Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
'Zëra që duhen dëgjuar'- Nis rrugëtimin edicioni i 6-të i festivalit ‘Art Without Limit’ në Prishtinë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Hapja e festivalit AWLIFF 2025. Foto: KALLXO.com.

'Zëra që duhen dëgjuar'- Nis rrugëtimin edicioni i 6-të i festivalit ‘Art Without Limit’ në Prishtinë

Edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit” (AWLIFF) u hap mbrëmjen e së hënës, më 1 dhjetor 2025, në Kino Armata në Prishtinë, duke shënuar fillimin e tri ditëve të dedikuara për rrëfimet frymëzuese për personat me aftësi të kufizuara.

Ceremonia e hapjes nisi me premierën e filmit të shkurtër “Sara”, produksion i festivalit AWLIFF, i cili u shfaq jashtë konkurrencës zyrtare.

Filmi “Sara” sjell historinë e një vajze 16-vjeçare nga Prishtina që, përmes vullnetit dhe mbështetjes familjare, arrin të kapërcejë sfida që duken të pakalueshme – një rrëfim i ndërtuar për të dëshmuar se aftësia nuk ka kufij.

Një edicion me 50 filma nga mbarë bota

Edicioni i sivjetmë i AWLIFF sjell një program të larmishëm dhe të pasur, shfaqje, panele diskutimi, programe edukative për fëmijë dhe dy seksione të veçanta – “Women Empowerment” dhe “XR – Interaction Without Limits”.

Organizatorët theksuan se nga rreth 1,000 aplikime, janë përzgjedhur 50 filma që sjellin histori suksesi, sfidash dhe triumfi të personave me aftësi të kufizuara, nga vende si India, SHBA, Australia, Algjeria e shumë të tjera. Filmat përfshijnë dokumentarë, fiksion dhe animacione.

Në mesin e mysafirëve të festivalit ndodhen emra të rëndësishëm të industrisë së filmit, përfshirë producentin danez Kim Magnuson, katër herë fitues i Çmimit Oscar.

Zërat që ndryshojnë botën

Helena Halilaj, producente, pjesë  e stafit të AWLIFF u shpreh se festivali ka një mision të fortë social, duke theksuar se protagonistët kryesorë të këtyre rrëfimeve janë personat me aftësi të kufizuara.

“Sivjet kemi tri ditë të ngjeshura me 50 filma të shkurtër, aktivitete për fëmijë, panele dhe programe që synojnë fuqizimin e gruas përmes artit”- tha Halilaj për KALLXO.com.

Drejtori artistik i festivalit, Burim Haliti, theksoi se konkurrenca sivjet ka qenë më e madhe se asnjëherë më parë, duke reflektuar rritjen e seriozitetit të festivalit. Ai shtoi se përveç filmave, festivali sjell performanca dhe aktivitete të tjera të zhvilluara nga persona me aftësi të kufizuara, në bashkëpunim me organizata të ndryshme.

Sikurse çdo vit, edhe këtë edicion, thotë Haliti do të ketë një panel diskutimi që fuqizon gruan dhe mbahet në Europa House, ku edhe do të shfaqet një film.

“Këtë vit, festivali sjell edhe një risi – një program me filma të dedikuar për përjetim me syze speciale XR, në Barabar Qendër, duke sjellë një eksperiencë gjithëpërfshirëse për publikun”- tha ai për KALLXO.com.

Një festival që thyen paragjykimet

Regjisori Ben Apolloni theksoi se festivali mbart një emocion të veçantë.

“Ne shpesh i quajmë ata persona me aftësi të kufizuara, por në të vërtetë ata na japin një forcë të jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja pse ky festival është kaq i rëndësishëm”- tha Apolloni për KALLXo.com.

Dita e dytë, e martë 02.12.2025, e festivalit do të ketë një program të ngjeshur me shfaqjet të filmave konkurrent në Kino Armata.

Në natën përmbyllëse, më 03.12.2025, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, do të ndahen 8 çmime, përfshirë edhe një çmim special të dhënë nga nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Rrugëtimi i “Art Without Limit”

I themeluar në vitin 2020, festivali ndërkombëtar i filmit “Art Without Limit” synon të sjellë në ekran realitetin, sfidat dhe fuqinë e personave me aftësi të kufizuara.

Festivali është shndërruar në një platformë të rëndësishme për ndërgjegjësim, dialog dhe përfshirje sociale, ku çdo vit marrin pjesë mbi 1,500 vizitorë dhe prezantohen dhjetëra e qindra filma nga zhanre të ndryshme.

Edicioni i 6-të vazhdon këtë mision – duke treguar se arti nuk njeh kufij dhe se çdo histori meriton të dëgjohet.

Hapja e festivalit AWLIFF 2025. Foto: KALLXO.com.
Hapja e festivalit AWLIFF 2025. Foto: KALLXO.com.
Hapja e festivalit AWLIFF 2025. Foto: KALLXO.com.
Hapja e festivalit AWLIFF 2025. Foto: KALLXO.com.

  

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”