Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kurti falënderon qytetarët për pjekuri në balotazh: Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Kurti falënderon qytetarët për pjekuri në balotazh: Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në balotazhin e 09.11.2025.

Qytetarët, sipas tij, treguan vullnet e pjekuri dhe i kontribuan demokracisë e orientimit të politikave publike në komunat e tyre.

“Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”- iu tha ai qytetarëve.

Kurti pati disa fjalë edhe për aktivistët e partisë së tij.

Atyre u tha se do të qeverisin me shtatë komuna dhe se Lëvizjen s’e ndali as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve.

“Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”- shkroi tutje Kurti.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e balotazhit, LVV-ja fitoi në Mitrovicë të Jugut me Faton Pecin, në Gjilan me Alban Hysenin, në Obiliq me Halil Thaçin dhe në Fushë-Kosovë me Valon Prebrezën.

LDK-ja me Përparim Ramën fitoi në Prishtinë, me Gazmend Muhaxherin në Pejë, Bexhet Xheladinin në Dragash, Sokol Halitin në Viti dhe me Ruzhdi Shehu në Junik.

PDK-ja fitoi në Prizren me Shaqir Totajn, në Vushtrri me Ferit Idrizin dhe në Kaçanik me Sabedin Vishin.

AAK-ja e ruajti udhëheqjen në Gjakovë me Ardian Gjinin, në Suharekë me Bali Muharremajn, në Rahovec me Smajl Latifin dhe në Klinë me Zenun Elezajn.

Sipas KQZ-së, në këto rezultate nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimet me postë.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka paralajmëruar se brenda javës së dytë mund të shpallen rezultatet përfundimtare të balotazhit që u mbajt të dielën.

Duke klikuar në këtë LINK, gjeni rezultatet preliminare të balotazhit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”