratave pas shpalljes së fituesit: një shqetësim në rritje në prokurim publik

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Praktika e re e anulimit të kontratave pas shpalljes së fituesit: një shqetësim në rritje në prokurim publik

Anulohet procedura e prokurimit për shkak të mosnënshkrimit të kontratës nga ministri – një frazë që përsëritet në dhjetëra raste dhe shndërrohet në precedent të keq nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe institucionet vartëse të saj. Këto anulime, në kundërshtim me ligjin, cenojnë të drejtat e operatorëve ekonomikë, sfidojnë parimet e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik.

 

Shkruan: Valmir Ilazi

Gjatë viteve 2020–2025, në sistemin e prokurimit publik është shfaqur një praktikë e pazakontë dhe shqetësuese: anulimi i aktiviteteve të prokurimit pas publikimit të njoftimit për dhënie të kontratës. Edhe pse procedurat administrative kanë përfunduar, autoritetet kontraktuese (AK), kryesisht nën varësi të MPB-së kanë anuluar kontrata pas publikimit të formularit B08 Njoftim për dhënie të kontratës me vlerë mbi shtatë (7) milionë euro vetëm për faktin se ministri nuk i ka nënshkruar ato. Kjo situatë po krijon një precedent të keq në integritetin e prokurimit publik, duke: (i) e shndërruar nënshkrimin e kontratës nga një detyrim ligjor në një veprim sipas vullnetit të ministrit, dhe (ii) lejuar ndërhyrjen ekzekutive në fazën finale të procesit të prokurimit, pikërisht pasi të gjitha procedurat formale dhe administrative kanë përfunduar.

Çfarë kërkon ligji dhe çfarë po ndodh në praktikë?

Ligji për Prokurimin Publik (LPP), respektivisht neni 26 i këtij ligji[1  Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurim Publik, neni 26.], obligon që kontratat me vlerë të madhe të nënshkruhen nga ministri, pas nënshkrimit nga zyrtari i prokurimit dhe zyrtari kryesor administrativ. Ky hap final synon të garantojë kontrollin e ligjshmërisë dhe përdorimin e duhur të fondeve publike. Për më tepër, Rregullorja për Prokurim Publik kërkon që kontrata të nënshkruhet brenda 30 ditëve nga publikimi i njoftimit për dhënien e kontratës, përveç rasteve kur ka ankesë ose vendim të organit mbikëqyrës[2  Rregullore Nr. 002/2024 për Prokurim Publik, neni 42.4.]. Megjithatë, në praktikë, dhjetë kontratat e analizuara kanë mbetur të panënshkruara nga ana e ministrit jo vetëm përtej afatit 30 ditor, por deri në 1200 ditë, për të cilat më pas është marrë vendim për anulim pa bazë të dokumentuar dhe të justifikuar.

Kjo vonesë e pajustifikuar në nënshkrimin e kontratave lidhet edhe me një praktikë tjetër të gabuar procedurale: anulimin në kundërshtim me rregullat e përcaktuara ligjore. AK-të po përdorin drejtpërdrejt formularin B10 Njoftim për anulimin e aktivitetit të prokurimit, para se të publikojnë më parë formularin B58 Njoftim mbi vendimin e AK-së, siç kërkohet nga rregullat e prokurimit.

Kjo qasje bie ndesh me dispozitat e LPP-së dhe Rregullores për Prokurim Publik, pasi publikimi i B58 është thelbësor për të garantuar: (i) të drejtën e operatorit ekonomik që të paraqesë kërkesë për rishqyrtim brenda AK-së; dhe (ii) të drejtën që, nëse mbetet i pakënaqur me vendimin e kërkesës për rishqyrtim, të ndjekë procedurat e mëtejshme ligjore pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP). Andaj, anulimi i procedurës me formularin B10, pa publikimin paraprak të B58, praktikisht ua mohon operatorëve ekonomikë këto të drejta ligjore dhe në rastet kur ata paraqesin ankesë në OShP, ajo refuzohet si e pasafatshme ose e palejuar.

Në rastin e ankesës 898/25 të parashtuar nga Seyntex NV ndaj Policisë së Kosovës, OShP ka vlerësuar se arsyeja e AK-së për ndërprerjen e procedurës nuk parashikohet në dispozitat ligjore. AK është i obliguar të veprojë në përputhje me ligjin dhe të sigurojë ligjshmërinë e çdo veprimi, e kjo duhet të verifikohet jo vetëm para iniciimit të aktivitetit të prokurimit, por edhe gjatë fazave të mëtejshme, dhe jo në momentin e publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës (B08), kur pritet nënshkrimi i kontratës nga palët. Në këtë rast, OShP ka rekomanduar që ankuesi, lidhur me veprimet e AK-së për anulimin e aktivitetit të prokurimit në kundërshtim me ligjin, mund t’i drejtohet gjykatës kompetente për mbrojtjen e të drejtave të tij/saj.

Ndërsa, Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) ka qenë i njoftuar për disa raste për praktikën e gabuar të anulimit të procedurave të prokurimit nga ana AK-ve, megjithatë deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret apo nuk ka lëshuar ndonjë njoftim zyrtar në drejtim të AK-ve që të garantohet ligjshmëria e procesit.

