Nicolas Sarkozy. Foto: Facebook
Prokuroria franceze: Kërcënohet me vdekje ish-presidenti i burgosur Sarkozy
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka qenë cak i kërcënimeve me vdekje nga një i burgosur në burgun e Parisit, La Sante, ku ka nisur ta vuajë dënimin e tij gjatë kësaj jave, duke nxitur nisjen e hetimit të rastit, ka bërë të ditur prokuroria e Parisit, ka raportuar Reuters.
“Më 22 tetor 2025, zyra e prokurorisë së Parisit është informuar prej drejtorit të burgut La Sante për një xhirim që po qarkullon në mediat sociale, qartazi filmuar prej një të burgosuri, ku ai bën kërcënime me të arritur Nicolas Sarkozy në qendrën e burgimit”- ka bërë të ditur zyra e prokurorisë së kryeqytetit francez në një përgjigje me e-mail që ia ka dërguar Reutersit.
Tre të burgosur janë marrë në pyetje në kuadër të hetimit, dhe dy celularë janë sekuestruar gjatë bastisjes në burg, njofton prokuroria.
Sarkozy, i cili i ka prirë Francës gjatë viteve 2007-2012, ka nisur të martën ta vuajë dënimin pesëvjeçar me burgim pasi u shpall fajtor për konspiracion për ngritjen e fondeve të fushatës nga Libia.
Presidentit francez i janë vendosur edhe dy zyrtarë policie që ta mbrojnë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, masë që ka shkaktuar ankesa në mesin e sindikatave të gardianëve të burgjeve.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com