Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Parlamenti Europian kërkon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Parlamenti Evropian, Strasburg/ Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com

Parlamenti Europian kërkon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Eurodeputetët kanë aprovuar një rezolutë që t’i ndihmojnë prindërit të përballen me rreziqet në rritje të platformave të internetit që krijojnë varësi, ka raportuar gazeta “The Guardian”.

Fëmijëve nën 16 vjeç duhet t’u ndalohet përdorimi i mediave sociale, pos nëse prindërit e tyre vendosin ndryshe, vlerëson Parlamenti Europian.

Eurodeputetët kanë miratuar të mërkurën (26.11.2025) me shumicë dërrmuese një rezolutë për kufizimet e moshës. Edhe pse jo e detyrueshme ligjërisht, ajo rrit presionin për legjislaturën europiane në kohën e alarmit në rritje për rreziqet e shëndetit mendor për fëmijët nga qasja e pakufizuar në internet.

Komisioni Europian, i cili është përgjegjës për inicimin e ligjit të BE-së, tashmë po studion ndalimin e parë në botë të mediave sociale në Australi për fëmijët nën 16 vjeç, i cili pritet të hyjë në fuqi në dhjetor.

Modeli australian

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë në fjalimin e saj se do të mbikëqyrë zbatimin e politikës së Australisë. Ajo ka folur kundër “algoritmeve që shfrytëzojnë dobësitë e fëmijëve me qëllimin e qartë të krijimit të varësive” dhe ka theksuar se prindërit ndihen të pafuqishëm kundër “cunamit të teknologjisë së madhe që përmbyt shtëpitë e tyre”.

Von der Leyen ka premtuar se një panel ekspertësh do të krijohet deri në fund të vitit që të ofrojë këshilla lidhur me qasjen më të mirë për mbrojtjen e fëmijëve.

Interesi po rritet për kufizimin e qasjes së fëmijëve në mediat sociale dhe celularët smart. Një raport ekspertësh i porositur vjet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vlerësuar se fëmijëve nuk duhet t’u lejohet përdorimi i celularëve deri në 13 vjeç, dhe mediat sociale, të tilla si TikTok, Instagram dhe Snapchat, deri 18 vjeç.

Christel Schaldemose, eurodeputetja socialdemokrate daneze që ka hartuar rezolutën, u ka deklaruar gazetarëve se politikanët duhet të veprojnë për mbrojtjen e fëmijëve: “Nuk janë vetëm prindërit. Shoqëria njashtu duhet të ndërhyjë dhe të sigurohet që platformat të jenë vend i sigurt për të miturit, por vetëm nëse janë mbi një moshë të caktuar.”

Raporti i saj bën thirrje për çaktivizimin e parazgjedhur të veçorive që krijojnë varësi në platformat e internetit kur përdoren nga të miturit, të tilla si: lëvizja e pafundme (përmbajtje e pafundme derisa përdoruesi lëviz ekranin nga lart-poshtë), videot që aktivizohen automatikisht, njoftimet e tepërta dhe shpërblimet për përdorim të përsëritur të një faqeje interneti.

Rezoluta ka vënë në pah se “veçoritë e dizajnit që krijojnë varësi janë shpesh të natyrshme në modelin e biznesit të platformave, veçanërisht mediat sociale”. Një draft i mëparshëm i raportit Schaldemose citonte një studim që spikaste se një në katër fëmijë dhe të rinj shfaqnin përdorim “problematik” ose “jofunksional” të telefonave inteligjentë – modele sjelljeje që pasqyrojnë varësinë. Rezoluta thotë se fëmijët duhet të jenë 16 vjeç para se të mund të hyjnë në mediat sociale, megjithëse prindërit mund të jepnin pëlqimin që nga mosha 13-vjeçare.

Presioni amerikan

Shtëpia e Bardhë po i kërkon BE-së të shfuqizojë ligjet e saj dixhitale. Howard Lutnick, sekretari amerikan i Tregtisë, ka thënë në një takim në Bruksel të hënën se rregullat e BE-së për kompanitë e teknologjisë duhet të jenë më “të balancuara” në këmbim të tarifave më të ulëta të çelikut dhe aluminit të SHBA-së.

Duke iu referuar vizitës së Lutnickut, Stephanie Yon-Courtin, eurodeputete franceze nga partia e presidentit Macron, ka deklaruar se Europa nuk është “koloni rregullatore”.

“Ligjet tona digjitale nuk janë në shitje. Ne nuk do të tërhiqemi nga mbrojtja e fëmijëve sepse një miliarder i huaj ose një kompani e madhe teknologjike na thotë ta bëjmë”, ka deklaruar ajo pas votimit.

BE-ja tashmë po mundohet nëpërmjet Aktit të saj të Shërbimeve Digjitale të mbrojë përdoruesit e internetit nga dëmet online, të tilla si dezinformimi, ngacmimi kibernetik dhe përmbajtja e paligjshme. Por rezoluta thekson se ky ligj kishte boshllëqe dhe mund të bëhet më shumë për të mbrojtur fëmijët nga tiparet e dizajnit që krijojnë varësi dhe shfrytëzimi online, të tilla si stimujt financiarë për t’u bërë ndikues.

Schaldemose ka thënë se dokumenti, ku ishte bashkautore, është i fortë “por ne mund të shkojmë më larg, veçanërisht në fushat e tipareve të dizajnit që krijojnë varësi dhe praktikave të dëmshme të modeleve të errëta ku ne nuk jemi aq specifikë, jo aq të saktë”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten