Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kunati i zyrtares komunale dhe gruaja e kandidatit për asamblist pranohen mësimdhënës në Gjilan

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Kunati i zyrtares komunale dhe gruaja e kandidatit për asamblist pranohen mësimdhënës në Gjilan


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Xhelil Haziri, kunati i Arbenita Sopi-Hazirit, e cila është drejtoreshë e Administratës në Komunë të Gjilanit, është pranuar mësimdhënës në bazë të listës së kandidatëve fitues të publikuar më 20.08.2025.

Mësimdhënëse është pranuar edhe Elmaze Rexhepi-Sadiku, gruaja e Arianit Sadikut, ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe tani kandidat për asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përveç tyre, kandidate e suksesshme për mësimdhënëse është edhe Heroina Shabani, gruaja e Alban Shyqës, shokut të Luan Kastratit, i cili është kryetar i komisionit vlerësues të konkursit.

Të tre këta kandidatë KALLXO.com i ka verifikuar dhe konfirmuar se kanë lidhje familjare dhe shoqërore me personat e përmendur.

KALLXO.com i ka kontaktuar secilin kandidat përmes telefonit, por përveç Xhelil Hazirit të tjerët nuk janë përgjigjur.

Kandidatet Shabani dhe Rexhepi-Sadiku nuk janë përgjigjur as pas dërgimit të pyetjeve nga KALLXO.com në rrjete sociale dhe në mesazh përmes telefonit.

Për lidhjet familjare të dy prej kandidatëve, Xhelil Haziri dhe Elmaze Rexhepi-Sadiku, është në dijeni edhe Shpend Nuhiu, drejtori i Arsimit në Gjilan.

Por, Nuhiu nuk ishte në dijeni për lidhjen shoqërore të burrit të kandidates Heroina Shabani me Luan Kastratin.

“Jo, unë nuk e di këtë lidhje të Luanit” – tha Nuhiu.

Nuhiu tregoi se vetëm të enjten, më 21.08.2025, i kanë pranuar rreth 10 kërkesa për qasje në dokumente në kuadër të këtij konkursi, që sipas Luan Kastratit kanë qenë 370 aplikues gjithsej.

“Nëse ka parregullsi të mëdha, ne normalisht që nuk e lëmë të ecë përpara me parregullsi. Mirëpo deri tash s’ka kurrgjë” – theksoi Nuhiu.

Ndërsa, Arbenita Sopi-Haziri, Luan Kastrati dhe Alban Shyqa kanë deklaruar për KALLXO.com në lidhje me pranimin e kandidatëve me të cilët kanë lidhje familjare ose shoqërore. Kurse, Arianit Sadiku, numri 2 i listës së kandidatëve për asamblistë të LVV nuk i është përgjigjur telefonatave të KALLXO.com e as pyetjeve me shkrim përmes telefonit dhe në rrjete sociale.

Sopi-Haziri e ka mohuar se ka qenë në dijeni që kunati i saj ka aplikuar për mësimdhënës si dhe ka thënë “as nuk kam ndikuar”. 

“Në Administratë jemi të stërngarkuar me punë dhe nuk me del kohë për drejtori të tjera apo çështje familjare. Për rastin u njoftova në portale lokale. Sigurisht kunati ka ndonjë shpjegim për këtë çështje andaj ju sugjeroj të drejtoheni tek ai dhe drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu” – ka thënë Sopi-Haziri në përgjigjen me shkrim për KALLXO.com, më 21.08.2025.

Edhe Luan Kastrati e ka mohuar se ka pasur ndikim shoqëria e tij me burrin e Heroina Shabanit që ajo të pranohet mësimdhënëse.

“E them me përgjegjësi të plotë se as nuk ka pasur e as nuk ka dhe as nuk do të ketë” – është përgjigjur me shkrim Kastrati.

Kastrati ka insistuar se asgjë nuk ka ndikuar për askënd prej kandidatëve.

“Sa i përket pyetjes a ka pasur ndikim Arbenita Sopi për kunatin e saj, unë as Arbenitën, as kunatin e saj nuk e njoh po është i diplomuar dhe dikush duhet të pranohet. Kurse, për pytjen e fundit a ka pasur ndikim Arianit Sadiku për gruan e vet, dua t’iu them me përgjegjësi se as nuk ka pasur, as nuk ka, po është pranuar me meritë” – ka deklaruar Kastrati.

