Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Anëtarët e LVV-së në KQZ akuzojnë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Anëtarët e LVV-së në KQZ akuzojnë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12.10.2025 dhe ka akuzuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it për ndërhyrje.

Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur më 01.09.2025, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se janë bërë të plotfuqishme vendimet lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, për certifikimin e Listës Serbe dhe Demokracisë Serbe. Ai ka thënë se lidhur me ketë ka konfirmim nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës.

“Lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, kemi dy vendime tanimë të plotfuqishme nga PZAP-ja. Njëra A3/25 lidhur me urdhërimin për certifikimin e Listës Serbe dhe njëra A6/25 për certifikimin e Demokracisë Serbe. Dy vendimet janë bërë të plotfuqishme, kemi konfirmim edhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës. Lidhur me këto, pasi kemi urdhër të prerë për t’i zbatuar, do të lëshohet vendim për zbatimin e këtyre dy vendimeve”- tha Radoniqi në mbledhjen e 01.09.2025.

Anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, e quajti vendimin e Gjykatës Supreme për certifikimin e Listës Serbe si “koordinim kriminal të organeve të drejtësisë”.

“Gjykata Supreme janë bërë pjesë e një vendimmarrje që e cenon edhe rendin kushtetues. Është vendimmarrje e qëllimtë, si rezultat i presioneve të diplomatëve që sillen knej, dhe do shërbëtorëve të tyre që vijnë knej. Nuk mendoj që shteti duhet me ra në nivelin e këtyre presioneve dhe të marrin vendime të tilla që kanë të bëjnë me legalizimin e dy organizatave në shkelje të rëndë ligjore”- tha ai.

Krasniqi gjithashtu tha se Listës Serbe i dolën në mbrojtje diplomatët e huaj “për hesape të tyre të ngushta”.

Ai tha se certifikimi i Listës Serbe po i shkakton dëm të madh procesit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12.10.2025.

Edhe Sami Kurteshi, anëtari tjetër i KQZ-së nga LVV tha se Supremja ka bërë rrëshqitje të madhe me këtë vendim.

“Gjykata Supreme ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe, i delegjitimon anëtarët e KQZ-së që kanë kompetencë ligjore për certifikim ose mos certifikim”- ka thënë ai.

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën administrative të Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga LVV, të ushtruar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12.10.2025.

Supremja në aktvendimin e saj ka shkruar se Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kishin paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës kundër vendimit të PZAP-së, me të cilën e kontestuan ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, me propozim që të: anulohet vendimi i datës 23.08.2025 dhe të miratojë vendimin e KQZ-së, të datës 21.08.2025, për moscertifikimin e subjektit politik Lista Serbe, si dhe të kandidatëve të saj për Asamble Komunale.

Sipas aktvendimit të Supremes, përgjigje në ankesë ka paraqitur PZAP, përmes të cilës kundërshton pretendimet ankimore dhe propozon që ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, në cilësinë e anëtarëve të KQZ-së, të hidhet si e palejuar, apo të refuzohet si e pabazuar.

Kurteshi e Krasniqi kishin bërë ankesë më 27.08.2025 në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për ta urdhëruar Komisionin Qendror Zgjedhor ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

KQZ në mbledhjen e mbajtur më 21.08.2025 nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 12.10.2025.

Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe është kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Europian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.

https://kallxo.com/lajm/supremja-hedh-poshte-ankesen-e-lvv-se-per-certifikimin-e-listes-serbe/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”