Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Hulumtimi i KALLXO.com – Dyshohet se kompania falsifikoi dokumentet në një tender të spitalit “Isa Grezda”, Prokuroria fillon hetimet

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Hulumtimi i KALLXO.com – Dyshohet se kompania falsifikoi dokumentet në një tender të spitalit “Isa Grezda”, Prokuroria fillon hetimet

Prokuroria e Gjakovës ka filluar hetimet ndaj kompanisë “Pharma Leader L.L.C”, e cila ishte vendosur në “listën e zezë” për një vit nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, nën pretendimin se kishte prezantuar dokumente të falsifikuara gjatë aplikimit në një tender të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në lidhje me rastin në fjalë. Rasti është duke u trajtuar dhe janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit, lidhur me këtë rast.” – ka deklaruar për KALLXO.com, Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, më 20.10.2025.

Kompania “Pharma Leader L.L.C” ishte në listën e zezë për një periudhë njëvjeçare, nga 05.04.2024 deri më 04.04.2025 për këtë rast. Megjithatë, pavarësisht se rasti kishte të bënte me prezantim të dokumenteve të falsifikuara, as Spitali Rajonal i Gjakovës, që kishte shpallur tenderin, e as Organi Shqyrtues i Prokurimit, që mori vendimin për vendosje të kompanisë në “listë të zezë”, nuk e kishin dërguar rastin në Prokurorinë e Shtetit për trajtim penal.

Procedurat hetimore në këtë rast kishin nisur nga Prokuroria e Gjakovës në muajin shkurt 2025, vetëm pasi KALLXO.com është interesuar dhe ka dërguar pyetje, 10 muaj pasi kompania “Pharma Leader L.L.C” ishte vendosur në listë të zezë në lidhje me tenderin e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” për “Furnizim me aparatura të Hemodializës”.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ky rast nuk evidentohet në Regjistrat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mirëpo ju informojmë se pas kërkesës suaj lidhur me këtë çështje, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve, lidhur me këtë rast.” – kishte thënë për KALLXO.com, Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë së Gjakovës, më 03.02.2025.

Ky rast ishte hulumtuar nga KALLXO.com dhe ishte publikuar në shkurt të vitit 2025, duke nxjerrë në pah mungesën e veprimeve institucionale pas dyshimeve për falsifikim në tender.

KALLXO.com kishte pyetur Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” nëse e kanë dërguar rastin në Prokurorinë e Shtetit, por ata në një përgjigje përmes emailit kishin treguar se kanë dërguar kërkesë në OSHP për diskualifikim të kompanisë “Pharma Leader L.L.C”.

“Ju sqarojmë se Njësia e Prokurimit, pas dyshimit të bazuar se OE ‘Pharma Leader L.L.C’ ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme në tenderin ‘Furnizim me aparatura të Hemodializës’ me Nr. të prokurimit: 70020-23-3503-1-2-1, sipas detyrimit nga Neni 99 i LPP-së, ka inicuar procedurën për diskualifikim të Operatorit Ekonomik. OSHP me vendimin Nr. 738/23 ka konfirmuar pretendimet tona dhe të njëjtin OE e ka diskualifikuar.” – kishte konfirmuar Mirgjend Çeku, zyrtar i Prokurimit.

“Falsifikimi i dokumenteve” përbën një nga veprat penale sipas Kodit Penal të Kosovës të rregulluar me nenin 398. Në paragrafin e parë të këtij neni thuhet “Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.”

Kurse në paragrafin e dytë të nenit 398 thuhet “Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në lidhje me dokumentin publik, testamentin, kambialin, regjistrin publik apo zyrtar ose ndonjë regjistër tjetër që ruhet në bazë të ligjit, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.”

Si lindën dyshimet për falsifikim?

Në kërkesën që Autoriteti Kontraktues i kishte dërguar Organit Shqyrtues të Prokurimit, më 26.06.2023, theksohet se “Pharma Leader” kishte paraqitur fillimisht një katalog me të dhënat e pajisjes – pompës së gjakut të hemodializës, mes tyre edhe të dhënat e “transportation rate” apo “normës së transportimit”, ku kapaciteti i pajisjes ishte: 50 deri në 60 ml/min, ndërsa në specifikat teknike të Dosjes së Tenderit ishte kërkuar që pajisja të ketë kapacitet nga minimumi 30 deri në 600 ml/min.

