Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
BE: Duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5
BE, EU, Bruksel

Komisioni Europian - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

BE: Duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Një zëdhënës i Bashkimit Europian tha më 26.11.2025 se duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia shkel detyrimet e saj që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, më saktësisht neni 4 i saj.

“Progresi i Serbisë në rrugën e saj europiane varet gjithashtu nga përpjekjet e bëra për të zbatuar plotësisht të gjitha angazhimet e saj nga Marrëveshja e vitit 2023 mbi Rrugën drejt Normalizimit”- tha zëdhënësi për KALLXO.com.

Zëdhënësi nuk u përgjigj nëse BE ka ndërmarrë ndonjë hap ndaj Serbisë për këtë çështje.

Po ashtu, zëdhënësi rikujtoi se sa i përket Programit të Reformës dhe Rritjes, parakushti që lidhet me progresin në normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë vlerësohet sa herë që pranohet një kërkesë për pagesë sipas Programit në përputhje me dispozitat e Rregullores.

Së fundmi, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, pretendoi se “Kosova nuk ka kurrfarë gjasash që të bëhet pjesë e INTERPOL-it”.

Daçiq supozoi se Kosova edhe më parë “ka dështuar keq kur ka provuar të bëhet anëtare e INTERPOL-it” dhe se tash “e ka të qartë se nuk ka gjasa, prandaj as nuk po provon”.

Në nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit shkruan se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

INTERPOL (International Criminal Police Organization) është Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, një organizatë ndërqeveritare që ndihmon policitë e vendeve anëtare të bashkëpunojnë në luftimin e krimit ndërkombëtar.

Serbia këtë vit ishte munduar ta pengojë Kosovën edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Edhe atëherë BE kishte deklaruar se Serbia me sjelljen e saj ndaj Kosovës në Këshillin e Europës është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023.

https://kallxo.com/lajm/be-sjellja-e-serbise-ne-keshillin-e-europes-ne-kundershtim-me-marreveshjen-e-ohrit/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”