Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
“Adoleshenca” ka ndezur debatin gjithkah, por skenaristi kërkon veprimin e politikës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Miniseriali i Netflix ‘Adolescence’ | Foto: Screenshot/YouTube

“Adoleshenca” ka ndezur debatin gjithkah, por skenaristi kërkon veprimin e politikës

Hiti i Netflix-it ka shkaktuar debate gjithandej rreth përdorimit të celularëve nga fëmijët dhe në Britani, ka nxitur thirrjet për ndalimin e mediave sociale – shkruan The New York Times.

Skenaristi dhe dramaturgu britanik, Jack Thorne ka shkruar disa drama televizive për të cilat kishte shpresuar se do të nxisnin debat politik. Deri para një jave dramat nuk ia kishin dalë t’ia përmbushnin këtë dëshirë të madhe.

Më pas, seria e tij e re, “Adolescence” (Adoleshenca) nisi të transmetohej në Netflix.

Në ditët pas publikimit më 13 mars, drama me katër pjesë për një djalosh 13-vjeçar, i cili dyshohet se vrau një vajzë të shkollës së tij, pasi iu ekspozua potencialisht ideve mizogjene në internet, është bërë hiti më i fundit i Netflix-it.

Sipas transmetuesit është drama televizive më e ndjekur në platformë në dhjetëra vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në Britani, shfaqja është kthyer në më shumë se temë muhabetesh në vendin e punës. Ka rindezur diskutimin nëse Qeveria duhet të kufizojë qasjen e fëmijëve në celularë që t’iu ndalohet kyçja në përmbajtje të dëmshme.

Gazetat britanike kanë botuar dhjetëra artikuj rreth “Adoleshencës”, të cilën Thorne e shkroi me aktorin Stephen Graham.

“Times of London” e nxori shkrimin me titullin “Drama televizive që duhet ta shikojë çdo prind” dhe aktivistët për ndalimin e telefonave në shkolla kanë raportuar një rritje të mbështetjes.

Në Parlamentin britanik deputetët e kanë përdorur, gjithashtu, shfaqjen për debate politike. Javën e kaluar, kryeministri Keir Starmer ka deklaruar në Dhomën e Komunave se po e shikonte “Adoleshencën” me dy fëmijët e tij dhe deklaroi se duheshin të merren veprime për adresimin e “pasojave fatale” të të rinjve dhe djemve të cilët shikojnë përmbajtje të dëmshme në internet.

Thorne ka theksuar në një intervistë se është i kënaqur që Kryeministri përmendi dramën e tij.

Megjithatë, shtoi ai, do të donte që ligjvënësit britanikë të bënin më shumë sesa të flisnin për dramën e tij: Thorne dëshiron që ata të miratojnë një Ligj që ua ndalon të rinjve qasjen në mediat sociale deri në moshën 16-vjeçare.

Shqetësim botëror

“Adoleshenca” është shfaqur në kohën kur ka shqetësim botëror në rritje për ndikimin e celularëve të avancuar në shëndetin dhe zhvillimin social të fëmijëve. Vitin e kaluar, Australia ua ndaloi fëmijëve nën 16 vjeç qasjen në mediat sociale (megjithëse Ligji përfshin shumë përjashtime). Në shkurt, Qeveria e Danimarkës njoftoi se së shpejti do të ndalojë telefonat inteligjentë në shkolla – diçka që Franca e ka zbatuar tashmë në Shkollat ​Fillore dhe të Mesme.

Duket se nuk ka oreks për një Ligj të ngjashëm në mesin e njerëzve të Partisë Laburiste, që qeveris Britaninë. Por, këtu ka një histori të gjatë të shfaqjeve televizive që transformojnë temat e shqetësimit shoqëror, në çështjet më urgjente politike të ditës – duke u kthyer në vitet 1960, kur BBC-ja do të transmetonte drama me tema prekëse, si: “Cathy Come Home” e Ken Loachut. Ajo hodhi dritë mbi gjendjen e të pastrehëve – një temë që u diskutua pak atëherë.

Kohët e fundit, pas transmetimit më 2024 të “Mr Bates vs. the Post Office” – dramë për qindra punonjës të vërtetë të Postës të cilët u dënuan gabimisht për vjedhje, Rishi Sunak, Kryeministri i atëhershëm, do të nxirrte një Ligj për shfajësimin e tyre.

James Strong, regjisori i “Mr Bates vs. the Post Office”, ka thënë se një pjesë e arsyes që “Adoleshenca” po ngjall kaq shumë debate, është fakti se shikuesit mund të lidhen lehtësisht me dramën televizive, e cila përqendrohet në një familje normale dhe të dashur.

Ai përmend, gjithashtu, shqetësim social që është “gati të plasë” – ka thënë Strong.

Pasojat e “zhytjes në skuta të errëta”

Thorne ka thënë se nisi të punonte “Adoleshencën” rreth dy vjet e gjysmë më parë kur Graham, aktori, e kontaktoi atë që t’i thoshte se ishte tronditur nga një seri vrasjesh, ku djemtë thernin me thikë vajzat për vdekje dhe donte të shkruante diçka që do të eksploronte pse po kryheshin ato krime.

Fillimisht dyshja u përpoq të gjente motivimin për personazhin kryesor të serisë, Jamie Miller (Owen Cooper), derisa një asistent i sugjeroi çiftit të hulumtonte kulturën e “incelëve”, që sipas Fjalorit britanik janë “anëtarë të një grupi njerëzish në internet, të cilët nuk janë në gjendje të gjejnë partnerë seksi, pavarësisht dëshirës së tyre dhe të cilët shprehin urrejtje ndaj atyre të cilët i fajësojnë për gjendjen e tyre”.

Thorne ka treguar se do të blinte një celular të avancuar dhe do të krijonte llogari të reja në mediat sociale, më pas do t’i kalonte gjashtë muaj “duke u zhytur në skutat shumë të errëta” të përmbajtjes së “incelëve” në internet. Kjo do t’ia mbushte mendjen se aritmetika e zymtë e botëkuptimit të “incelëve” – besimi se 80% e grave tërhiqen nga vetëm 20% e burrave, kështu që djemtë duhet të manipulojnë vajzat nëse duan të gjejnë partnerë seksualë – mund të duket gjithashtu “tepër tërheqëse” për shumë të rinj.

Hulumtimi, ka treguar Thorne, do ta tmerronte gjithashtu sepse djali i tij, 8 vjeç, do të haste në ide të tilla kur do të rrinte para ekranit të celularit.

Daisy Greenwell, themeluese e organizatës “Smartphone Free Childhood” (Fëmijëri Pa Celular), ka theksuar se drama televizive përthekon atë “ndjenjë të thellë paniku” që ndjenin shumë prindër, porse “Qeveria ka ngecur prapa publikut në këtë pikë”.

Prindërit në ankth

Mbështetësit kanë diskutuar në një grup të organizatës në “WhatsApp” momente të “Adoleshencës”, që i ka bërë të qajnë, ka treguar Greenwell, dhe shumë prej tyre kishin veçuar episodin e tretë të serisë, ku një psikologe, luajtur Erin Doherty, pyet Jamien për pikëpamjet e tij për gratë. Gjatë muhabetit, Jamie shndërrohet nga një djalë i ëmbël, i pafajshëm në dukje, në një adoleshent të rënduar dhe plot zemërim. Greenwell ka thënë se ndryshimi kishte mërzitur dhe frikësuar shumë prindër.

Në një intervistë për “The Times”, Doherty ka thënë se aktorët i kaluan dy javë duke bërë prova të episodit, i cili, si çdo pjesë e “Adoleshencës”, është xhiruar me një pamje të vetme që zgjat rreth një orë. Më pas e xhiruan episodin 11 herë, ka thënë ajo, dhe regjisori zgjodhi versionin e fundit.

Ajo mund të rrezikonte vetëm të hamendësonte se pse drama po i prekte të gjithë në tel, ka thënë Doherty, por ka shtuar se disa njerëz të përfshirë mund të thoshin se drama nuk ishte edukative. Edhe pse shumë shikues po fokusoheshin në përdorimin e celularëve smart si shkas për veprimet vrasëse të djalit, skenari i shfaqjes kishte “trimërinë për të mos dhënë asnjë përgjigje” – tha ajo.

“Duhet një fshat i tërë për ta rritur një fëmijë”

Edhe pse në intervista, Thorne, njëri prej skenaristëve, ka kërkuar Ligje për kufizimin e përdorimit të celularëve, ai ka thënë se për përmbajtjen e dramës kurrë nuk e ka fajësuar vetëm teknologjinë.

Në “Adoleshencë”, shkolla e djaloshit ka mungesë financash dhe mësuesit janë tepër të stresuar e të mbingarkuar për ndalimin e ngacmimeve. Policia nuk ka ide se si adoleshentët flasin me njëri-tjetrin në mediat sociale dhe se miqtë e familja e djaloshit ishin të pavëmendshëm se çfarë ishte në gjendje të bënte ai.

Ka urtësi të vjetër që thotë se duhet një fshat i tërë që një fëmijë të rritet qysh duhet, por Thorne ka thënë gjithashtu se “një fshat duhet edhe për ta shkatërruar një fëmijë”. Ai ka shtuar se thjesht donte që “Adoleshenca” “të bindte pikërisht atë fshat që t’i ndihmonte këta fëmijë”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit