Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mbreti i Jordanisë: Trupat ndërkombëtare nuk do të donin të zbatojnë paqen në Gazë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Presidenti Trump dhe liderët e shteteve të tjera në Egjipt në ceremoninë e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Foto: Shtëpia e Bardhë

Mbreti i Jordanisë: Trupat ndërkombëtare nuk do të donin të zbatojnë paqen në Gazë

Shtetet do të refuzonin t’u kërkohej të “zbatonin” paqen në Gazë nëse do vendoseshin sipas planit të armëpushimit të presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Mbreti Abdullah i Jordanisë për BBC-në.

Sipas planit të paqes prej 20 pikash të presidentit Trump, shtetet arabe dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të zotojnë forca stabilizimi që “do të trajnojnë dhe ofrojnë mbështetje për forcat policore palestineze të verifikuara në Gazë dhe do të konsultohen me Jordaninë dhe Egjiptin që kanë përvojë të gjerë në këtë fushë”. Grupi “Hamas” duhet të çarmatoset dhe të heqë dorë nga kontrolli politik i territorit.

“Cili është mandati i forcave të sigurisë brenda Gazës? Dhe ne shpresojmë që të jetë paqeruajtës, sepse nëse është zbatim paqeje, askush nuk do të dëshirojë ta prekë atë”, ka deklaruar Mbreti Abdullah.

Në intervistën ekskluzive për BBC Panorama, ai ka thënë gjithashtu se Jordania dhe Egjipti janë të gatshëm të trajnojnë forcat palestineze të sigurisë.

“Ruajtja e paqes do të thotë të qëndrosh aty duke mbështetur forcën policore lokale, palestinezët, të cilët Jordania dhe Egjipti janë të gatshëm t’i trajnojnë në numër të madh, por kjo kërkon kohë. Nëse ne po vrapojmë nëpër Gazë duke patrulluar me armë, kjo nuk është një situatë në të cilën asnjë vend do të donte të përfshihej”, ka thënë ai.

Komentet e Mbretit pasqyrojnë shqetësimin e SHBA-së dhe vendeve të tjera për tërheqjen në një konflikt të vazhdueshëm ndërmjet “Hamasit” dhe Izraelit, ose “Hamasit” dhe grupeve të tjera palestineze.

Krijimi dhe dërgimi i një force ndërkombëtare në Gazë do të mund të përcaktonte nëse armëpushimi aktual ka mundësi që të evoluojë në një marrëveshje të qëndrueshme paqeje, dhe që izraelitët dhe palestinezët të kenë mundësi t’i afrohen sa më shumë synimin për paqe jetëgjatë.

Diplomatët dhe zyrtarët e tjerë nga vende të ndryshme, të cilët janë në rrjedha me situatën, thonë se ka pasur pak përparim që forca të grumbullohet për shkak të konfuzionit të misionit të saj, që duket të jetë një pengesë e madhe serioze, ka raportuar javën e kaluar edhe gazeta “The New York Times”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”