Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
ZKA thotë se Ministria e Mjedisit në disa kontrata ndryshoi sasinë e pozicioneve pa rritur çmimin total të kontratës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

ZKA thotë se Ministria e Mjedisit në disa kontrata ndryshoi sasinë e pozicioneve pa rritur çmimin total të kontratës

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), përgjatë vitit 2023 në disa kontrata ka bërë ndryshime të sasisë së pozicioneve, pa rritur çmimin total të kontratës.

Në Raportin e Auditimit për këtë ministri për vitin 2023, ZKA ka gjetur se të paktën në tetë kontrata ka pasur ndryshime të sasive të kontraktuara, duke rritur apo zvogëluar sasinë e realizuar, por pa rritur çmimin total të kontratës.

Sipas ZKA-së, ndryshimet ishin në 4 deri në 86 pozicione apo në vlerë nga 5 mijë e 881 euro deri në 698 mijë e 506 euro.

Auditori ka theksuar se në dy prej tyre, tejkalimet ishin për pozicionet të cilat ishin të aneks kontratës apo paramasës së rishikuar.

“Për këto ndryshime nuk kishin marrë aprovimet e nevojshme nga Zyrtari Kryesor Administrativ”– thuhet në raportin e Auditorit.

Sipas tyre, këto mangësi kishin ndodhur si pasojë e planifikimit jo të mirë të projekteve dhe mos funksionimit të kontrolleve të duhura lidhur me mbikëqyrjen e këtyre projekteve.

“Ndryshimi i paramasës së projektuar dhe të kontraktuar në mungesë të aprovimeve të duhura rrezikon që realizimi i punëve të mos jetë në pajtim me kërkesat e projektit. Kjo mund të ndikojë në cilësinë e punëve të kryera dhe në përmbushjen e kontratës sipas objektivave të përcaktuara si dhe rrit mundësinë për manipulime me pozicionet dhe paramasën e tenderit fillestar”– thuhet në raport.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që ministri Liburn Aliu përmes menaxherëve të kontratave duhet të sigurohet se për çdo devijim nga termat dhe kushtet e kontratave të kërkohen pëlqimet paraprake dhe aprovimet përkatëse në përputhje me rregullat e aplikueshme.

Përgjigja e MMPHI-së ka qenë që pajtohen me këtë të gjetur të ZKA-së.

Raportin e plotë për MMPHI-në mund ta gjeni KËTU.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”