Ky është konkursi i dytë në Komunë të Gjilanit në të cilin KALLXO.com ka verifikuar se kandidatët kanë lidhje familjare me zyrtarë komunalë, pasi edhe në konkursin për mësimdhënës të datës 03.07.2024 ishin punësuar: kunata e Alban Hysenit, kryetarit të Gjilanit dhe ajo e Shpend Nuhiut, drejtorit të Arsimit, si dhe gruaja e fotografit të Hysenit.

Konkursi për 55 pozita për edukatorë, mësimdhënës – lëndorë e klasorë, ishte shpallur më 26.06.2025.

Çka tha drejtori i Arsimit, kunati i zyrtares komunale dhe shoku i kryetarit të komisionit?

Xhelil Haziri është pranuar mësimdhënës për lëndë ekonomike në Shkollën e Mesme të Lartë “Mehmet Isai”. 

Elmaze Rexhepi-Sadiku është pranuar mësimdhënëse për Gjeografi në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Abaz Ajeti”.

Kurse, Heroina Shabani është pranuar mësimdhënëse për lëndë juridike në Shkollën e Mesme të Lartë “Marin Barleti”.

Shpend Nuhiu, drejtori i Arsimit, për kandidaten Elmaze Rexhepi-Sadiku në një bisedë për KALLXO.com tha se ka qenë e vetmja kandidate me përgatitje master për Gjeografi nga tri pozitat e kërkuara sipas konkursit.

“Ka qenë e angazhuar [mësimdhënëse] me kohë të caktuar, me zëvendësime e kështu me radhë. Ka qenë në konkurse edhe më herët.” – ka thënë Nuhiu për Rexhepi-Sadikun.

Arianit Sadiku në profilin e tij në Facebook ka statusin martesor me Elma Rexhepi-Sadiku, e cila figuron me këtë emër në profilin e saj në Facebook, pavarësisht se në konkurs është e paraqitur me emrin Elmaze. Të dy kanë fotografi të publikuara së bashku.

Kur u pyet nëse Rexhepi-Sadiku është favorizuar për faktin se është gruaja e Arianit Sadikut, Nuhiu e ka mohuar dhe ka treguar përbërjen e komisionit vlerësues të konkursit.

Sipas Nuhiut, komisioni vlerësues është i përbërë prej pesë anëtarëve: një anëtar është prej Drjetorisë së Arsimit, një anëtar prej Zyrës së personelit të kryetarit të Komunës, një prej Këshillit të prindërve, një drejtor shkolle dhe njëri prej pesë anëtarëve tha se duhet të jetë grua.

Ai e konfirmoi se Luan Kastrati është kryetar i komisionit vlerësues të mësimdhënësve për pozitat klasore dhe lëndore sipas konkursit të datës 26.06.2025.

Nuhiu është në dijeni se Xhelil Haziri është kunati i Arbenita Sopit dhe se kishte punuar me organizaten GIZ për mësimin dual – kombinimi i praktikës dhe mësimit, në shkollën “Mehmet Isai”.

Sipas Nuhiut, kontrata me GIZ ka qenë trevjeçare dhe kjo organizatë ka qenë mbështetëse, fasilitore e mësimit dual në vitin 2021.

“Është kunati [i Arbenita Sopit]. Ka qenë i punësuar me kontratë me GIZ kur ka fillu mësimi dual në shkollën “Mehmet Isai”. Ka qenë menaxher, përmes shkollës si institucion dhe bizneseve që kemi pasur kontrata me to për m’i dërgu nxënësit për praktika, punë për mësimin dual, shkathtësi e kështu me radhë.” – ka treguar Nuhiu.

Pasi ka përfunduar kontrata me GIZ, Nuhiu tha se është dashur të hapin një pozitë në shkollën “Mehmet Isai”, në të cilën tha se kanë aplikuar rreth 15-20 kandidatë.

“Xhelili prapë e ka fitu punën d.m.th. punën e njëjtë, aty ku u kanë” – shtoi Nuhiu.

Sipas Nuhiut, nuk ka pasur ndikim fakti se Haziri është kunat i koleges së tij në Komunë të Gjilanit, që ai të pranohet mësimdhënës.

Sipas tij, nuk ka pasur ndonjë konflikt të interesit të paraqitur në këtë konkurs dhe në vlerësimin e kandidatëve.

