Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjykimi ndaj ish drejtorëve të komunës së Prizrenit, dëshmitari: Kriteri kryesor për dhënien e pronës është çmimi më i lartë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykimi ndaj ish drejtorëve të komunës së Prizrenit, dëshmitari: Kriteri kryesor për dhënien e pronës është çmimi më i lartë

Gjykimi ndaj ish drejtorëve të Komunës së Prizrenit të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve.

Anëtarët e komisioni Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ares Shporta dhe Ganimete Babuna akuzohen se kanë dhënë në shfrytëzim dhe këmbim pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit, duke shkelur kriterin e ankandit publik.

Kastriot Krasniqi, dëshmitar përpara trupit gjykues deklaroi se komision për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme afatshkurtër i formuar nga të akuzuarit kishte vepruar kundër sugjerimeve të organit të shkallës së dytë.

Sipas tij, komisioni pjesë e të cilit ishte edhe vetë ai, përveç kriterit kryesor për çmimin më të lartë kishte shtuar edhe disa kritere të tjera të njëjta si me ato për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme afatmesme dhe afatgjatë.

Mirëpo, dëshmitari Krasniqi mohoi të kishte marrë pjesë në takimin kur janë caktuar këto kritere.

“Unë kam marrë pjesë vetëm në vetëm në tre takime dhe atë në rastin e konstituimit të komisionit, në rastin e hapjes së ofertave dhe pjesëmarrja tjetër ka qenë në rastin e rishqyrtimit të lëndës”, shtoi dëshmitari Krasniqi.

Krasniqi theksoi se në përbërje të komisionit kishin qenë kryetar i komisionit Levent Kasemi, Ganimete Hoxha Burbuna, Ares Shporta, Refik Saçiri, Fejzë Kabashi dhe Adem Shabani si dhe vet ai.

Ndërsa, sa i përket përzgjedhjes përfundimtare për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, për të pasur efekt juridik sipas Krasniqit duhet ta nënshkruajnë shumica e anëtarëve të komisionit.

Në vijim të gjykimit u dëgjua edhe dëshmitari Gursel Skenderi.

Skenderi i cili  ishte zyrtar i Komunës në drejtorinë e administratës për trupin gjykues sqaroi procedurën për dhënien me qira në afat të shkurtër të lokaleve që janë në pronësi të Komunës.

Tutje ai theksoi se çdo herë në rastin e dhënies së pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër, kriteret i ka caktuar vetë komisioni sipas rregullores në fuqi e cila përcakton se fituesi i lokaleve për shfrytëzim afatshkurtër zgjidhet sipas çmimit më të lartë.

Sa i përket lirisë së komisionit për të caktuar kritere të tjera, dëshmitari Skenderi shtoi se kriter kryesor është çmimi më i lartë.

“Unë nuk jam kompetent për vlerësimin e kritereve por ky komision dhe komisionet e mëparshme i kanë caktuar kushtet për pjesëmarrësit. Kriteri kryesor dhe i vetëm ka qenë çmimi më i lartë”, tha ai.

Dëshmitari Gursel Skenderi pohoi se kriteret e përcaktuara nga komisioni duhet të përmbushen në mënyrë kumulative. Prandaj, sipas tij, gjatë vlerësimit të ofertave, komisioni përpos çmimit duhet të vlerësojë edhe kushtet e tjera të cilat i ka caktuar vetë komisioni.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit  po gjykohen për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit. Pesë të akuzuarit e lartcekur kanë qenë pjesë e komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, ku në cilësinë e  kryetarit ka qenë Levent Kasemi  kurse si zëvendëskryetar i komisionit ka qenë Fejzë Kabashi.

Sipas aktakuzës, ofertuesi në këtë rast i dëmtuari Albert Doçi kishte ofruar shumën prej 25.20 euro për m2, për lokalin që gjendet në Shatërvan, ndërsa ofertuesja të cilës i është dhënë lokali me qira kishte ofertuar në shumën prej 20.06 euro për m2.

Në bazë të aktakuzës së datës 18 mars 2019,  të akuzuarit duke vepruar në cilësi të personave zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie pasurore për vete apo personin tjetër, të njëjtit nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara me ligj dhe njëkohësisht i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore.

Shkrimet e Kallxo.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në këtë LINK.

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit