Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
I akuzuari 'Kanabisin e mbolla vet... vetëm nëna e ka dit, por ka mendu që është çaj'

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Seanca ndaj të akuzuarve për kultivimin e kanabisit në Gjakovë - FOTO - Jetlira Buzhala - KALLXO

I akuzuari 'Kanabisin e mbolla vet... vetëm nëna e ka dit, por ka mendu që është çaj'

Shpejtim, Bashkim, Mërgimtar Isufi, Ukë Quni dhe Agon Zejnullahu, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për blerje, shitje, prodhim, shpërndarje të narkotikëve, e organizim në grup kriminal kanë dhënë mbrojtjen e tyre para trupit gjykues në Gjykatën e Prishtinës.

I akuzuari, Bashkim Isufi u deklarua duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës të tij, Gëzim Kollçaku, por refuzoi të përgjigjet në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues, duke vazhduar të mbrohet në heshtje.

Njëjtë vepruan edhe të pandehurit Ukë Quni dhe Shpejtim Isufi, të cilët vazhduan të mbrohen në heshtje, pasi u përgjigjën vetëm në pyetjet e avokatëve të tyre mbrojtës.

Në deklarimin e tij Bashkim Isufi tha se i ka mbjellur personalisht bimët e kanabisit, në sasi prej 16 rrënjësh. Të njëjtat ai tha se i ka lënë në dhomën e babit të tij, në shtëpinë e vëllait, të pandehurit Shpejtim Isufi.

Për këtë, tha se askush nuk ka qenë në dijeni përveç nënës së tij.

“Veç nana e ka ditë, ka mendu që është çaj, nuk e ka ditë çka është” – u shpreh ai.

Mbjelljen e kanabisit, i pandehuri tha se e ka bërë për shkaqe shëndetësore pasi një kohë të gjatë s’kishte qenë mirë me shëndetin, dhe se farat i kishte marrë nga një shtetas i Shqipërisë, i cili i kishte thënë se janë të mira për shëndetin.

Ai tha se me vëllanë e tij Shpejtimin i kanë shtëpitë e ndara, me distancë 40-50 m, edhe oborret e veçuara.

Para trupit gjykues ai shprehu pendesën e thellë për veprimet e tija, duke thënë se i vjen keq për atë që i ka shkaktuar edhe familjes.

I pandehuri Shpejtim Isufi tha se nuk ka qenë në dijeni lidhur me atë se çka ka pasur në dhomën e përmendur dhe se çelësin për ta hapur atë dhomë e ka pasur Bashkim Isufi, kurse në lidhje me peshoren e gjetur gjatë bastisjes tha se kanë përdorur peshore për matjen e ushqimit dhe ka qëndruar në kuzhinë.

Kurse, i pandehuri Ukë Quni pas pyetjeve nga mbrojtësi i tij Ndrecë Dodaj, deklaroi se është konsumues i substancave narkotike që nga viti 1996, qëkur kishte qenë në Zvicër. Konsumimi i substancave është pjesa e vetme që ai pranon fajësinë nga akuzat e prokurorisë.

Kurse për raportet me vëllezërit Isufi tha se janë bashkëfshatarë dhe kanë pasur marrëdhënie fqinjësore.

“Kemi hy e dalë për deka e dasma” – deklaroi i njëjti. Ai tutje shtoi se ka shkuar me vajzën e vogël te familja Isufi, dhe një rast tjetër kishte kërkuar ndihmë nga Bashkimi për një problemet me veturën.

Ai tha se ka konsumuar bashkë substancë me Bashkimin, dhe se kokaina është substancë e rrezikshme për ta konsumuar vetëm.

Tutje, të pandehurit Mërgimtar Isufi dhe Agon Zejnullahu, vendosën të mbrohen në heshtje, pas konsultimit me avokatët e tyre mbrojtës, Shkëlqesa Musa dhe Asdren Hoxha.

Të lartpërmendurit ngarkohen me veprat penale “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, blerja posedimi e shpërndarja e narkotikëve, dhe prodhimi dhe përpunimi i narkotikëve” – vepra të inkriminuara në Kodin Penal.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Mërgimtar Isufi, narkotikët e përgatitur i shiste në lokalin e tij në Gjakovë.

Gjatë bastisjes së shtëpive dhe objekteve përcjellëse tek Bashkim Isufi në dhjetor të vitit 2021 ishin gjetur substance narkotike me sasi mbi 8 kilogram, 17 bimë kanabis sativa, peshore digjitale, 130 fara kanabis sativa, kurse tek i pandehuri tjetër Shpejtim Isufi ishin gjetur substanca narkotike prej 1 kilogrami, 5 palë gërshërë, peshore digjitale dhe fara të dyshuara të kanabis sativa.

Seanca e ardhshme do të mbahet më 23 qershor duke filluar nga ora 14:30, ku palët pritet të japin fjalët e tyre përfundimtare.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”