Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Bulliqi: Koalicioni më i qëndrueshëm për Qeverinë e ardhshme do të ishte LVV-LDK

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Bulliqi: Koalicioni më i qëndrueshëm për Qeverinë e ardhshme do të ishte LVV-LDK

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetar të Podujeves pa balotazh, me 53% të votave. Kundërkandidatët e tij, Ekrem Hyseni nga LDK ka marrë 39%, Isak Shabani nga PDK 6%, Baki Feta nga AAK 0.85% dhe Xhemajl Hasani nga NISMA 0.50%.

I ftuar në “Kallxo Përnime”, Shpejtim Bulliqi i LVV-së ka folur për rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë, por dhe për zhvillimet për formimin e Qeverisë.

Për Bulliqin koalicioni më i qëndrueshëm për Qeverinë e ardhshme do të ishte me Lidhjen Demokratike të Kosovë (LDK).

“Unë besoj që kryeministri është duke u përpjekur për të bërë numrat për të bërë qeverinë e re. Unë besoj që Kosova do të ketë qeverinë e re. Unë mendoj që koalicioni me LDK kish qenë më i qëndrueshmi për këtë mandat. Nuk kam informacione të sakta nëse veç kanë fillu të paktën këto procese për negociata. Pranverën e ardhshme e kemi çështjen e presidentit dhe nëse do të bëhen dy subjekte bashkë që potencialisht mund ta tejkalojnë sfidën e presidentit pa ndonjë telashe mendoj që do të ishte koalicion i qëndrueshëm. Më shumë janë kamuflazhe këto gjëra, kush ka raporte të këqija me Amerikën”- tha ai.

Duke folur për postin e presidentit të Kosovës, Bulliqi tha se ai mund të jetë një nga kompromiset që do të mund të bëhet.

Unë besoj që kanë nisë negociatat por këto javët e fundit kanë qenë intensive për shkak të zgjedhjeve lokale. Besoj që në momentin që vjen koha do të jenë numrat. Nëse hymë në një koalicion ne duhet të bëjmë kompromise, dhe njëri nga kompromiset mund të jenë posti i presidentit. Kjo çështje nuk duhet të bëhet mollë sherri”- tha ai.

“Ne jemi të gatshëm me çdonjërin prej subjekteve politike. Përveç me PDK që me ata është thënë jo. Por me subjektet e tjera që janë të gatshme për të ndihmuar. Unë nuk e di dhe nuk mund të përgjigjem me korrektësi nuk e di në çfarë raporti është LVV me AAK. Sipas mendimit tim koalicion i qëndrueshëm do të ishte me LDK. Ne këtë momentum që jemi askujt nuk i konvenon të shkojmë në zgjedhje të reja e aq më pak disa partive opozitare”- deklaroi ai.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në “Kallxo Përnime” ka përmendur problemin në mes Komunës që ai udhëheq dhe kryeqytetit për çështjen e autobusëve që vijnë nga Podujeva.

Bulliqi ka thënë se i ka shkruar mesazh dy herë kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për t’u takuar për këtë çështje, por se Rama nuk ia kishte kthyer.

“Qata autobusë tash e sa vjet e kanë pasë Xhaminë e Llapit që kanë marrë dhe lënë udhëtarë, nuk ka shkaktu kjo shumë telashe dhe e shihni sot në çfarë gjendje ie ka lënë udhëtarët, nuk ka bë zgjidhje, ne kemi kërku disa herë për me u ulë me bë zgjidhje. Unë kam insistu dy-tri herë me kontaktu më të dhe ai nuk ka pasë gatishmëri, ka dashtë me e ulë nivelin e dialogut në nivel të zyrtarëve. Unë kam prit që do të kërkojë me u ulë. Unë i kam shkru ‘SMS’, kemi nevojë me u ulë me diskutu për këtë problem, por nuk kam marrë përgjigje” – tha ai.

Gjatë emisionit, Bulliqi ka premtuar ndërtimin e ngrohtores së qytetit, funksionalizimin e trafikut urban brenda Podujevës e vazhdimin e disa projekteve.

“Duhet me u zgjidhë problemi i ngrohtores së qytetit, do ta ndërtojmë, mendoj që në katërvjeçar duhet me u përfundu dhe stabilizu ngrohtorja e qytetit. Funksionalizimi i trafikut urban është një projekt që është kry stacioni dhe lind nevoja për funksionalizimin e trafikut urban. Do të vazhdoj me zonën industriale. Jemi duke punu me kolektorin e madh për ujërat e zeza që pres me u përfundu”- tha ai.

Bulliqi ka premtuar ndriçim në rrugët të cilat nuk kanë ndriçim publik.

“Kemi diku 380 kilometra ndriçim publik që kemi bërë në këtë mandat, vazhdojmë në të gjitha rrugët dytësore e tretësore. Nuk ka asnjë fshat që nuk ka investime qoftë për rrugë, ndriçim apo punë të tjera nëntokësore” – tha ai.

Sa i përket mësimit gjithëditor, Bulliqi ka premtuar nisjen e tij në të gjitha shkollat e Podujevës në vitin e dytë të mandatit të ri.

“Jam duke e përfundu kuzhinën qendrore që do të furnizojë me ushqim. Nuk do të bëjë pilot-projekte, nuk do të bëjë shaka siç ka bërë Prishtina. Kur t’ia nis do t’ia nis në të gjitha shkollat. Unë besoj që më së shumti në vitin e dytë të këtij mandati do të nis mësimin gjithëditor në të gjitha shkollat, po e them këtë sepse e di se kam invesitu, e kam rritë infrastrukturën” – tha ai.

Bulliqi ka premtuar mbjelljen e 10 mijë drurëve dekorativë në qytete dhe fshatra.

Në pyetjen se a do të ndërrojë drejtorët komunalë në mandatin e ri ai tha se “ka nevojë me u rifresku ekzekutivi”.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”