Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Vendimi i Gjykatës së Prishtinës ndaj Fitim Dodajt edhe Arijan Sijarinës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Vendimi i Gjykatës së Prishtinës ndaj Fitim Dodajt edhe Arijan Sijarinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodaj edhe Arijan Sijarina.

Gjykata e Prishtinës Fitim Dodajn për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh ndërsa për “armëmbajtje pa leje” dënim me burgim prej 1 viti.

Të njëjtit si dënim unik i është shqiptuar 7 vite e 10 muaj dënim me burgim. Dënim ky i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim njëkohësisht do t`i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 24.04.2024 e tutje.

“Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërin e këtij aktgjykimi por jo më tepër se dënimi i shqiptuar me burgim”- tha gjyqtari Gent Beka.

Ndërsa Arijan Sijarina për veprë penale “moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, Gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim prej 9 muaj, i cili dënim do të ekzekutohet po ashtu pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Koha e kaluar në masën e paraburgimit edhe arrestit shtëpiak nga data 02.05.2024 deri me datën 29.01.2025 do t`i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

Ky vendim është marrur nga trupi gjykues në përbërje të Gent Beka (kryetar i trupit gjykues) edhe dy anëtarët Agim Kuqi edhe Avni Syla.

Palët e pakënaqura brenda afatit ligjor prej 30 ditësh kanë të drejtë Ankese kundër këtij Vendimi në Gjykatën e Apelit, pas pranimit të Aktgjykimit në formë të shkruar.

Dosja e Prokurorisë

Sipas Dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Fitim Doda më 26.03.2024, rreth orës 13:50, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje dhe me armë zjarri, kishte tentuar ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Naim Berisha.

Në Aktakuzë thuhet se i pandehuri Fitim Doda derisa ishte duke lëvizur me veturë, tani të ndjerit E. H. të cilin e drejtonte i pandehuri Fitim, ndërsa pasagjer në ulësen e përparme kishte qenë i pandehuri Arijan, të njëjtit ndalojnë veturën në kryqëzim të rrugës “Haxhi Zeka”, me ç’rast i pandehuri Fitim nga brendia e veturës me armë zjarri AK-47 kishte shtënë me armë disa herë në drejtim të veturës Polo.

Tutje në Aktakuzë thuhet se veturën Polo kishte qenë duke e drejtuar i dëmtuari Naim dhe i njëjti në ato momente ishte në lëvizje ballore nga krahu i djathtë i të pandehurit, me ç’rast nga predhat e shkrepura njëra nga to e godet të dëmtuarin – duke i shkaktuar plagë tangjentore në qafë, e kualifikuar si “lëndim i lehtë trupor”, me pasojë të përkohshme për shëndetin.

Me çka ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Po ashtu, i pandehuri Fitim Doda po akuzohet edhe për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa, i pandehuri i dytë Arijan Sjarina po akuzohet për veprën penale “moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Sipas Aktakuzës, nga data 26.03.2024, rreth orës 13:50, në rrugën “Haxhi Zeka”, e deri më 24.04.2024, në Prishtinë, me dashje dhe me vetëdije, duke qenë në dijeni për kryesin e veprës penale “vrasje në tentativë” nuk e kishte lajmëruar faktin e tillë.

Po ashtu sipas Aktakuzës, i pandehuri Arijan Sjarina nuk e kishte lajmëruar vendodhjen e të dyshuarit, në atë mënyrë që i pandehuri në ditën kritike kishte qenë paraprakisht pasagjer në veturën e të pandehurit Fitim Doda, i cili po akuzohet për veprimet e lartcekura.

Gjithnjë sipas Aktakuzës, pasi ishin larguar nga vendi i ngjarjes e deri më 24.04.2024, kur vetë i pandehuri Fitim ishte paraqitur në Polici, i pandehuri Arijan nuk e kishte lajmëruar organin kompetent mbi identitetin dhe vendodhjen e të pandehurit, edhe pse për këtë fakt kishte qenë në dijeni të drejtpërdrejtë.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit