Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
VIDEO - Dështon zgjedhja e Qeverisë, LVV s'i merr votat as për Konjufcën

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

VIDEO - Dështon zgjedhja e Qeverisë, LVV s'i merr votat as për Konjufcën


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 15 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 16 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 17 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 18 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 19 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 20 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 21 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 22 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 23 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 24 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 25 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 26 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 27 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 28 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 29 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 30 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 31 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 32 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 33 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 34 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Qeverinë e re të vendit, më të mandatuarin për kryeministër, Glauk Konjufcën. Lëvizja Vetëvendosje dështoi të marrë votat e nevojshme në legjislativ për herën e dytë, që nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale në shkurt 2025.


15:50 – Hekuran Murati: Opozita u bashkua kundër Albin Kurtit

Deputeti i Lëzvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati pas dështimit të votimit të mandatarit Glauk Konjufca dhe kabinetit te tij, para mediave u shpreh se opozita u bashkuan kundër kreut të LVV-së, Albin Kurtit.

“Me sjelljet dhe veprimet e sotme të partive opozitare është materializuar ajo që kemi thënë prej fillimit-më shumë se nëntë muaj-partitë opozitare bashkë me Listën Serbe, janë barrikaduar kundër Albin Kurtit, qëllimi i vetëm i tyre është shndërruar-kundërshtimi ndaj Albin Kurtit- duke lënë interesat e qytetarëve anash”- u shpreh Murati.

Ai shtoi se opozita nuk tregoi gatishmëri për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare e buxhetin.

“Thanë që nuk duan të votojnë as buxhet e as marrëveshje pa qeveri, por kur i’u ofrua qeveria përsëri refuzuan”.

Sipas tij, edhe pse seanca ishte për të votuar mandatarin Konjufca, fjalimet ishin kundër Albin Kurtit.

“Është opozitë e përbashkuar me një qëllim të vetëm, kundërshtimin e tyre ndaj Albin Kurtit, shpresoj që qytetarët ta kenë parë e vlerësuar atë që ndodhi sot dhe të reflektojë në zgjedhjet që na presin”- shtoi Murati.

15:45 – Krasniqi: Presidentja është e obliguar ta shpallë datën e zgjedhjeve

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, në një deklaratë para mediave pas dështimit të votimit të Qeverisë Konjufca, tha se skenari që partia e tij e kishte paralajmëruar prej muajsh tashmë është bërë realitet.

 Ai theksoi se bllokada politike ka ardhur si pasojë e, siç e quajti ai, “mentalitetit bllokues” të Albin Kurtit dhe se zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja.

 “E shoh të arsyeshme që pas dhjetëra konferencave që i kam mbajtur para jush, që edhe në përmbyllje të kësaj legjislature të jem këtu për t’ju falënderuar juve, por edhe për të shprehur keqardhjen time që ato që i kemi paralajmëruar shumë herët, sot dolën të vërteta”- tha Krasniqi.

Ai rikujtoi se më shumë se nëntë muaj kanë kaluar prej zgjedhjeve, ndërsa mbi shtatë muaj prej tentimit të parë për konstituimin e institucioneve – pa rezultate.

“Qytetarët patën folur me votën e tyre dhe i patën thënë jo një referendumi të Albin Kurtit. Ne paralajmëruam se ngërçi do të vazhdonte nëse Kurti nuk largohet nga mentaliteti bllokues” – deklaroi ai.

Krasniqi tha se PDK-ja kishte kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, por sipas tij “kjo nuk ka ndodhur për shkak të taktikave të Kurtit”.

“Bllokadë pas bllokade, taktizim pas taktizimi. Sot nuk ka mbetur gjë tjetër për t’u thënë, përveçse se Presidentja e Kosovës e ka obligim ta shpallë datën e zgjedhjeve, që të mos humbet kohë”- përfundoi ai.

15:40 – Armend Zemaj: Loja e VV-së përfundoi, po shkojmë drejt zgjedhjeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj pas dështimit të mandatarit Glauk Konjufca të siguronte votat e nevojshme për formim të qeverisë, u shpreh se loja e LVV-së me numra mori fund.

“Më në fund u pa edhe shfaqja teatrale në fat të keq të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, loja me numra dhe  dështimi i formimit të qeverisë ishte paralajmërim i joni dhe shpërfaqi tendencën e VV për kapje të institucioneve”- u shpreh ai.

Zemaj shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Ne duam të bëjmë thirrje për zgjedhje të lira, demokratike dhe pa ndërhyrje ashtu siç kemi parë në këto ditë nga LVV si grup parlamentar”- shtoi më tej.

Zemaj i bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani të respketojë afatet kushtetuese dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje në punën e saj.

15:30 – Dështon formimi i Qeverisë “Konjufca” –  mori vetëm 56 vota 

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës për votimin e Qeverisë së propozuar nga mandatarit Glauk Konjufca ka përfunduar pa sukses.

Me 56 vota për, 53 kundër dhe 4 abstenime, kryetari i Kuvendit Dimal Basha kumtoi se Qeveria nuk është zgjedhur, pasi nuk u arritën 61 votat e domosdoshme.

15: 23 – Krasniqi: Mbështesim Glauk Konjufcën për kryeministër

Elbert Krasniqi nga grupi multietnik i përbërë nga 8 deputetë u shpreh se mbështesin mandatarin Glauk Konjufca. 

“Besojmë se do ketë edhe shumë investime për komunitetet joshumicë në Kosovë dhe ne e mbështesim”.