Autoriteti Kontraktues, përmes letrës standarde të kërkesës për sqarim të tenderit, më 12.05.2023, ka kërkuar nga Operatori Ekonomik ta ridërgojë katalogun e pajisjes.

“Pharma Leader L.L.C” më 17.05.2023 kishte ridërguar katalogun. Komisioni vlerësues gjatë shqyrtimit të tij kishte vërejtur se parametrat e pompës së gjakut ishin ndryshuar.

“Me të vërejtur ky ndryshim i parametrave në mes të dy katalogëve, të dërguar nga i njëjti OE nga ku për të njëjtën pajisje, si dhe analizimi i katalogut të ridërguar nga OE ku mund të vërehet se renditja e faqeve të katalogut nuk është në mënyrë analoge, sepse pikërisht në faqen e katalogut këto të dhëna mungojnë: numrat rendorë të katalogut dhe rezolucioni i shkronjave është dukshëm më i dobët se në faqe tjera.” – thuhej në Kërkesën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Kjo kishte nxitur AK-në të bëjë hulumtim në internet, për të gjetur katalogun e pajisjes në fjalë.

“Nga kërkimi AK ka gjetur katalogun e pajisjes në fjalë, teksa vërehet se parametrat e pajisjes janë ndryshe nga parametrat të cilat OE i ka dërguar përmes sqarimit të ofertës, ku sipas këtij katalogu vlerat janë 50-600 ml/min dhe jo 30-600 ml/min, siç i kishte dërguar OE.” – sqarohet në kërkesën që Autoriteti Kontraktues i kishte dërguar Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Më 29.05.2023, kompania “Pharma Leader L.L.C” është përgjigjur në Kërkesën e Autoritetit Kontraktues – duke e shpjeguar dallimin e parametrave. Por, sipas Spitalit “Isa Grezda”, kompania i ka dërguar vetëm disa broshura të tjera, por jo edhe linkun e katalogut ku mund të vërtetohen se parametrat e pompës së gjakut janë 30-600 ml/min, siç i ka dorëzuar në procedurë të tenderimit.

Kurse, në përgjigjen dërguar OSHP-së të datës 05.07.2023, kjo kompani thekson se Autoriteti Kontraktues është lëshuar në konkluzione të pavërteta, duke mos u konsultuar me ekspertë të fushës.

“Autoriteti Kontraktues i referohet vetëm vlerës së përshkruar, por nuk i referohet edhe përshkrimit të manualeve të përdorimit të pajisjes. Në manuale të ndryshme janë të përshkruara vlera të ndryshme, të cilat i mundëson aparatura e ofertuar. Ndryshimi i vlerave në manuale varet edhe nga viti kur është përpiluar ai manual dhe nga kërkesat nga Njësiti kërkues.” – thuhej në përgjigjen e kompanisë “Pharma Leader L.L.C”, të datës 05.07.2023.

Në një përgjigje për KALLXO.com, kompania “Pharma Leader L.L.C” i kishte konsideruar të padrejta edhe kërkesën e Autoritetit Kontraktues, edhe vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit për vendosje në listë të zezë.

“Si kërkesa e AK Spitalit ‘Isa Grezda’, ashtu edhe vendimi i OSHP-së janë jo të drejta dhe nuk janë të bazuara, pasi që AK për dyshimet e veta e ka kontaktuar prodhuesin gjerman të pajisjes me të cilën kemi ofertuar dhe prodhuesi i ka konfirmuar AK-së që pajisja dhe specifikimet janë në përputhje të plotë me kërkesat e tenderit. Por, edhe përkundër kësaj AK – Spitali ‘Isa Grezda’ ka mbetur në të njëjtin qëndrim, se katalogu nuk është në përputhje me pajisjen dhe ‘kinse’ është falsifikuar – gjë që kjo nuk qëndron.” – vijonte përgjigja e Kompanisë për KALLXO.com.

Për kompaninë “Pharma Leader L.L.C” ishte e “çuditshme se si mund të pranohet një kërkesë e tillë (nga OSHP) – pretendimet e së cilës vetë prodhuesi i pajisjes i demanton”.

E njëjta kompani “Pharma Leader L.L.C” ishte në listë të zezë, edhe me Kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve në tenderin për “Furnizim me insulina analoge nga lista esenciale”. Për këtë rast, përmes një komunikate për media të datës 14.06.2023, Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se, më 13.06.2023, në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike, kishte dorëzuar njoftimin për dyshimin e falsifikimit të dokumentit nga ana e kompanisë “Pharma Leader”.

