Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dështon përpjekja e 30-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Dështon përpjekja e 30-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Deputetët janë mbledhur në seancën e datës 11.06.2025 për herë të 30-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Edhe kjo përpjekje ka dështuar pasi nuk ka pasur kuorum për votimin e Komisionit zgjedhor për votim të fshehtë. Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orëve, më 13.06.2025.

12:07 – Muja i LVV-së: Qëllimi i bllokadës nga opozita është pengimi i krijimit të Qeverisë Kurti 3

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se opozita është ajo që po e bllokon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Muja tha se qëllimi i bllokadës së deputetëve të opozitës është pengimi i krijimit të Qeverisë Kurti 3.

Deputeti Muja deklaroi se deputetët e opozitës po i ikin obligimeve kushtetuese duke mos votuar gjatë seancës.

“Ka 22 herë që këta (opozita) vijnë dhe nuk votojnë fare. Ata po i ikin obligimeve kushtetuese. Kemi hyrë në javën e 5-të që kur ka shkuar kërkesa e opozitës në Gjykatën Kushtetues dhe po e presim këtë vendim. Qëllimi i bllokadës është qëllim në vete, mjerisht ata vijnë në Kuvend për të bllokuar formimin e Qeverisë. Konsitutimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve. Nuk është çështja tek një kandidat, thelbi është përpjekja për të penguar formimin e qeverisë dhe për të mohuar vullnetin e zgjedhjeve”- tha Muja.

12:02 – Lushaku: LVV nuk sheh ndonjë urgjencë për të konstituuar Kuvendin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, tha se ndërprerja për herë të 30-të e seancës së Kuvendit të Kosovës është cenim i demokracisë së Kosovës si dhe kosto e lartë për të gjithë vendin.

Lushaku tha se LVV nuk sheh ndonjë urgjencë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës andaj po e vazhdon zvarritjen e situatës.

“Kjo është një kosto shumë e lartë për krejt Kosovën dhe cenon vet demokracinë e vendit tonë. Kjo është një situatë joserioze ku partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë për të konstituuar Kuvendin sepse ka për qëllim që ta mbajë ekzekutivin. Si LDK shprehim shqetësimin tonë që kjo krizë po reflekton në krizë e ngritje të çmimeve. Ne si LDK kemi propozuar një qeveri gjithëpërfshirëse me qëllim që të dalim nga kjo krizë politike”- tha Lushaku. 

11:53 – Memli Krasniqi: Nuk do më shihni me Kurtin duke hyrë në Kuvend për të bërë koalicion

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përsëritur se në takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, nuk është folur për koalicione apo zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.

I pyetur për një koalicion të mundshëm në mes LVV-së dhe PDK-së, Krasniqi tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Jo, nuk do të më shohësh me zotëri Kurti duke hyrë në Kuvend për të bërë koalicion”- u përgjigj Kurti në pyetjen e gazetarit të KALLXO.com. 

11:34 – Dështon përpjekja e 30-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 30-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvend nuk u arrit të votohet për Komisionin zgjedhor për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës njoftoi se seanca do të vazhdojë më 13.06.2025, në ora 11:00.

11:30 – Seanca nis me një minut heshtje për vdekjen e Bujar Bukoshit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minut heshtje me rastin e vdekjes së Bujar Bukoshi.

“Para se të fillojmë me seancën, dje kemi marr lajmin se ka ndërruar jetë Bujar Bukoshi që ka qenë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. Familjes e qytetarëve iu shprehim ngushëllime. Ju ftoj ta nderojmë me një minut heshtje”- tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Dehari theksoi se në seancën e sotme janë të pranishëm 93 deputetë.

11:23 – Daut Haradinaj: Po duket që jemi t’u shku drejt zgjedhjeve

Daut Haradinaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvendin e Kosovës tha se situata politike në vend është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja.

“Po duket që jemi t’u shku drejt zgjedhjeve”- tha ai duke shtuar se AAK është e gatshme gjithmonë për zgjedhje.

Haradinaj e quajti për keqardhje situatën politike në të cilët ndodhet vendi.

“Është për keqardhje në çfarë situate jemi. Kështu po i konvenon edhe qeverisë. Po e humbim kohën kot dhe po e torturojmë popullin kot. Është pakuptimtë me i mbajtë peng deputetët për një emër. Vetëm të ndërrohet emri dhe ecim tutje”- tha ai.

11:15 – Mërgim Lushtaku: Kosova ka më shumë probleme sesa me shku në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, tha se zgjedhjet e reja parlamentare nuk duhet të shihen si alternativë e vetme.

Lushtaku tha se si PDK çdo herë është e gatshme për zgjedhje por që Kosova ka probleme më të mëdha.

“Fatkeqësisht po shihni që nuk ka reflektim për të ndryshuar kandidatin dhe për të ardhur deri të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ne deri sa nuk reflekton shumica ne kemi qëndrime të njëjta. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe për formën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme por Kosova ka më shumë probleme sesa me shku në zgjedhje, nëse kjo është zgjidhja ne nuk hezitojmë por nuk duhet të jetë alternativa e vetme”- tha Lushtaku.

10:50 – Në hyrjen e Kuvendit të Kosovës vendoset fotografi me ish-pjesëtarët e UÇK-së

10:45 – Gashi i LDK-së: Nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim,  ka ardhë koha me gjetë zgjidhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se nuk priten ndryshime gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Gashi tha se nuk ka sinjale për këtë.

“Nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim por besoj që ka ardhë koha me gjet zgjidhje. Është kaluar kohë përtej të arsyeshmes. LDK e ka ofruar një zgjidhje, nëse për LVV është e papranueshme atëherë lë të bëjë hap përpara”- tha ai.

Gashi i pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare theksoi se “asnjë opsion nuk duhet të përjashtohet si zgjidhje.

10:40 – Nait Hasani: Sot është hera e fundit që vij në Kuvend për seancë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani ka thënë se sot (11.06.2025) është hera e tij e fundit që merr pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Është hera e fundit që vij, 30 herë kemi ardhë, kemi hy në libër të ‘Guinnes’. Duhet me ardh vetëm kryetarët e partive”- ka thënë ai.

Hasani para gazetarëve ka folur edhe për takimin me deputeten e LVV-së, Shqipe Selimi.

“Shqipen e kam familjare, unë takohem me të gjithë, nuk e kam problem”- tha Hasani.

10:30 – Përpjekja e 30-të

Deputetët e Kosovës sot më 11.06.2025  pritet të mblidhen në sallën plenare për të 30-ën herë me radhë, në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë.

Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe po vazhdon pa asnjë rezultat e tash e 29 herë.

Seanca e sotme është caktuar për në ora 11:00 apo 48 orë pas asaj paraprakes.

Kjo seancë ka mbetur në pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Seanca është vazhdim i ndërprerjes së vazhdueshme për shkak të pamundësisë për të krijuar Komisionin për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në asnjërën nga herët kur është proceduar në votim.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar liderët partiakë më 15.05.2025, në përpjekje për të gjetur në zgjidhje, por as nga ky takim nuk ka rezultuar ndonjë progres në tejkalim të bllokadës institucionale.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me opinion në lidhje me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 09.02.2025.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”