Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kufizimet e udhëtimit në BE pritet të hiqen së shpejti për të vaksinuarit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Reuters/REL

Kufizimet e udhëtimit në BE pritet të hiqen së shpejti për të vaksinuarit

Komisioni Evropian u propozoi vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i lehtësojnë kufizimet aktuale të udhëtimeve jothelbësore për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta.

Rekomandimi vlen për qytetarët e vaksinuar kundër coronavirusit, me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

EMA, deri më tash, ka miratuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Sipas propozimit të KE-së, të gjithë personat e të ashtuquajturave vende të treta, që janë të vaksinuar me njërën prej këtyre vaksinave, mund të udhëtojnë në BE.

Sa i përket vaksinës ruse Sputnik V, ajo është ende në procesin e analizimit nga EMA.

Zyrtarë të KE-së thanë se derisa të miratohet zyrtarisht përdorimi i kësaj vaksine, njerëzit e vaksinuar me të nuk bëjnë pjesë në grupin e qytetarëve që mund të udhëtojnë lirshëm në vendet evropiane.

“Komisioni Evropian propozon t’u lejojë hyrjen në BE, për udhëtime jothelbësore, jo vetëm personave që vijnë nga vende me situatë të mirë epidemiologjike, por edhe personave që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të vaksinës, të miratuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatën e KE-së, që është krahu ekzekutiv i BE-së.

BE-ja ka vendosur kufizime për të gjitha udhëtimet jothelbësore në mars të vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e coronavirusit.

Për të kufizuar rrezikun e importimit të varianteve të reja të coronavirusit, Komisioni Evropian propozoi gjithashtu të ashtuquajturën “frenë urgjente”, që do të mundësonte vendosjen e kufizimeve të shpejta të udhëtimit për vendet ku situata shëndetësore përkeqësohet ndjeshëm.

Vendet anëtare të BE-së do të fillojnë të diskutojnë propozimin të martën.

Marrëveshja e tyre është e nevojshme për ta vënë atë në fuqi./REL


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”