Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjykata Supreme shfuqizon rregulloren e Autoritetit të Aviacionit Civil

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Gjykata Supreme shfuqizon rregulloren e Autoritetit të Aviacionit Civil

Gjykata Supreme ka marrë vendim me të cilin e ka shpall të paligjshme rregulloren e re të Autoritetit të Aviacionit Civil (rregullore kjo e cila kishte shfuqizuar dhe ndryshuar një rregullore paraprake) mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës i cili ishte publikuar më 27.01.2025.

Kështu me këtë vendim Supremja ja u ka miratuar padinë disa personave me të cilën kanë kërkuar që të shfuqizojnë këtë rregullore.

“Π. Shpallet e paligjshme dhe shfuqizohet Rregullorja (AAC) Nr.01/2025, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores (AAC) Nr.02/2024 mbi Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Autoritetin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, e publikuar në Gazetën Zyrtare më datë 27 janar 2025”- thuhet në vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë.

Pala e paditur kishte pretendim se rregullorja e datës  27.01.2025 ishte e paligjshme, kishte të meta materiale dhe substanciale duke e konsideruar is në kundërshtim me ligjet në fuqi, rregullorja e ka tejkaluar bazën ligjore të ligjit të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe krijon rregulla të reja që zëvendëson ligjin në mënyrë të paligjshme, rregullorja prodhon pasoja të drejtpërdrejta që cenojnë interes juridike duke ndryshuar pozitat e paditësve, ka mangësi në dispozitën që parasheh konsultimet publike, ka të bëjë me klasifikim të gabuar të inspektorëve dhe zyrtarëve teknikë dhe pretendime të tjera.

Këtë padi e kanë bërë gjashtë persona në gjykatë administrative, kundër rregullores e cila ishte bërë nga Autoriteti i aviacionit civil.

Këto pretendime të paditësve i kanë kundërshtuar pala e paditur.

“1. Aprovohet e bazuar kërkesëpadia e paditësve, të gjithë nga Prishtina, e paraqitur kundër të paditurit: Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës (AAC), me seli në Prishtinë”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjykata ka ardhë në përfundim se kjo rregullore nuk kishte paraparë dispozita që i referoheshin konsultimeve publike, para miratimit të saj. Gjykata ka thënë se aktet nënligjore që kanë karakter normative ndonëse nuk mund ta kenë shprehimisht të specifikuar se duhet të kalojnë në konsultim publik, por ato duhet të kalojnë në konsultim publik para miratimit sidomos me palët e interesuara që ndikojnë drejtpërdrejtë në të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Tutje gjykata ka konstatuar se edhe sa i përket statusit të nëpunësve civil me status të veçantë dhe kategorizimi i inspektorëve nuk është në përputhje me dispozitat ligjore.

Sipas gjykatës ligji për zyrtarët publik përcakton qartë se zyrtarët e AAC-së, janë pjesë e nëpunësve civil me status të veçantë. Çdo ndryshim apo kategorizim i ri që cenon këtë status pa bazë ligjore ose pa procedurë të qartë ligjore është në kundërshtim me këtë dispozitë dhe do të cenoheshin të drejtat e këtyre zyrtarëve.

Gjykata i ka dhënë të drejtë pretendimit të gjashtë paditësve, duke konstatuar se ndryshimet e rregullores nuk e respektojnë dispozitat ligjore.

“Pozitat të cilat përfshijnë funksione të mbikëqyrjes, kontrollit teknik dhe zbatimit të standardeve të sigurisë së aviacionit, dhe që kërkojnë kualifikime profesionale dhe përvojë të specializuar në fushën e aviacionit civil duhet të klasifikohen në kategorinë “specialist”, në përputhje me standardet ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Klasifikimi jo i drejtë i tyre nuk mund të ketë efekte negative në pagë, avancim dhe status profesional, dhe të mos cenoj të drejtën për trajtim të barabartë apo shkelje të parimeve të ligjit për zyrtarët publik”- thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës.

Gjykata kishte dhënë konstatimin e saj edhe rreth pretendimit për paligjshmërinë e rregullores duke u bazuar në ligjin për zyrtarët publik.

“Paditësit theksojnë se Rregullorja AAC Nr.01/2025 është e paligjshme për vetë faktin se është miratuar nga një ushtrues i detyrës në kundërshtim me nenin 35 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët publik, përkatësisht me paragrafin 4 dhe 5 të tij. Sipas nenit 35, paragraf “3. Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, paragraf 4, “Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni. Ndërsa paragraf 5. “Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm”. Nga kjo dispozitë rrjedh qartë se çdo akt juridik i nxjerrë nga një udhëheqës në cilësinë e ushtruesit të detyrës pas skadimit të afatit prej një viti është i pavlefshëm në thelb, për shkak të mungesës së kompetencës ligjore për të ushtruar funksionet që burojnë nga ajo pozitë. Në rastin konkret, është fakt i dokumentuar dhe i pa kontestuar që pozita udhëheqëse e AAC-së është mbajtur në mënyrë të vazhdueshme nga ushtrues detyre për një periudhë më të gjatë se një vit, pa u bërë emërim i rregullt, dhe për më tepër, rregullorja e kontestuar është nxjerrë pikërisht gjatë kësaj periudhe të tejkaluar”- thuhet në arsyetimin e gjykatës.

Ky vendim është marrë nga kolegji i gjyqtarëve të gjykatës supreme nga Delushe Halimi, Lumni Sallauka dhe Franciska Zhitija – Ymeri.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”