Zyrtari komunal i Pejës dyshohet se është përfshirë në përdorim të lëndëve narkotike
20.8.2025 - 17:33
Një zyrtar komunal i Pejës dyshohet se është përfshirë në konsumim të lëndëve narkotike.
KALLXO.com ka siguruar pamje të cilat vetë zyrtari komunal i ka konfirmuar.
Personi që shihet në pamje është Luan Gashi, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës.
Në tavolinë, sipas pamjeve, shihet edhe një revole, por për të njëjtën ai tha se ka leje.
“Po unë jam udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Unë jam në ato pamje” – ka konfirmuar pas telefonatës përmes një mesazhi Luan Gashi.
KALLXO.com i ka dërguar pyetje edhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, për të kuptuar nëse ai është në dijeni dhe a do të marrë masa, por deri në publikimin e këtij raportimi, ai nuk është përgjigjur.