Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mangësitë që Auditori gjeti në projektin e Komunës së Malishevës për ndërtimin e sheshit, nënkalimit dhe parkingut nëntokësor

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: ZKA/Facebook

Mangësitë që Auditori gjeti në projektin e Komunës së Malishevës për ndërtimin e sheshit, nënkalimit dhe parkingut nëntokësor

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar disa mangësi në projektin “Ndërtimi i sheshit së bashku me nënkalimet dhe parkingun nëntokësor në qytetin e Malishevës”.

Auditimi ka vlerësuar efikasitetin e Komunës në planifikimin dhe menaxhimin e këtij projekti si dhe ndikimin e tij në zhvillimin urban dhe jetën e qytetarëve.

Sipas rezultateve të auditimit, Komuna e Malishevës nuk ka qenë efikase në planifikimin dhe menaxhimin e projektit të kontraktuar në vlerë 8.28 milionë euro. 

“Kontrata e këtij Projekti ishte nënshkruar me mbështetje buxhetore prej 2.03 milionë euro dhe kishte filluar pa planifikim të detajuar, duke u përcjellë më pas me rritje të kostove. Përveç kontratës bazë Komuna e Malishevës kishte lidhur edhe aneks kontratë në vlerë mbi 800 mijë euro si dhe kostot të pritshme deri në përfundim të projektit janë rreth 500 mijë euro. Përveç kësaj janë ridestinuar rreth 520 mijë euro nga projekte tjera për të mundësuar ndërtimin e këtij projekti” – thuhet në njoftimin e ZKA-së më 01.10.2025.

ZKA njofton se ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Efikasiteti në planifikimin dhe menaxhimin e projektit ‘Ndërtimi i sheshit së bashku me nënkalimet dhe parkingun nëntokësor në qytetin e Malishevës’”, për periudhën 2022 – mars 2025. 

Sipas ZKA-së, në procedurat e prokurimit për kontraktimin e kompanisë projektuese ka pasur mungesë të transparencës dhe trajtim jo të barabartë. 

“Po ashtu janë evidentuar mospërputhje në mes çmimeve të vlerësuara dhe atyre të kontraktuara tek 226 pozicione nga gjithsej 802, ose 28% e tyre, ku çmimi i kontraktuar ishte deri në 1600% (në dy pozicione) më i lartë se ai i parashikuar” – ka njoftuar ZKA.

ZKA shton se kishte edhe dallime të theksuara mes sasive të parashikuara në projekt, të kontraktuara dhe atyre të realizuara në praktikë, pasi ato janë vërejtur në 302 pozicione nga 802 sa kanë qenë gjithsej apo 37% e pozicioneve.

“Kontrata nuk ka pasur mbikëqyrje profesionale, duke bërë që sasia dhe cilësia e materialeve të pranuara të jetë e pa qartë. Kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së menaxhimit të kontratës për hartimin e projektit, si dhe mungesës së organit mbikëqyrës të pavarur gjatë realizimit të kontratës gjë që ka rezultuar në menaxhim dhe mbikëqyrje të dobët të saj” – thekson ZKA.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur po ashtu se mungesa e masave të nevojshme nga Komuna për menaxhimin dhe mbikëqyrjen adekuate të cilësisë së punimeve ka ndikuar që cilësia dhe siguria e projektit të rrezikohet.

Sipas ZKA, raporti i auditimit ka vënë në pah se projekti nuk ishte i bazuar në një Plan Zhvillimor Urban, nuk ka pasur konsultime me qytetarët dhe palët e interesit, ndërsa lejet për ndërtim janë siguruar pas fillimit të punimeve.

“Ndonëse projekti synon të kontribuojë në urbanizimin e qytetit, gjatë realizimit ka shkaktuar vështirësi në qarkullim e qytetarëve, zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe bizneseve përreth” – ka theksuar ZKA.

Për këtë auditim, Vlora Spanca, Auditorja e Përgjithshme ka deklaruar se mangësitë në planifikim, buxhetim dhe mbikëqyrje kanë ndikuar në efikasitetin, cilësinë dhe sigurinë e projektit “Ndërtimi i sheshit së bashku me nënkalime dhe parkingun nëntokësor në qytetin e Malishevës”.

Si rezultat e gjetjeve, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë nëntë rekomandime për Komunën e Malishevës, me qëllim që të përmirësohet procesi i planifikimit dhe menaxhimit të projekteve kapitale.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”