Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Raporti i Progresit: Opozita e la Kuvendin pa kuorum, partia në pushtet i shtyu ligjet me nxitim

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Salla plenare e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Raporti i Progresit: Opozita e la Kuvendin pa kuorum, partia në pushtet i shtyu ligjet me nxitim

Raportin e Progresit 2025, vlerësohet se Kuvendi u përballë me polarizim të thellë politik, shkelje procedurale, pjesëmarrje të ulët, bojkotime të vazhdueshme dhe miratim të nxituar të ligjeve, ndërsa shumica e qeverisë u tkurr gjatë mandatit. 

Nga njëra anë, poashtu vlerësohet se varësia e partisë në pushtet për të shtyrë përpara ligjet pa konsensus e ka minuar besueshmërinë e procesit legjislativ. 

E nga ana tjetër, sipas këtij raporti, partitë opozitare kanë keqpërdorur instrumentet e mbikëqyrjes parlamentare, duke penguar rrjedhën normale të procesit ligjvënës. 

Si zhvillim pozitiv, shihet futja e sistemit elektronik të votimit.

Aty nënvizohet se gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2024, Kuvendi u përball me një shtytje të fortë legjislative dhe përplasje politike që nxorën në pah sfida më të gjera të qeverisjes. 

“Opozita kërkoi në mënyrë të përsëritur seanca të jashtëzakonshme, nguli këmbë për debate të gjata ose bojkotoi votimet, duke e lënë Kuvendin pa kuorum, përfshirë edhe në rastet e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërkohë, shumica (fjala është për Vetëvendosjen) në pushtet i shtyu ligjet me nxitim, në disa raste duke shkelur normat procedurale”- shkruan në raport.

Sipas vlerësimit të Komisionit Europian, procesi i miratimit të buxhetit ekspozoi më tej përkeqësimin e integritetit procedural të Kuvendit, me përdorim të papërshtatshëm të procedurave të shpejta në shkelje të afateve standarde. 

“Më 4 dhjetor, Kuvendi miratoi 20 ligje në të dyja leximet brenda një dite të vetme. Opozita kundërshtoi të gjithë seancën dhe të gjitha ligjet e miratuara i dërgoi në Gjykatën Kushtetuese bazuar në arsye procedurale. Vendimi i Gjykatës është ende në pritje”- shkruan në raport.

Komisioni vlerëson se mekanizmat e mbikëqyrjes u keqpërdorën, ndërsa zyrtarët qeveritarë shpesh nuk iu përgjigjën ftesave të komisioneve, nuk u paraqitën në seancat e planifikuara dëgjimore ose nuk iu përgjigjën pyetjeve parlamentare. Si rezultat, sipas Raportit të Progresit, komisionet u bënë joefektive, duke i detyruar deputetët e opozitës t’i çonin çështjet në seancë plenare.

Ndërsa në lidhje me konstituimin e Kuvendit, nënvizohet se pas gati shtatë muajsh nga zgjedhjet parlamentare, më 26 gusht, Kuvendi zgjodhi një Kryetar të ri, si dhe katër nënkryetarë, ndërsa më 10 tetor votoi për nënkryetarin nga komuniteti serb i Kosovës. 

“Ndërkohë që Lista Serbe e dërgoi votimin e 10 tetorit në Gjykatën Kushtetuese, vendimi i së cilës ende pritet, Presidentja e filloi procesin e formimit të qeverisë”- shkruan në raport.

Sipa Komisionit Europian, ky dështim disa mujor për konstituimin e Kuvendit nxori në pah boshllëqe ligjore dhe procedurale, duke thelluar edhe më shumë polarizimin ekzistues mes partive politike. 

Rekomandimi i tyre është që legjislatura e ardhshme duhet të rikthejë integritetin proceduror dhe disiplinën legjislative, përfshirë respektimin e rreptë të Rregullores së Punës dhe afateve kushtetuese. 

“Një kulturë politike e ripërtërirë, që vlerëson ndërtimin e konsensusit, llogaridhënien dhe funksionalitetin, do të jetë thelbësore për punën e Kuvendit, përfshirë edhe përparimin në reformat që lidhen me BE-në”-shkruan në raport.

Ky raport mbulon periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 1 shtator 2025. Ai bazohet në të dhëna nga një sërë burimesh, duke përfshirë kontributet nga qeveria e Kosovës, shtetet anëtare të BE-së, raportet e Parlamentit Europian dhe informacionet nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe joqeveritare.  

Ai gjithashtu përfshin rezultatet e vlerësimeve krahasuese dhe indekset e prodhuara nga palë të tjera të interesuara, veçanërisht mbi sundimin e ligjit. Raporti përdor shkallën e mëposhtme të vlerësimit për të përshkruar gjendjen aktuale: fazë e hershme, një nivel i caktuar përgatitjeje, mesatarisht i përgatitur, nivel i mirë përgatitjeje dhe shumë i avancuar. 

Për të përshkruar progresin e bërë gjatë periudhës së raportimit, ai përdor shkallën e mëposhtme: kthim prapa, asnjë progres, progres i kufizuar, një farë progresi, progres i mirë dhe progres shumë i mirë. Kur është e përshtatshme, janë përdorur edhe hapa të ndërmjetëm.

Kosova tashmë ka më shumë se tetë muaj pa institucione të reja.

Mandatari i parë për Qeverinë, Albin Kurti ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë “Kurti 3”. 

Për kanë votuar vetëm 56 deputetë, partitë e ish-opozitës kanë votuar kundër dhe katër vota kanë qenë abstenim.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”