Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Clark: Kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga terroristë, në luftëtarë lirie

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Clark: Kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga terroristë, në luftëtarë lirie


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

12:20- Clark: Kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga terroristë, në luftëtarë lirie

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, gjenerali amerikan Wesley Clark u pyet nëse gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kishte synuar të shmangte komunikimin me UÇK-në. Ai e mohoi këtë dhe theksoi se, përkundrazi, kishte ndërmarrë hapa për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë.

“Jo, nuk është e saktë”, tha Clark, duke shtuar më tej se kishte biseduar drejtpërdrejt me Hashim Thaçin.

“Për këtë arsye fola me Thaçin. Në fakt, i kërkova Thaçit të na ndihmonte. Ishim në një pikë kritike të historisë, vlerave, etikës dhe demokracisë në atë kohë. Dua të shpjegoj se në një pikë kur njerëzit luftojnë kundër shtypjes, ata kalojnë nga të qenët terroristë, në luftëtarë lirie, dhe në një pikë të caktuar, opinioni botëror dhe konsensusi botëror vjen në përfundim se njerëzit të drejtë t’i bëjnë ballë trysnisë së luftës dhe kjo është e shkruar edhe në deklaratën e pavarësisë së SHBA-së dhe kjo është normale”– tha Clark.

Ai tha se ata të cilët ishin etiketuar si terroristë në mënyrë kolektive, në një moment të caktuar u transformuan në çlirimtarë dhe u bënë mbrojtje kolektive për popullin e tyre.

“Nga viti 1974 Kosova duhej të ishte shtet i ndarë administrativ, por Millosheviqi ua mohoi këtë dhe në një pikë të caktuar këta njerëz që quheshin terroristë, në mënyrë kolektive u bënë çlirimtarët e njerëzve, u bënë mbrojtje kolektive e popullit të vet”- shtoi Clark.

12:09- Clark flet për ‘tensionet’ e gjeneralit gjerman Klaus Reinhardt me Hashim Thaçin

Dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark ka vazhduar sot në Hagë me pyetje të prokurorit Matt Halling lidhur me situatën në Luginën e Preshevës pas përfundimit të luftës në Kosovë. Prokurori e ka përshkruar situatën në Luginë si të ndërlikuar, duke e pyetur Clarkun pse kishte ndodhur kjo.

“Ka pasur një popullsi të konsiderueshme shqiptarësh që ndodhet në Serbi”- ka thënë Clark.

Halling ka shtuar se shqiptarët e Kosovës e konsideronin Preshevën si territor shqiptar, duke nënvizuar nëse deklarata të tilla mund të rrezikonin marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Nuk jam i sigurt nëse kjo ishte e rrezikshme. Ata kishin të drejtën e tyre të shpreheshin, të flisnin për ndikimin e masave serbe ndaj shqiptarëve në një territor fqinj”– u përgjigj gjenerali amerikan.

Në seancë është shfaqur më pas një dokument nga shënimet e gjeneralit Klaus Reinhardt, ku ai përshkruan një konferencë për situatën në Luginën e Preshevës dhe deklaratat e Hashim Thaçit. Reinhardt, sipas dokumentit, kishte thënë:

“Mesazhi im ishte i shkurtër – jam shumë i shqetësuar për ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës. Situata në kufi mes Kosovës dhe Luginës mund të përshkallëzoj shumë shpejt dhe të krijoj një konflikt që mund të ndikojë në të gjithë rajonin. Kjo nuk është në interesin e popullatës, të KFOR-it apo komunitetit ndërkombëtar. Andaj ne e dënojmë përdorimin e dhunës në këtë zonë”.

Por, në shënimet e tij, Reinhardt kishte përshkruar edhe paraqitjen e Thaçit në këtë konferencë. Sipas gjeneralit gjerman, Thaçi kishte bërë propagandë para mediave.

“Thaçi ka një pikëpamje krejt të ndryshme. Ai akuzon palën serbe se ka filluar gjenocidin dhe dëbimin e personave. Ai shpjegon situatën e refugjatëve që ka parë dhe pretendon se atyre u është dashur të kalojnë me këmbë përmes bjeshkëve me sendet e tyre të fundit. Mbase ai ka qenë në një film tjetër nga i imi, ai flet për vuajtjet e shqiptarëve që janë persekutuar që nuk janë më të gatshëm t’i pranojnë këto gjëra. Ai nuk tha asnjë fjalë që distancohet nga UÇPMB, asnjë fjalë për sigurinë, përkundrazi tha të kundërtën, dha deklarata të rreme dhe bëri propagandë. Pas kësaj unë i thash se do ta kufizojë deri në minimum bashkëpunimin me ju. Kjo nuk duket se e bezdisi Thaçin, ai ka bërë pikat e veta kontakti dhe pret miratimin e popullatës shqiptare. Clark po ashtu ishte inatosur sepse Thaçi i kishte premtuar diçka krejt të ndryshme”– citohet të ketë thënë Klaus Reinhardt.

Clark tha se i kujtohet ngjarja, por jo edhe nëse përshkrimi i Reinhardt ishte i saktë. Clark ka sqaruar se nuk ka qenë pjesëmarrës i atij takimi, por ka komentuar rrethanat politike të kohës.

“Unë personalisht nuk kam qenë aty, por e di që ka qenë një situatë ku bëhej një kalim i UÇK-së nga një organizate ushtarake dhe rezistence në një person që donte të siguronte një të ardhme politike për vete dhe të Kosovës. Ne ishim me fat që kishim Ibrahim Rugovën që priste dhe ishte një lëvizje politike që ishte e shtrirë në të gjithë Kosovën kur kemi hyrë ne. Kjo lëvizje u rishfaqë me Lidhjet Demokratike të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën. Thaçi ka pasur pikëpamje të tjera dhe ka ndjekur një kauzë tjetër. Por unë kam lexuar se ka pasur dhunë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.” – u shpreh gjenerali amerikan Wesley Clark.

11:00- Clark: ‘Nuk kam prova që UÇK-ja ka qenë prapa dëbimit të serbëve – kam indikacione që provojnë të kundërtën’

Dëshmia e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë ka vijuar sot (18.11.2025) me diskutime rreth situatës në Kosovë gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1999, si dhe me rolin e UÇK-së në ngjarjet e asaj kohe.

Prokurori Matt Halling e ka pyetur Clarkun për disa deklarata të tij të mëhershme, duke u fokusuar te vlerësimet për dhunën pasluftës.

Gjatë seancës, Halling e ka rikujtuar një qëndrim të Clarkut, sipas të cilit dhuna e atyre muajve ishte “një konflikt shumë personal mes fqinjëve”, për të cilin udhëheqja e UÇK-së nuk mbante përgjegjësi. Clark e ka konfirmuar këtë vlerësim me një përgjigje të shkurtër: “Po”.

Prokurori ka vazhduar duke iu referuar deklarimeve të një dite më parë, ku gjenerali kishte vlerësuar thirrjet e UÇK-së për një shoqëri shumetnike, të cilat i konsideroi “të sinqerta”.

Clark ka qenë sërish i drejtpërdrejtë: “Po, e saktë”.

Në seancë është shfaqur edhe një dokument – një artikull i gazetës Shekulli, ku Clark citohej për mbështetjen që, sipas tij, strukturat e UÇK-së i kishin dhënë thirrjeve që serbët të qëndronin në Kosovë. Në artikull thuhej gjithashtu se gjenerali amerikan kishte deklaruar: “Nuk do të drejtoj gishtin tek UÇK-ja. Udhëheqësi i UÇK-së ka qenë bashkëpunues me neve në nivele të larta”, ndërkohë që disa zyrtarë ndërkombëtarë pretendonin se UÇK-ja ishte në origjinë e sulmeve ndaj serbëve dhe se “kanë dëbuar 170 mijë serbë nga Kosova”.

Clark e ka mohuar këtë pretendim.

“Unë nuk kam prova dhe dëshmi se UÇK-ja ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën”.

Kur prokurori e pyeti nëse po i referohej pretendimeve për spastrimin etnik, ai u përgjigj: “Po i referohem deklaratës ku thuhet se 170 mijë serbë janë dëbuar nga Kosova”.

Halling ka vazhduar me pyetje për pjesëmarrjen e Clarkut në takimet e Këshillit të Përbashkët për Zbatim dhe për atë nëse aty ishin ngritur shqetësime për arrestime apo ndalime të kryera nga UÇK-ja. Gjenerali ka thënë: “Nuk më kujtohet”.

10:45- Clark: ‘Rusët nuk ishin aktor legjitim në Kosovë – prania e tyre ishte pjesë e një plani të stisur

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka treguar se ngjarjet e ndërlidhura me hyrjen e trupave ruse në Aeroportin e Prishtinës kishin pasur prapavijë shumë më të gjerë nga sa ishte perceptuar fillimisht.

“Falë Mike Jackson që ishte në terren, rusët ishin disi të kapur mat në Aeroportin e Prishtinës, megjithatë më duhet të them që në mëngjesin e 11 qershorit ditë e premte(1999), ne filluam të marrim informacione se nuk bëhet fjalë për një batalion, por bëhej fjalë për një plan të tërë, të stisur, të hollësishëm pas këtij operacioni dhe ideja ishte që divizioni ajror rus ishte i përgatitur të futej në Kosovë. Konteksti ishte shumë më i komplikuar sesa mund të duket në plan të parë”– tha ai.

Clark, ka folur edhe për një incident të 11 dhjetorit, duke kujtuar përpjekjet e Sekretares së Shtetit Madeleine Albright për të stabilizuar marrëdhëniet me rusët.

“Pastaj kishim incidentin e 11 dhjetorit, dhe siç më kujtohet sekretarja Albright ishte në Finlandë për të gjetur një zgjidhje me rusët. Më kujtohet se kam shpenzuar shumë kohë për të shpjeguar që rusët nuk janë aty si aktor legjitim dhe rusët janë aty me planet e tyre dhe ju lutem mos të cenonin operacionet e NATO-s dhe planet që ne kishim parashikuar për sa i takon situatës konkrete”.

Clark ka thënë se nuk i kujton të gjitha detajet e atyre bisedave.

“Nuk më kujtohen hollësitë e këtyre bisedave, por e di që kemi pasur shumë thirrje telefonike. E di që ka pasur pakënaqësi të shumta me rezultatet e operacioneve që është shoqëruar me veprimet e Vladmir Putinit jashtë Rusisë”.

12:34- Clark: NATO do të bënte çdo gjë që ishte e mundur që t’ia dilnim mban operacionit në Kosovë

Gjatë dëshmisë së tij në ditën e dytë në Hagë, gjenerali Wesley Clark është ballafaquar përsëri me pyetjet e Prokurorisë rreth vlerësimeve të NATO-s para dhe gjatë ndërhyrjes në Kosovë.

Prokurori Matt Halling e ka pyetur nëse NATO duhej të ishte e përgatitur edhe për kundërsulmet e mundshme të forcave serbe, duke i rikujtuar deklarimet e Clarkut nga dita paraprake.

Clark ka mohuar se një plan i tillë ishte pjesë e detyrave të tij, duke insistuar se nuk kishte marrë ndonjë udhëzim të tillë nga struktura e komandës së NATO-s.

“Jo, NATO nuk duhet ta planifikonte këtë gjë dhe nuk me ishte udhëzuar, nuk kisha marrë asnjë lloj udhëzimi. Megjithatë si komandant e ndjeva të informoja vartësit e mi që mund të ndodhte një situatë të pafat”- ka thënë ai.

Ai ka treguar se qasja e tij ndaj situatës në terren ka qenë më e ndjeshme për shkak të përvojave personale me konfliktet e mëhershme në rajon, duke e krahasuar këtë me perspektivën e komandantit britanik Mike Jackson.

“Jackson dhe unë e vlerësonim ndryshe situatën, dhe mbase do të ishte me vlerë ta shpjegoja këtë dallim. Jackson si britanik ishte i përfshirë në situatën e Irlandës, kurse unë e kisha parë me sy situatën e Bosnjës. E dija çfarë mund të bënin serbët, dhe cilat mund të ishin pasojat. Prej fillimit ne kishim perspektiva ndryshe për situatën. Mendoj kjo ishte edhe më e qartë pas asaj që ndodhi në aeroportin e Prishtinës”– u shpreh Clark.

Clark ka shtuar se pavarësisht mungesës së udhëzimeve specifike, ai e shihte si përgjegjësi personale të ishte i përgatitur për skenarët më të rrezikshëm.

“Unë do të thosha se ishte përgjegjësi e imja si komandant i përgjithshëm që të isha i përgatitur për më të keqen. Dua të them se për komandën e NATO-s ishte që ne do të bënim çdo gjë që ishte e mundur që t’ia dilnim mban operacionit tonë”- ka deklaruar ai.

09:33- Gjenerali amerikan Wesley Clark, sot vazhdon dëshminë e tij në Hagë

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, për ditën e dytë me radhë, do ta vazhdojë dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Ish-komandanti i NATO-s, këtë të martë më 18.11.2025, do të paraqitet në Dhomat e Specializuara në orën 09:00, por transmetimi publik i seancës, bëhet me 45 minuta vonesë.

Clark, po dëshmon ftesë të mbrojtjes së Thaçit, i cili së bashku me tre ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), janë duke u gjykuar për akuzat për krime lufte.

Në ditën e parë të dëshmisë së tij, ai tha se amerikanët e kishin paralajmëruar Sllobodan Millosheviqin për atë që mund të ndodhte, qysh në fillim të viteve të 90-ta.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark në dëshminë e tij në Hagë foli për një mesazh të presidentit George H. Ë. Bush i parë për Sllobodan Millosheviqin.

Mesazhi i presidentit të atëhershëm të ShBA-së i kishte shkuar Millosheviqit përmes Wesley Clark dhe Richard C.Holbrooke.

“Diplomatët e dinin, por ne që ishim të dislokuar nuk ishim në dijeni për shkak të dhunës që ishte ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe dhe nga MUP brenda Kosovës dhe presidenti Bush ju drejtua Millosheviqit që ta ndalonte dhunën menjëherë ose SHBA-ja do të kundërpërgjigjet. Ishte një referencë që përdorej nga forcat ushtarake për të ndaluar represionin ose dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës, që ishin në fakt shumicë e popullsisë” – tha Clark.

Megjithatë, sipas Clark, Milloshqeviq nuk pranoi të flasë për këtë çështje, duke thënë se është problem i brendshëm i tij.

“Unë dhe Hollbrook e kontaktuam dhe ai tha se unë nuk flas për këtë. Është shteti im, problemi im. Refuzoj te fliste për këtë temë. Ne e dinim qe ishte e rrezikshme kjo gjë. Atje kishte vështirësi, por ai nuk donte të fliste” – theksoi ish-komandanti i NATO-s.

Wesley Clark, ka shpjeguar në detaje se si kishte nisur procesi që do të çonte në ndërhyrjen ajrore kundër forcave serbe në vitin 1999.

Clark tha se paralajmërimet për shpërthimin e konfliktit ishin bërë herët.

Clark tregoi se kontaktet e para për hartimin e planit, kishin filluar menjëherë pas raportimeve për vrasjen e familjes Jashari.

“Kishte një taskë-forcë të forcave amerikane në Maqedoni. Nuk kisha qenë kurrë atje, shkova ta inspektoja dhe menjëherë me merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup. Pra Hill më thotë se duhet të flisni menjëherë me presidentin e Maqedonisë Kiro Gligorov. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jashari. Por kur shkova të takoja presidentin e atëhershëm maqedonas, ai me shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj. Këto vrasje do të nisin një konflikt për shkak të kësaj. Shqiptarët do të kundërpërgjigjen. Ai e dinte çfarë po ndodhte, andaj unë e mora seriozisht atë çka po thoshte”– thotë Clark në dëshminë e tij.

Pas këtij takimi, Clark deklaron se kishte paralajmëruar për konfliktin e ri.

“Pasi e takova presidentin Gligorov, kontaktova Pentagonin dhe i paralajmërova se Millosheviqi do te krijonte një konflikt të ri dhe u sugjerova që mbase duhet paralajmërimi i krishtlindjeve i 92-shit. Në këtë pikë SHBA dhe NATO thanë se ne nuk kemi asnjë politikë për Kosovën dhe gjatë prillit 98 sulmet serbe ndaj kosovareve u rriten dhe përshkallëzuan”.

Clark theksoi se procedurat e NATO-s nuk i lejonin të vepronin pa udhëzime politike, por ai kishte vazhduar të shtynte për hartimin e një plani të ndërhyrjes.

“Nuk kishte plane konkrete. Fola me sekretaren amerikane të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm. SHBA me udhëzoi të mos flisja me askënd tjetër. Por, po mendoj se ajo që ndodhi nëse me kujtohet, takimet ministriale në pranverë të 1998 më kërkuan që ta bëja një plan. Aty lindi udhëzimi që të përgatitet një plan”– vazhdon dëshminë e tij.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, të hënën më 17.11.2025, Wesley Clark ka theksuar se, sipas të dhënave që ka pasur në atë kohë, UÇK-ja nuk ka funksionuar me mekanizma formalë komande dhe se Hashim Thaçi nuk ka ushtruar kontroll mbi aktet e dhunës të ndodhura pas luftës.

“Unë nuk mendoj që Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë bërë akte të tilla. Së pari nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja, edhe po të ishte kështu ajo ishte organizuar nga individë të caktuar” – tha Clark gjatë dëshmisë së tij.

Në vazhdimin e gjykimit në Hagë, ish-komandanti i forcave të NATO-s gjatë bombardimeve të vitit 1999, Wesley Clark, ka rrëfyer para trupit gjykues disa prej episodeve të kontakteve të tij me delegacionin shqiptar në Rambuje dhe me Hashim Thaçin.

Clark tha se ai ishte ftuar të merrte pjesë në bisedimet e Rambujesë me qëllim që të ndihmonte në bindjen e palës serbe që të pranonte marrëveshjen.

“Me lejoni të them se mua mu kërkua të shkoja në bisedat e Rambujesë, sepse nëse do të shkoja, do t’i bindja serbët që të pranonin marrëveshjen”– tha Clark.

Ai sqaroi se dokumenti i Rambujesë në thelb ishte i njëjtë me kornizën që ishte përdorur në marrëveshjen e Dejtonit, duke synuar vetëm ndaljen e dhunës dhe kthimin e paqes.

“Pra marrëveshja që nënshkruam në Rambuje, ishte e njëjta kishte te njëjtën logjike me marrëveshjen qe ne kishim hartuar në Bosnjë. Me fjalë të tjera ishte thirrje e NATO-s dhe OKB që të ndalohej dhuna. Nuk kishte plan tjetër me të elaboruar, por vetëm të kthej paqja”.

Clark tha se delegacionit shqiptar u kishte prezantuar planin e NATO-s, duke theksuar se bëhej fjalë për një plan serioz.

“Takova delegacionin shqiptarëve dhe ju tregova për planin që kishte NATO-ja dhe ju thash që kishim përnjëmend planin, jo për të larë gojën. Ndërkohë pas disa ditësh, delegacioni shqiptar e pranoj propozimin, por serbët jo”– tha ai.

Ish-komandanti i NATO-s tha se me Thaçin ishte takuar disa herë, përfshirë një takim para fillimit të bombardimeve. Ai e përshkroi Thaçin si një figurë me autoritet brenda delegacionit shqiptar, por jo si komandant ushtarak.

“U takova me Thaçin njëherë të dytë përpara fillimit të bombardimeve, nëse nuk e kam gabim. Ai ishte një prej personave atje, një prej personave me autoritet, ishte më i riu, më bindësi. Ishte personi që ishte veshur më mirë, flokët në mënyrë më të përshtatshme dhe sa kuptova unë, ai jetonte në Zvicër, fliste gjermanisht, më pak anglisht. Ai nuk ishte komandant ushtarak.”

Wesley Clark. Ish-komandanti i NATO-s, gjatë kohës së bombardimeve mbi caqet serbe gjatë luftës në Kosovë, do të jetë dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

Para tij, javën që shkoi, kishte dëshmuar, Michael Durkee, ish-këshilltari politik i Wesley Clark.

Ai ishte ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, në çështjen ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK): Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen rreth akuzave për krime lufte.

Gjatë dëshmisë së tij, Durkee pohoi se kishte qenë përgjegjës për të siguruar se gjenerali Wesley Clark ishte plotësisht i informuar dhe të bënte vlerësimet e përgjithshme lidhur me zhvillimet politike në gjithë rajonin që kishin ndikim mbi realizimin e misionit të tij ushtarak.

“Ne shihnim se si evoluonte mjedisi operacional d.m.th. merrnim parasysh përpjekjet e vazhdueshme të presidentit Sllobodan Millosheviq dhe forcat e tij për të shtypur rezistencën shqiptare. Po ashtu, shikonim edhe ndikimin dhe fuqitë ndërmjet shqiptarëve të Kosovës në atë kohë dhe mundoheshim të kuptonim se si do ta menaxhonim këtë situatë në mënyrë që operacionet e NATO-s dhe të vendeve jo-NATO mund të ishin sa më mirë të strukturuara”– deklaroi Durkee.

Sipas Durkee, çdo komandant ushtarak duhej të kishte një ide, vlerësim të mirë të mjedisit të përgjithshëm ku kryheshin operacionet ushtarake që drejtoheshin prej tij.

Durkee tregoi se më 1999 e kishte shoqëruar komandantin Clark në takimin me Hashim Thaçin, ku kishte qenë edhe Jakup Krasniqi.

Ai deklaroi se përmes këtij takimi, Clark kishte për qëllim të kuptonte synimet politike të UÇK-së.

Kurse, më 10.11.2025, kishte filluar dëshminë e tij, ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill. Edhe Hill, dëshmoi në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Deri më tani, si dëshmitarë të ftuar nga mbrojta kanë dëshmuar edhe katër personalitete ndërkombëtare: James Rubin, Paul Williams, John Stewart Duncan dhe James Peter Covey.  Këto figura, ishin përfshirë personalisht në zhvillimet e Konferencës së Rambujesë dhe në negociatat për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë këta dëshmitarët të ftuar nga mbrojta e Hashim Thaçit kryesisht kanë deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një hierarki dhe strukturë siç kanë ushtritë e tjera në botë. Kurse, për Hashim Thaçin thanë se nuk kishte autoritet të merrte vendime ushtarake, pa miratimin e komandantëve të zonave.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”