Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Haga Refuzon Kërkesën e Kroacisë për të Pastruar Emrin e Tuxhmanit

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Franjo Tuxhman - Foto: Presidenca Kroate

Haga Refuzon Kërkesën e Kroacisë për të Pastruar Emrin e Tuxhmanit

Gjykata e Hagës të martën refuzoi kërkesën e Kroacisë që t’i jepej statusi “mik i gjykatës” (amicus curiae) në dëgjimin e apelit në çështjen kundër gjashtë zyrtarëve kroatë të Bosnjës, gjë e cila do ta kishte lejuar Zagrebin të siguronte prova për të pastruar emrin e Tuxhmanit dhe dy zyrtarëve të tij më të lartë.

Ish-liderët kroatë të Bosnjës, Jadranko Prliç, Bruno Stojiç, Slobodan Praljak, Milivoj Petkoviç, Valentin Coriç dhe Berislav Pushiç po apelojnë kundër dënimeve për krime lufte për dëbimet e boshnjakëve në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1990.

Kroacia donte statusin “mik i gjykatës” në çështje sepse vendimi i Gjykatës së shkallës së parë përmend ish-presidentin Tuxhman, ministrin e tij të mbrojtjes Gojko Shushak dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, Janko Bobetko, si pjesë e “një sipërmarrje të përbashkët kriminale”.

Kroacia këmbënguli se vendimi i shkallës së parë i dhënë në maj të vitit 2013 shkeli të drejtën e prezumimit të pafajësisë për Tuxhmanin, Shushakun dhe Bobetkon, të cilët të gjithë kanë vdekur, dhe arriti në përfundime të pasakta për dyshimin për përfshirjen e Kroacisë në krime kundër boshnjakëve.

Por, presidenti i Gjykatës së Hagës, Carmel Agius, tha në vendimin e tij se tre zyrtarët kroatë nuk ishin në gjyq në këtë çështje.

“Përfundimet për përgjegjësi penale në një çështje të caktuar para Gjykatës i referohen vetëm të pandehurve në atë çështje. Në lidhje me këtë, do të doja të përmendja se Tuxhman, Shushak dhe Bobetko nuk janë të akuzuar në këtë çështje,” tha Agius.

“Gjykata e shkallës së parë nuk bëri konkluzione të veçanta në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në sipërmarrjen e përbashkët kriminale dhe as nuk i shpalli ata specifikisht fajtorë për ndonjë krim,” shtoi ai.

Agius tha gjithashtu në vendimin e tij se përmendja e Tuxhmanit, Shushakut dhe Bobetkos në vendim nuk nënkuptonte se gjykata e kishte akuzuar Kroacinë për ndonjë përgjegjësi për krimet.

“Gjykata e Apelit ju kujton se Gjykata ka juridiksion vetëm mbi individë dhe se nuk ka juridiksion për të arritur në përfundime që ta nxjerrë një shtet përgjegjës,” tha ai.

Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë e shpalli Prliç, Stojiç, Petkoviç, Coriç dhe Pushiç fajtorë për pjesëmarrje në një sipërmarrje të përbashkët kriminale që synonte persekutimin dhe spastrimin etnik të boshnjakëve nga shteti i vogël i panjohur Herceg-Bosna gjatë kohës së luftës në Bosnjë, të cilin ata donin t’i bashkohej një “Kroacisë së madhe”.

Gjykata e Hagës e dënoi Prliç me 25 vjet burg, Stojiç, Praljakun dhe Petkoviçin me 20 vjet burg, Coriçin me 16 dhe Pushiçin me 10 vjet burg.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit