Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
LDK akuzon LVV-në për përpjekje për "ndikim politik" në procesin e votimit të mërgatës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Selia e LDK-së. Foto: KALLXO.com

LDK akuzon LVV-në për përpjekje për "ndikim politik" në procesin e votimit të mërgatës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur nisjen e procesit të regjistrimit të mërgatës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të cilat mbahen më 28.12.2025, teksa ka konfirmuar bisedimet me NISMËN Socialdemokrate për marrëveshje të mundshme politike.

Por, fillimisht, duke ftuar mërgatën që ta ushtrojë të drejtën për të votuar, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në një konferencë të mbajtur sot më 26.11.2025 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet ndërhyjë në këtë proces.

Sipas tij, këto ditë janë bërë përpjekje për të penguar miratimin e buxhetit të nevojshëm për procesin.

“Të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në mërgim i ftojmë ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Zëri i tyre ka vlerë, vota e tyre ka peshë dhe pjesëmarrja e tyre është e domosdoshme për të ardhmen e vendit tonë. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të përpjekjeve për të ushtruar presion dhe ndikim politik mbi procesin e votimit të mërgatës duke tentuar të pengohet miratimi i buxhetit për administrimin e këtij procesi”- u shpreh ai.

Zemaj i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë edhe në KQZ, që të mos ndërhyjë në procesin e votimit nga jashtë.

“Ne i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje si shumicë edhe në KQZ që të qëndrojë larg çdo tentativë për të ndërhyrë në këtë proces. Procesi i votimit te mërgatës është proces i shtetit, jo i partive politike. Respektimi i këtij procesi është obligim institucional, jo opsion politik”- theksoi ai.

Në konferencën e thirrur për media, deputeti Armend Zemaj, që është edhe anëtari i Kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës u pyet edhe për aderimet e fundit në LDK. Zemaj tha se partia mbetet e hapur për profesionistë dhe kuadro të reja.

“LDK ka qenë e hapur për kuadro dhe kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën, e po dëshmohet edhe këto ditë ku kemi pasur aderime përmbajtjesore – njerëz të vullnetit të mirë, profesionistë të fushave të ndryshme që mendojnë se janë vlerë për shoqërinë kosovare”- tha ai.

Ai shtoi se dera e LDK-së është e hapur për të gjithë ata që përqafojnë programin dhe ideologjinë e partisë.

“Të gjithë ata që përqafojnë programin politik të LDK-së, ideologjinë tonë për një shtet demokratik, të integruar, ku luftohet krimi dhe korrupsioni dhe ku zhvillohet shoqëria jonë, dera ka qenë e hapur.”- tha Zemaj.

 Ai sqaroi se afati i LDK-së për marrëveshje me subjekte politike është 7 dhjetori.

“Sa i përket marrëveshjeve me subjekte politike, afati jonë është deri më datën 7, jo më datën 30, sepse të gjithë ata që vijnë do të garojnë në siglën e LDK-së. Nuk kemi asnjë nguti, është proces i mirëmenduar dhe transparent me elektoratin tonë, por edhe me elektorate që përfaqësojnë parti të tjera politike”, deklaroi ai.

I pyetur për koalicione të mundshme me Nismën Socialdemokrate, Zemaj konfirmoi se ka pasur kontakte.

“Mund të them se ka pasur bisedime parimore, nuk them se nuk ka edhe teknike, por janë në përmbajtje të asaj që e ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike pas takimit të Kryesisë” – u shpreh ai.

Në një konferencë për media, më 24.11.2025, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se LDK ka vendosur që në këto zgjedhje të garojë e vetme, por brenda listës së LDK-së do të zhvillojë diskutime me potencialisht individë, akterë, besa edhe me parti politike që mund të jenë pjesë e listës së LDK-së.

“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vet. Për këto do të diskutohet në ditët në vijim. Ne jemi të hapur edhe për parti të tjera si Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e z. Pacolli… Pra, ne jemi të hapur edhe për parti por edhe për individë. Për këto informacione do të njoftoheni në ditët në vijim”- tha ai më 24.11.2025.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor 2025

https://kallxo.com/lajm/lumir-abdixhiku-kandidat-i-ldk-se-per-kryeminister/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”