Për shkak të konfliktit të interesit tha se i kanë formuar dy komisione vlerësuese për konkursin për mësimdhënës. Një komision për vlerësimin e kandidatëve për edukatorë dhe një komision për vlerësimin e kandidatëve për mësimdhënës – klasor e lëndor.

Kurse, Xhelil Haziri, i cili e konfirmoi se është kunati i Arbenita Sopi Hazirit, drejtoreshës së Administratës në Komunë të Gjilanit tha se ajo kishte refuzuar që ai të aplikonte në konkursin për mësimdhënës.

“Veç për shkak të karrierës së saj politike ka kundërshtu me të madhe që unë mos me apliku [në konkurs]” – tha Haziri përmes telefonit për KALLXO.com.

Haziri tha se është master i Ekonomisë, me përvojë 22-vjeçare në sektorin bankar, si dhe ka qenë mësimdhënës i Ekonomisë në shkollën “Don Bosko” në Gjilan.

Ai ka treguar për angazhimin e tij për mësim dual në shkollën “Mehmet Isai” përmes projektit të mbështetur nga GIZ, në të cilin sipas tij, ka qenë bartës i projektit për mësimin dual në vitin 2022 deri në fund të 2023.

“I kam pasë 180 kompani partnere që u kanë ofru nxënësve tonë mësim në vend të punës edhe mësim dual. Tash, arsyeja pse kam apliku [në konkurs] përkundër insistimit mos me ba këtë veç për shkak të kësaj hallakame që u ba të kunatës time që nuk kam asnjë lidhje, jam njeri i profesionit. Lidhje familjare po, po nuk kam asnjë lidhje në atë aspekt, ajo ka qenë refuzuesja më e madhe që unë me apliku aty veç për shkak të saj” – ka deklaruar Haziri.

Haziri u arsyetua për aplikimin e tij në konkurs për mësimdhënës për shkak se ka dashur të kthehet në vendin e punës në shkollën “Mehmet Isai” ku ishte angazhuar për mësimin dual, të cilin mësim tha se e ka krijuar vetë në këtë shkollë.

“Nëse mundeni me gjetë ma shumë se tre vetë në Gjilan që kanë këtë kualifikim unë jam i gatshëm me dhanë përgjegjësi çfarëdo” – tha Haziri.

“Kam marrë pjesë edhe në workshop-in [punëtorinë] për krijimin e kurrikulës për mësimin dual për profilin e automekanikëve.” – shtoi ai.

Ndërsa, Alban Shyqa, e ka konfirmuar se është burri i kandidates Heroina Shabani dhe shok me Luan Kastratin. Në disa fotografi në Facebook të publikuara nga Kastrati, KALLXO.com ka verifikuar lidhjen shoqërore mes tij dhe Shyqës.

“Luan Kastratin e kam shok unë qe 35 vjet. Për atë punë tjetër s’di çka të them kurrgjë. Ai ka punu në Komunë, e ka punu zyrtar Komune, tash ku është duke punu e çka është, ato punë nuk i di hiç. Shok e kam hala” – ka thënë Shyqa për KALLXO.com.

Por e ka mohuar se Kastrati ka ndikuar që Shabani të pranohet mësimdhënëse.

“Jo, jo, s’ka ndiku kurrgjë. Ai punën s’un e lëshon be, ai pse punon aty tash d.m.th. a s’ka të drejtë me konkurru gruaja jem aty a?” – tha ai.

Kur u pyet nëse Luan Kastrati kishte qenë në dijeni se gruaja e Alban Shyqës ka aplikuar në konkursin për mësimdhënës në Gjilan, ai tha se “Ai [Luan Kastrati] aty punon be tash, ai tash punon aty. Normal dikush del, ja naj shok, ja naj familje, dikush del aty”.

Ai ka treguar se gruaja e tij ka punuar pak si mësuese mbështetëse, ndërsa është për herë të parë mësimdhënëse.

Në lidhje me pretendimin se gruaja e tij ka rreth dy-tri javë që ka diplomuar, Shyqa tha “Po, patjetër”.

Ai na ka treguar numrin e Heroina Shabanit, e cila është telefonuar disa herë nga KALLXO.com por nuk ka pasur qasje në atë numër. KALLXO.com ia ka dërguar pyetjet edhe në mesazh përmes telefonit, por nuk është përgjigjur deri në publikimin e hulumtimit.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”