Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Zgjedhjet në epokën e urrejtjes online: Pse gratë po dekurajohen të angazhohen në politikë!

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Zgjedhjet në epokën e urrejtjes online: Pse gratë po dekurajohen të angazhohen në politikë!

Fushatat zgjedhore në Kosovë janë zhvendosur mjaft shumë në hapësirën digjitale, ku rrjetet sociale funksionojnë si arena kryesore e komunikimit politik e gjithashtu mobilizimit të votuesve. Në teori, kjo hapësirë digjitale ofron mundësi të barabarta për të gjithë akterët politikë—veçanërisht gratë, të cilat historikisht kanë qenë më pak të pranishme në hapësirën publike. Por në praktikë, hulumtimet  tregojnë se platformat online janë shndërruar edhe në mjedise ku përhapen gjerësisht dezinformata, sulme personale dhe gjuhë e urrejtjes, të cilat i dëmtojnë seriozisht proceset demokratike e gjithashtu dekurajojnë pjesëmarrjen e grave në politikë.

Nga monitorimi që D4D i ka bërë dy fushatave online – si asaj për zgjedhjet nacionale, ashtu edhe për ato lokale, përfshirë edhe parafushatën – del një pasqyrë e qartë se komunikimi politik në internet vazhdon të dominohet nga narrativa polarizuese dhe shpesh toksike. Niveli i lartë i përdorimit të gjuhës së urrejtjes, ngacmimit personal dhe dezinformimit mbetet një element kyç që dëmton cilësinë e debatit publik dhe krijon perceptime të gabuara te votuesit.

Ajo që e bën këtë fenomen edhe më shqetësues është përqëndrimi i madh i shkeljeve në platformat kryesore të komunikimit politik, duke treguar se rrjetet sociale, në vend se të shërbejnë si hapësira për debat konstruktiv, çasje e barabartë për burrat dhe grate, po e shndërrojnë komunikimin politik në një terren ku mbizotëron agresiviteti verbal dhe përmbajtja manipuluese.

Dimensioni gjinor i dezinformimit

Gratë në politikë përballen me një nivel të lartë të dhunës digjitale, e cila synon jo vetëm reputacionin e tyre, por edhe uljen e legjitimitetit të pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje. Këto sulme shpesh ndërthuren me stereotipe gjinore, seksualizim, delegjitimim profesional dhe narrativë që kërkon të minimizojë aftësinë e grave për të udhëhequr.

Në fushatat zgjedhore, gratë bëhen objektiv i komenteve denigruese për pamjen apo jetën private, manipulimeve të fotove ose videove, ose narrativave të fabrikuara që synojnë t’i paraqesin si të paafta, të kontrolluara nga të tjerët, ose të papërshtatshme për poste publike.

Hulumtimet tregojnë se këto forma të dezinformimit gjinor nuk synojnë vetëm kandidatet individuale, por krijojnë një klimë demotivimi për të gjitha gratë që mendojnë të angazhohen politikisht në të ardhmen. Kur sulmet online fillohen të bëhen normë, politika shihet si mjedis i rrezikshëm, armiqësor, sidomos për gratë që kanë dëshirë dhe mundësi të angazhohen.

Në një mjedis ku secili mund të sulmojë pa pasur pasoja, dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes përhapen më shpejt dhe ndikojnë më drejtpërdrejt opinionin publik.

Mungesa e transparencës tek llogaritë/faqet që postojnë apo komentojne dhe reklamat politike, e shton rrezikun e manipulimit elektoral. Mesazhet e targetuara, të papërcaktuara qartë kanë krijuar hapësirë për përmbajtje të fabrikuara që arrijnë te publiku pa asnjë filtër etik apo institucional.

Ndikimi në cilësinë e demokracisë

Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes nuk janë thjesht fenomene të pakëndshme online pasi kanë pasoja të drejtpërdrejta në demokraci duke polarizuar debatin publik, duke dekurajuar pjesëmarrjen e grupeve të margjinalizuara, përfshirë gratë dhe deformojnë vlerësimin e votuesve për kandidatët,

Nisur nga fakti qe kandidatët për asambletë komunale ishin burimi kryesor i shkeljeve, na tregon se problemet nuk vijnë vetëm nga aktorë të jashtëm, por shpesh nga vetë pjesëmarrësit politikë, të cilët përdorin taktika agresive për të fituar vëmendje dhe për të zbehur kundërshtarët, e gjithashtu duke minuar hapësiren e grave për fushatë të denjë

Në anën tjetër, disa prej partive politike rezultojnë të jenë edhe burime të konsiderueshme të përmbajtjeve problematike, duke e bërë më të vështirë kultivimin e një komunikimi të përgjegjshëm dhe të etikës digjitale.

Gratë në politikë: mes dhunës online dhe mungesës së mbrojtjes institucionale

Një nga konstatimet më të rëndësishme është se sulmet ndaj grave shpesh mbeten të paadresuara. Platformat digjitale kanë mekanizma të kufizuar raportimi në gjuhën shqipe, institucionet publike nuk kanë kapacitete për monitorim sistematik, dhe partitë politike rrallë ndalojnë publikisht gjuhën e urrejtjes nga mbështetësit e tyre.

Kjo krijon një cikël të rrezikshëm: dhuna online normalizohet dhe gratë dekurajohen, dikon që pjesëmarrja të zvogëlohet e demokracia të dobësohet. Besoj që disa nga mekanizmat që duhet të implementohet për të mbajtur hapësirën online të sigurtë për fushatë të drejtë, duhet të fuqizimi i grave në hapësirën digjitale, përmes mbështetjes teknike dhe psikologjike, monitorim i vazhdueshëm i rrjeteve sociale, për të identifikuar trende të reja të manipulimit politik, si dhe jo e fundit për nga rëndësia, trajnime për kandidatët dhe ekipet e tyre mbi komunikimin etik dhe kundër dezinformimit.

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit