BBC: Shtatë momente të spikatura nga fjalimi i presidentit Trump para kongresistëve
Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403
Presidenti Donald Trump i është drejtuar seancës së përbashkët të ashpër të Kongresit amerikan për herë të parë, prej se u kthye në pushtet në janar, duke deklaruar: “Ëndrra amerikane është e pandalshme”.
Në fjalimin më të gjatë presidencial të regjistruar deri tani para kongresistëve, ai ka shtruar e shpalosur vizionin e tij për mandatin e dytë, ndërsa republikanët u duartrokitën fort gjatë javëve të qeverisjes së tij që kanë riformuar politikën e brendshme dhe të jashtme amerikane.
Trump u sulmua nga demokratët dhe ai ua ktheu me radhë gjatë fjalimit të zhurmshëm në kohën e pikut – vlerëson televizioni britanik, BBC, në një analizë të së mërkurës, më 5 shkurt 2025.
Presidenti republikan ka vepruar duke ulur fuqinë punëtore federale dhe ka goditur imigracionin, ndërkohë që u ka vënë tarifa partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Amerikës dhe ka tronditur aleancën transatlantike për luftën në Ukrainë.
Këtu janë shtatë pjesët kritike nga fjalimi i tij.
“Faleminderit, Elon”
Trump e këqyri kastile miliarderin Elon Musk, i cili po shikonte lart, në fillim të fjalimit 100-minutësh.
Task-forca e Departamentit të Efiçiencës Qeveritare të magnatit të teknologjisë ka ndërmarrë hapa duke shkarkuar dhjetëra-mijëra punonjës federalë, ka shkurtuar miliarda dollarë ndihme të huaj dhe po shkurton programet në krejt Qeverinë amerikane.
Shefi i SpaceX dhe Teslas, veshur me një kostum të errët me kravatë blu, qëndroi në këmbë dhe priti brohoritjet e turmës.
“Faleminderit, Elon”, do t’i drejtohej Presidenti 78-vjeçar. “Ai po punon shumë. Atij nuk i duhej kjo punë.”
Presidenti Trump ka vazhduar me rendin e disa shembujve të shpenzimeve të kota, për të cilat ka thënë se janë eliminuar me iniciativë të Muskut për uljen e kostove – duke shkaktuar të qeshura në mesin e republikanëve.
“Tetë milionë dollarë për të promovuar LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë.” – ka deklaruar Trump.
Kongresistët demokratë po mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Musk vjedh” dhe “gënjeshtër”.
Departamenti i Muskut pretendon se ka kursyer tashmë 105 miliardë dollarë, por kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Llogaritë janë publikuar për 18.6 miliardë dollarë kursime, por gabime kontabiliteti janë raportuar nga mediat amerikane që kanë analizuar shifrat.
Demokratët tallen me Presidentin
Brenda pesë minutave të para të fjalimit, Al Green nga Teksasi u nxor jashtë sallës nga një rreshter i armatosur , pasi refuzoi kërkesat e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve që të ndalte sulmet ndaj Presidentit dhe të zinte vendin e tij.
Ndërsa presidenti Trump po fliste, demokratë po mbanin pankarta me fjalët: “Kjo është gënjeshtër”.
Derisa republikanët kanë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, demokratët kanë mbetur pothuajse pa lidership teksa po punojnë për përçimin e mesazhit dhe për kundërshtimin e valës së aktivitetit nga Administrata Trump.
Shumë gra demokrate mbërritën në dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve, të veshura me pantallona rozë në shenjë proteste. Dhjetëra kongresistë bashkëpartiakë – disa prej tyre te më “Rezistoni” të shtypur, në anën e pasme të këmishave të tyre – lëshuan seancën gjatë kohës së fjalimit.
“Nuk kam absolutisht asgjë që mund të them që t’i bëjë të lumtur.” – ka deklaruar Trump, teksa dukej se po kënaqej me zemërimin partizan.
Udhëheqja demokrate zgjodhi Elissa Slotkinin nga Miçigani – senatore e mandatit të parë, zgjedhur në një shtet fushëbeteje që Trump e fitoi në Zgjedhjet e nëntorit – që të përçonte kundërpërgjigjen zyrtare demokrate.
Ajo ka akuzuar Trumpin për “dhuratë të paprecedentë miqve të tij miliarderë” dhe ka paralajmëruar “ai mund të na çojë drejt një recesioni”.
“Letër e rëndësishme” nga Zelensky
Presidenti Trump ka treguar se ka marrë një “letër të rëndësishme” nga udhëheqësi i Ukrainës më herët gjatë ditës, e cila dukej se përputhej me atë që Volodymyr Zelensky e postoi publikisht në mediat sociale.
Presidenti i Ukrainës kishte thënë se tani është i gatshëm të punojë nën “udhëheqjen e fortë” të Trumpit, që t’i jepet fund luftës dhe “të vinte në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundshme për të afruar paqen e qëndrueshme”.
“Unë e vlerësoj që e dërgoi këtë letër.” – është shprehur presidenti Trump para kongresistëve.
Zelensky ka shtrirë dorën për paqe në ditën kur Trump ndërpreu krejt ndihmën ushtarake për aleatin e rrethuar të Shteteve të Bashkuara.
Letra pasoi takimin e ashpër të javës së kaluar në Zyrën Ovale, kur të dy udhëheqësit debatuan para kamerave televizive, përpara se të anulonin planet për nënshkrimin e Marrëveshjes së mineraleve që do t’i lejonte SHBA-së të përfitonte nga partneriteti ekonomik, që përfshin burimet e Ukrainës.
Trump thuhet se shpresonte të njoftonte gjatë fjalimit në Kongres se Marrëveshja më në fund ishte nënshkruar. Porse, ujdia nuk u realizua.
Lufta tregtare do të shkaktojë “pak shqetësim”
Pas të dytës ditë me radhë me trazira në tregje, presidenti Trump tha se nuk do të ketë pasoja të mëdha të mundshme ekonomike nga lufta tregtare, që gjatë javës e shkaktoi vetë – duke përfshirë tarifat prej 25% ndaj Meksikës e Kanadasë dhe një shtesë tarife shtesë prej 10% ndaj mallrave kineze.
Por, në kontrast me duartrokitjet për objektivat e tjera të politikës së tij, shumë republikanë qëndruan ulur – shenjë se si taksat e Trumpit ndaj importeve e kanë ndarë partinë e tij.
“Tarifat synojnë ta bëjnë Amerikën përsëri të pasur dhe përsëri të madhërishme.” – ka deklaruar ai.
“Dhe, po ndodh. Dhe, do të ndodhë mjaft shpejt. Do të ketë një shqetësim të vogël, por ne jemi në rregull me këtë. Nuk do të jetë kushedi çfarë shqetësimi.”
Presidenti Trump ka shtuar se tarifat reciproke të partnerëve tregtarë të SHBA-së do të “fillojnë” më 2 prill që të zbatohen.
Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick ka deklaruar për Fox Business se presidenti Trump mund të kumtojë qysh të mërkurën një ujdi tregtare me Meksikën dhe Kanadanë.
Biden fajësohet për çmimet e ngritura të vezëve
Rritja e çmimit të vezëve ka qenë lajmi kryesor në javët e fundit dhe Trump – i cili ishte zotuar para votuesve se do ta mposhtte inflacionin pas kthimit në detyrë – e bëri të qartë se kush mendon se ishte përgjegjës.
“Siç e dini, ne trashëguam nga Administrata e kaluar një katastrofë ekonomike dhe një makth inflacioni.” – ka deklaruar presidenti Trump.
“Joe Biden lejoi sidomos që çmimi i vezëve të dilte jashtë kontrolli dhe ne po punojmë shumë për ta ulur çmimin.” – ka shtuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Çmimet e vezëve u rritën në kohën e Bidenit pasi Administrata e tij udhëzoi që miliona shpezë të asgjësoheshin vjet pas shpërthimit të gripit të shpendëve, megjithëse çmimet kanë vazhduar të rriten edhe në Presidencën e re të Trumpit.
Inflacioni u ngrit pak në 3% muajin e kaluar, por ishte shumë më poshtë nga tavani prej 9.1% në 2022.
Vetëm një në tre amerikanë pajtohet me trajtimin e kostos së jetesës nga Trump, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të publikuar të martën.
Realizimi i ëndrrës së një fëmije
Në një nga momentet më virale të natës, presidenti Trump e befasoi një fëmijë të diagnostifikuar me kancer në tru, për të cilin Presidenti bëri të ditur se aspironte të bëhet polic.
Djali, 13-vjeçari DJ Daniel, po mbahej lart nga babai derisa republikanët dhe të pranishmit në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve po brohorisnin “DJ”.
Presidenti Trump ka njoftuar se DJ do të betohet nën udhëheqjen e Drejtorit të ri të Shërbimit Sekret si anëtari më i ri i forcës.
DJ-të të habitur më pas iu dhurua emblema e Shërbimit Sekret nga drejtori i Agjencisë, Sean Curran, një nga agjentët i cili nxitoi në skenë për të mbrojtur Trumpin gjatë tentativës së korrikut, për ta vrarë në Butler në Pensilvani.
Edhe një numër i madh demokratësh iu bashkuan republikanëve gjatë duartrokitjeve të vazhdueshme për djaloshin.
Strehimorja e kafshëve të egra emërtohet me emrin e një viktime
Gjatë fjalimit, Trump njoftoi se kishte riemërtuar një strehimore kafshësh të egra në Teksas, me emrin e një vajze nga Houston, e cila dyshohet se u vra nga emigrantë pa dokumente.
Jocelyn Nungaray, 12 vjeç, do të gjendej e vdekur në qershor 2024, pasi ishte raportuar si e zhdukur. Alexis Nungaray, nëna e saj, ishte mysafire e zonjës së parë amerikane, Melania Trump gjatë fjalimit të presidentit Trump.
Gjatë fjalimit të tij inaugurues në janar, presidenti Trump premtoi se Administrata e tij do të fillonte deportimin e “miliona e miliona” emigrantëve me precedentë kriminalë.
Numri i emigrantëve të cilët kalojnë ilegalisht kufirin jugor amerikan ka rënë muajin e kaluar në nivelin më të ulët të paktën në 25 vjetët e fundit.
Por, Presidenti republikan thuhet se është irrituar nga ritmi i riatdhesimeve, të cilat deri më tani nuk kanë arritur të tejkalojnë numrat e dëbuar gjatë vitit të fundit të Bidenit në Presidencë.