Pse OSHP nuk i dërgon në Prokurori të Shtetit rastet e dyshimta?

Organi Shqyrtuesi i Prokurimit dhe Prokurori i Shtetit nuk kanë bashkëpunim në dërgimin dhe në trajtimin e rasteve në të cilat konstatohet se ka falsifikim të dokumenteve.

Në lidhje me kompanitë e vendosura në listën e zezë dhe bashkëpunimin me Prokurorin e Shtetit, KALLXO.com kishte kontaktuar me Agim Sheqirin, ushtrues detyre i Kryesuesit të Sekretariatit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Më 14.01.2025, ai kishte konfirmuar se nuk kanë marrëveshje më Prokuroritë përkatëse, teksa adresimi i rasteve ku dyshohet për vepra penale sipas Sheqirit u takon Autoriteteve Kontraktuese.

“Ajo çka di është se Autoritetet Kontraktuese janë njoftuar që çështjen me e dërgu në Prokurori. Është obligim i tyre, se në fakt ato e kanë njëfarë obligimi. Jo vetëm ata, por edhe na. Pra, nëse konstaton që ka mashtrim duhet të iniciohet rasti në organet e Drejtësisë. Autoriteti Kontraktues e ka obligim, nëse ka mashtru, ka falsifiku, ai me e paraqit, sepse falsifikimi është bërë aty. Po supozoj nëse u ba, jo te na. Me Prokurorinë nuk e di që kemi ndonjë bashkëpunim.” – theksoi Sheqiri, më 14.01.2025.

Se OSHP nuk ka dërguar ndonjë rast për të cilin dyshohet se ka elemente të veprës penale, e konfirmon për KALLXO.com edhe zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë së Prishtinës, Elza Bajrami.

“Prokuroria dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk është se kanë ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë sa i përket trajtimit të rasteve, ku mund të konsumojnë vepër penale dhe të cilat mund të jenë zbuluar apo të krijohet dyshimi i arsyeshëm gjatë procedurave para OSHP-së.” – theksonte Bajrami.

Ajo ka treguar se informacionet që i referohen veprave të mashtrimit në prokurimin publik në Prokurori shkojnë prej Policisë së Kosovës.

“Kryesisht kjo më tepër është një punë e Autoriteteve Kontraktuese, për shkak se edhe vendimet e OSHP-së janë të tilla që ua lënë në dorë Autoriteteve Kontraktuese, që të njëjtat t’i njoftojnë organet e rendit, gjegjësisht organet e Drejtësisë: Policinë, Prokurorinë, nëse ka dyshime për veprime të tilla, falsifikimet e dokumenteve apo mashtrime, tentime të mashtrimit në prokurim publik. Deri më tani nuk kemi pasur raste të cilat janë paraqitur direkt nga ana e OSHP-së.” – kishte thënë Bajrami, më 28.01.2025, për KALLXO.com.

Një rast i bashkëpunimit të një institucioni me Prokurorin e Shtetit për dërgimin e rasteve të dyshuara për vepra penale dhe ndarjen e informacioneve të tjera është Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas Nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale “të gjitha organet publike detyrohen t’i paraqesin veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare, për të cilat janë informuar ose për të cilat kanë marrë dijeni në ndonjë mënyrë tjetër”.

Kallëzimi penal i paraqitet Prokurorit kompetent të Shtetit me shkrim, me mjete teknike të komunikimit ose gojarisht.

Lista e zezë është një nga mekanizmat për skualifikimin e operatorëve ekonomikë, që falsifikojnë apo dërgojnë të dhëna të rreme për të marrë pjesë në proceset e prokurimit publik, për një periudhë të caktuar.

Bazuar në Ligjin për Prokurim Publik, OSHP mund të vendosë një Operator Ekonomik në listën e zezë dhe nga tre muaj deri në një vit ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja në çfarëdo procesi të prokurimit publik.

“Në bazë të një Kërkese me shkrim nga Autoriteti Kontraktues, në lidhje me paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumenti të falsifikuar nga Operatori Ekonomik, OSHP është e obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë Operatorin Ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në (1) njëvjeçare.” – thuhet në Nenin 99 të LPP-së.

Gjatë vitit 2024, OSHP ka vendosur në listë të zezë mbi 10 kompani, kurse nga fillimi i vitit 2025 deri më 22.10.2025, janë vendosur 19 kompani.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”