Vrasjet e fundit në vend, Rama bënë thirrje për konfiskim të armëve të paligjshme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke marrë si shkas pesë rastet e vrasjeve brenda dy ditëve në Kosovë, ka bërë thirrje për një fushatë të koordinuar për konfiskim të armëve të paligjshme.
Përmes një shkrimi në rrjetin Facebook, ai u shpreh se këto vrasje nuk janë vetëm numra.
‘Si Kryetar i Kryeqytetit, brenda kompetencave të mia ligjore dhe morale, i bëj thirrje Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqësorit dhe udhëheqësve të çdo komune që të nisim menjëherë një fushatë të koordinuar për konfiskimin e të gjitha armëve të paligjshme. Veprimi duhet të jetë i shpejtë, i ligjshëm dhe transparent”- u shpreh Rama.
I pari i Prishtinës më tej shtoi se populli ka mbetur me institucione “në detyrë”, ndërsa rreziku çdo ditë po merr jetë.
“ Janë fqinjët tanë, miqtë tanë, anëtarët e familjeve tona. Dhimbja e tyre është dhimbja jonë si shoqëri, si institucione si shtet! Ajo që e bën gjendjen edhe më shqetësuese është fakti se qytetarët e Kosovës nuk kanë sot një qeveri funksionale pas vetes, që merret seriozisht me nevojat dhe sigurinë e tyre. Kjo është për keqardhje”- shtoi ai.
Të dielën më 10.08.2025, vendi i trondit nga një vrasje e trefishtë që ndodhi në një lokal në qendër të qyteti, derisa dy persona tjerë mbetën të lënduar.
Po atë ditë, një person tjetër nga Prizreni vdiq në QKUK si shkak i plagëve të marr me thikë.
Derisa, të hënën më 11.08.2025 një burrë në Hajvali vdiq si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
https://kallxo.com/lajm/vrasja-e-trefishte-ne-gjilan-ipk-rekomandon-suspendimin-e-kater-zyrtareve-policore/