Ilustrim
Një shtetasi të huaj i grabiten para dhe gjësende tjera në Prishtinë
22.7.2024 - 11:09
Një shtetas i huaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se është grabitur në Prishtinë nën kërcënimin e armës nga një person i panjohur.
Sipas Policisë, viktimës i janë marrë para të gatshme dhe gjësende tjera.
“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se një person i dyshuar mashkull i panjohur ka ekspozuar një armë zjarri duke i kërkuar të gjitha gjësendet që i kishte me vete dhe duke i marrë para të gatshme dhe disa gjësende tjera”- ka thënë Policia.
Sipas policisë, nuk raportohet për lëndime.
Rasti është duke u hetuar.