MPB, Policia dhe AME: Kontrata të anulura pas shpalljes së fituesit

Hulumtimi përfshin institucionet: vetë ministrinë, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhim Emergjent (AME). Secila prej tyre ka raste të anulimit të aktiviteteve të prokurimit pasi fituesi është shpallur.

Policia e Kosovës rezulton institucioni më i prekur, me pesë aktivitete të anuluara pas publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës, me një vlerë totale rreth pesë (5) milionë euro. Në këto raste, kontratat kanë qëndruar në pritje të nënshkrimit për një periudhë të akumuluar prej 1,451 ditësh, përpara se të anuloheshin nga AK. AME me tre aktivitete të anuluara, me vlerë të përgjithshme mbi 1.8 milionë euro. Këto kontrata kanë mbetur të panënshkruara për 3,114 ditë. Edhe vetë MPB ka pasur dy aktivitete të prokurimit që janë anuluar pas publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës. Vlera e përgjithshme e tyre është rreth 600 mijë euro, ndërsa kontratat kanë qëndruar të panënshkruara për 108 ditë para se të anuloheshin.

Pasojat në projekte dhe institucione publike

Mosnënshkrimi i kontratave, sidomos kur nuk jepet arsye ligjore, sjell pasoja të mëdha, përfshirë:

  • Bllokim projektesh për vite me radhë: Ndërtimi i objektit – Konvikti i Trajnimeve – 1229 ditë në pritje; Pajisjet zjarrfikëse – 1073 ditë; Uniformat e zjarrfikësve dhe policisë – 812 dhe 194 ditë, duke ndikuar drejtpërdrejt në kapacitetin operacional.
  • Kosto të rritura financiare: Inflacioni, rritja e çmimeve dhe nevoja për rivlerësim të projekteve shkaktojnë kosto shtesë.
  • Pasiguri juridike për institucionet: Operatorët ekonomikë fitues mund të kërkojnë kompensim për humbje fitimi, shpenzime të ofertimit dhe dëmshpërblim për tejkalim të afateve.
  • Pasiguri në treg dhe dëm të konkurrencës: Bizneset humbasin besimin te stabiliteti i prokurimit publik, duke ndikuar negativisht në pjesëmarrjen dhe konkurrencën.

Mosnënshkrimet që ndikojnë në efikasitetin publik

Ligji kërkon që ministri të nënshkruajë kontratën përveç rasteve kur ka prova për shkelje, arsyeja dokumentohet me shkrim, kërkohet rishqyrtimi procedural. Në rastet e monitoruara, nuk ka pasur dokumentim të shkeljeve, vendime të OSHP-së, raporte të KRPP-së apo ZKA-së, dhe asnjë sqarim publik. Kjo e shndërron nënshkrimin e kontratës në një mekanizëm politiko-administrativ, dhe jo ligjor.

Në këtë kuadër, operatorët ekonomikë që shpallen fitues krijojnë pritshmëri të ligjshme. Kur kontrata anulohet pa arsye, mund të padisin institucionin, mund të kërkojnë dëmshpërblim, mund të kërkojnë rivendosjen e të drejtave. Institucionet publike rrezikojnë të paguajnë shuma të mëdha nga buxheti, kosto administrative dhe humbje të reputacionit.

Anulimet e tilla pa bazë ligjore dobësojnë transparencën e prokurimit, parimet e llogaridhënies dhe besimin e qytetarëve dhe të operatorëve ekonomikë. Në thelb, kjo praktikë sinjalizon ndërhyrje të pajustifikuar ekzekutive në një proces që duhet të jetë neutral dhe i mbrojtur nga ndikimet politike.

Të dhënat e ilustruara në këtë artikull tregojnë një model shqetësues dhe të përsëritur: vonesa të gjata, anulime të pajustifikuara dhe ndërhyrje që cenojnë funksionimin e prokurimit publik.

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhim Emergjent kanë qenë institucione veçanërisht të prekura, me projekte të bllokuara për vite të tëra, duke rrezikuar sigurinë publike dhe efikasitetin institucional. Ligji e bën të qartë: ministri ka detyrim të nënshkruajë kontratën, përveç nëse ka prova për shkelje. Kur ky detyrim kthehet në vullnet të lirë, procesi i prokurimit humb neutralitetin dhe besueshmërinë. Prandaj, vendimmarrja finale duhet të jetë e dokumentuar, transparente dhe e argumentuar, jo e pashpjeguar apo e bazuar në konsiderata të paqarta politike.

Duke u bazuar në praktikën e dokumentuar dhe pasojat që ajo sjellë, rekomandohet që AK-të të respektojnë LPP-në dhe rregulloret e aplikueshme, në mënyrë që të garantohet transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e procesit. Procedura nuk duhet të anulohet pas shpalljes së fituesit përveçse kur kjo është plotësisht në përputhje me rregullat ligjore dhe e dokumentuar qartë. Autoritetet duhet të sigurojnë gjithashtu që operatorët ekonomikë të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore për rishqyrtim dhe ankesa.

 

Deklaratë mohuese:

Ky artikull është publikuar në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, llogaridhënies dhe efiçiencës në shpenzimin e parasë publike përmes prokurimit publik në Kosovë” i financuar nga BE, zbatuar nga Demokraci Plus (D+). Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e D+ apo të Bashkimit Evropian.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit