Foto: Policia e Kosovës
Ende të paidentifikuar të dyshuarit për narkotikë, Policia për të dytën herë kërkon ndihmë nga qytetarët
Kanë kaluar dy muaj që Policia e Kosovës ka kërkuar përsëri ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy të dyshuarve për kultivim e posedim të drogës.
Sipas njoftimit, Policia e Pejës me autorizim nga prokurori i shtetit ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve.
Ende të paidentifikuarit janë të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Për çdo informatë, mund të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.
Më 09.09.2025, KALLXO.com raportoi për kërkesën e parë për bashkëpunim të Policisë për identifikimin e dy të dyshuarve duke ia publikuar fotografitë.
https://kallxo.com/lajm/policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-dy-te-dyshuarve-per-kultivim-e-posedim-te-droges-foto/