Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dy muaj pa mësim, nxënësit e Stapanicës në Malishevë ende pa mësimdhënës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Shkolla "Kajtaz Ramadani", Foto: Dukagjini.com

Dy muaj pa mësim, nxënësit e Stapanicës në Malishevë ende pa mësimdhënës

Nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralelja e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës, prej më shumë se dy muajsh po përballen me mungesë të mësimdhënësve, duke mos zhvilluar me rregull procesin mësimor. Kjo situatë ka revoltuar prindërit, të cilët e konsiderojnë si torturë për fëmijët që vijnë në shkollë, por largohen pa mbaruar orarin. Megjithatë, drejtori i Arsimit në Malishevë, Sabit Berisha, thotë se problemi pritet të zgjidhet së shpejti.

Në shkollë vijnë me orar por dalin pa përfunduar i tëri.

Kjo pasi këta nxënës të klasës së 4-të të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralele e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës nuk kanë mbajtur mësim tash e dy muaj.

Me të njëjtin problem po përballën edhe nxënësit e klasës së pestë si pasojë e mungesës së mësimdhënësve.

“Në shkollë vina për çdo ditë, mësim nuk mbajmë që dy muaj ditë. Veç po vijmë e po kthehemi pas nuk po vijnë mësuesit”- ka theksuar Luan Veselaj, nxënës i klasës së 4-të.

“Mësim nuk mbajmë tash e dy muaj se nuk na vjen mësuesja”- ka thënë Ronela Krasniqi, nxënëse e klasës së 4–të.

Mosmbajtja e mësimit tash e 60 ditë i ka revoltuar prindërit e të miturve.

“Jemi të shqetësuar për shkak të neglizhencës së mësimit, klasa e 4-të dhe e 5-të shkaku i mësueses që ka qenë më herët ajo është në pushim të lehonisë. DKA e Malishevës e ka hapur konkursin për me pru me dhanë mësim e kanë refuzu e kanë hapë konkursin tjetër. Këtu në realitet nuk është duke u mbajtë mësim tash e dy muaj”- ka theksuar Shaban Musaj, prind.

Madje dikush prej tyre po e konsideron këtë situatë torturuese për fëmijët.

“I sjellim fëmijët këtu i lëmë në lagështi edhe ju thonë shkoni nga shtëpia. Taman shkojmë te shtëpia na thojnë hajdeni merrni djalin pasi nuk ka mësim, ai nuk është veç tash por qe 3 muaj nuk kanë mësim fëmijët”- ka deklaruar Hazir Veselaj, prind.

Por sipas u.d së drejtorit të drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ky problem do të zgjidhet shpejt.

“Ne e kemi hapë konkursin menjëherë për Stapanicë por procedurat për hapjen e konkursit merr kohë. Jemi në finalizim. Sigurisht që në momentin që do fillojmë punën me mësuesin e ri do konsultohemi për të bërë kompensim të orëve”- ka deklaruar Sabit Berisha, U.d i drejtorit të DKA-së.

Sipas tij kjo situatë pritet të zgjidhet të hënën, 24.11.2025./Dukagjini.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”