Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Mali i Zi thotë se do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Milojko Spajiq, Foto/Llogaria zyrtare ne Facebook

Mali i Zi thotë se do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, njoftoi të premten se Podgorica “shumë shpejt” do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë, në përputhje me politikën e vizave të Bashkimit Europian.

Ai theksoi se Mali i Zi e ndjek plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë masat ndaj Rusisë.

Duke ndjekur këtë politikë, Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Megjithatë, Komisioni Europian ka paralajmëruar disa herë Podgoricën se harmonizimi i politikës së vizave është thelbësor për përparimin në bisedimet për anëtarësim dhe për qasjen në mjetet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Qëndrim deri në 30 ditë pa vizë

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të dërguara Radios Evropa e Lirë, jetojnë mbi 21.100 shtetas rusë.

Qytetarët rusë mund të qëndrojnë deri në 30 ditë pa vizë, sipas politikave të tanishme të Podgoricës.

Megjithatë, prej vitesh është praktikë që shtetasit rusë, pas 30 ditësh, të largohen për pak kohë nga Mali i Zi – shpesh vetëm deri në pikën më të afërt kufitare – dhe në kthim të lejohen të qëndrojnë përsëri për 30 ditë pa vizë.

Numri i këtyre “daljeve-hyrjeve” nuk është i kufizuar.

Drejtoria e Policisë më herët ka sqaruar se marrëveshja për udhëtim me Rusinë nuk ka kufizim sa i përket kohëzgjatjes së qëndrimit të përgjithshëm brenda një periudhe të caktuar, gjë që në praktikë ka nënkuptuar se qëndrimi mund të zgjatet vazhdimisht.

Cilat vende mbeten problematike?

Mali i Zi, që vlerësohet si kandidati më serioz për anëtarësim në BE, është zotuar të vendosë gradualisht viza për të gjitha vendet të cilave BE-ja u ka vendosur viza.

Komisioni Evropian, në raportin e fundit, konstatoi se Mali i Zi nuk po e harmonizon politikën e vizave me atë të BE-së, duke theksuar se duhet të vendosë viza për nëntë vende që nuk janë në listën e gjelbër: Azerbajxhanin, Bahrejnin, Bjellorusinë, Kinën, Katarin, Rusinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.

Mali i Zi së fundmi ka vendosur viza për shtetasit turq.

Harmonizimi i plotë me politikën e vizave të BE-së është kusht përfundimtar në njërin nga dy kapitujt më të rëndësishëm – drejtësia, liria dhe siguria.

“Harmonizimi i politikës së vizave është çështje urgjente”, theksoi Komisioni.

Ndryshe, Qeveria e ka arsyetuar më herët mosndjekjen e plotë të politikës së vizave të BE-së me interesat ekonomike në turizëm, i cili përbën 26 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Malit të Zi.

Sipas saj, Malin e Zi e vizitojnë çdo vit 230.000 shtetas rusë, si dhe 320.000 shtetas turq.

Për Kinën ka theksuar se merr pjesë në projekte infrastrukturore, ndërsa për katër vendet e Lindjes së Afërt – rritjen e investimeve në Mal të Zi.

Nga Brukseli disa herë kanë theksuar se interesat ekonomike nuk mund të ketë përparësi ndaj rregullave evropiane dhe detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

Autoritetet malazeze presin që harmonizimi i plotë i regjimit të vizave me rregullat e BE-së të përfundojë deri në fund të vitit 2027.

Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm t’i mbyllë të gjithë kapitujt dhe në vitin 2028 të bëhet anëtare e BE-së./REL


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”