15:22 – Haradinaj kritikon Konjufcën: Kjo logjikë nuk është reale – kërkoni falje se keni humbur kohë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi pas prezantimit të kabinetit qeveritar nga mandatarit Glauk Konjufca, duke theksuar mungesë serioziteti për peshën e situatës në vend.

“Jo për shkak të formës, po për shkak të respektit të peshës së proceseve, kritiken për mandatarin e kam se nuk na dha një listë me emrat e kabinetit qeveritar. Ka qenë e rrugës me na i dhanë këta emra,.”

Ai kritikoi edhe përqendrimin e Konjufcës vetëm në vitin e ardhshëm, duke e quajtur këtë qasje të cunguar dhe joserioze për një qeveri të re.

“Mandatari i ri foli për disa qëllime, përmendi vitin 2026, nuk dëgjuam vite tjera – çka në vitin 2027, 2028, 2029? Thua po aplikon për një qeveri njëvjeçare,” tha Haradinaj.

Duke u ndalur te situata me buxhetin, ai ngriti pyetjen kyçe nëse vendi ka aktualisht një qeveri funksionale.

“Sot u sqarua edhe situata e rëndë me buxhetin, na u tha se kemi votu buxhetin e një qeverie. Por a kemi ne një qeveri?” pyeti ai. 

“I nderuar mandatar, kur e keni marrë mandatin a e keni shqyrtu nëse i keni 61 deputetë? Ndoshta as sot se dini, e provoni në votë,” shtoi Haradinaj.

Ai tha se Konjufcës i ka munguar edhe zotimi për luftimin e korrupsionit, duke e konsideruar këtë një mangësi të rëndë në fjalimin e tij.

“Kryeministër i ardhshëm Konjufca, të mungoj një fjalë për luftimin e korrupsionit. Nuk na ke jep fjalimin se e kisha analizuar më shumë,” u shpreh ai.

Haradinaj e quajti  të pabazë logjikën që zgjedhjet të mbahen kur diaspora të jetë në Kosovë.

“Ka një marrëveshje me shku deri te data 28, me votu se vjen diaspora e ja tregojmë vendin kësaj opozite. Nuk mendoj që kjo logjikë është reale,” tha ai.

Në fund, Haradinaj i kërkoi Konjufcës të pranojë dështimin e qeverisë në menaxhimin e situatës.

“Isha ndje mirë nëse kërkoni falje se keni humbur kohë,” përfundoi kryetari i AAK-së.

15:20 -Abdixhiku: Kosova nuk është novelë e një njeriu me fantazi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në senacën për formimin e qeverisë u shpreh se koha e një njeriu me fantazi e realitet paralel si ai që ka krijuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet të përfundojë.

“Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjeshtë, por ironikisht e fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin tonë politik-atë të Don Kishotit, jo si figurë e letërsisë, por si figurë politike sepse për fat të keq, shteti e shoqëria jonë, ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja, por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri, Albin Kurti”.

Abdixhiku shtoi se Don Kishoti është një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, “figurë komplekse, idealiste, tragjike, shpeshherë dhe thellësisht komike-pra tragjiko-komike”.

“Sikur Don Kishoti edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë dhe me atë botë sheh dhe krijon vetëm kundërshtarë, që duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë-pra gjithë në në këtë sallë duhet të kthehjmë në realietin e Albin Kurtit, Serbinë në Kosovë”- shtoi ai.

Ai më tej iu drejtua Kurtit se për dallim prej tij ne i rrisim fëmijët këtu. 

“Këta kundërshtarë tij janë në parlament, parti, gjykata, prokurori, media e shoqëri civile deri tek aleatët”.

Ai shtoi se Kurti në vend se të merret me probleme të qyetarëve, merret me gjëra joreale.

“Temat që i prekin qytetarët tanë, nuk janë as qëllim apo prioritet i tij. Ai që do shfaqje teatrale pret tension e konflikt, sepse ai nuk di e nuk do të jetojë pa kontrast politik dhe sot e shohim këtë ditë kështu, si shfaqje teatrale”- shtoi i pari i LDK-së.

Për fund, Abdixhiku iu drejtua Kurtit “Të shoh të rrethuar me Sano Panço që janë në gjendje të na shpenzojnë ditë e na mbajnë fjalime se duhet të votojnë për të mirën e Republikës”.

15:00 – Ismaili: As Konjufca nuk beson se ai do të jetë kryeministër

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, reagoi në foltoren e Kuvendit pas propozimit të kabinetit qeveritar nga Glauk Konjufca, duke e cilësuar të gjithë procesin si të pakuptimtë dhe të parapërcaktuar.

“Seanca është e pakuptimtë sepse rezultati i seancës dihet. As vet kandidati Konjufca nuk beson se ai do të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvendës i tij”- deklaroi Ismaili, duke theksuar se për PDK-në kjo përpjekje është vetëm një lëvizje politike e instrumentalizuar nga Vetëvendosje.

Ai e quajti të gjithë procedurën “farsë”, duke sqaruar se PDK ka një pozicion të qartë dhe të pandryshueshëm për votimin.

“Vota e PDK-së do të jetë kundër. Edhe ne e dimë që kjo seancë nuk është për të zgjedhur kryeministrin, po të fajësohet ish-opozita”- u shpreh ai.

Ismaili shtoi se zgjidhja e vetme reale për situatën aktuale politike janë zgjedhjet.

“Zgjedhjet e reja na qesin përballë popullit. Mos i ikni popullit me taktizime të emrave e zgjatje të krizës” -përfundoi deputeti i PDK-së.

14:57 – Konjufca prezanton kabinetin qeveritar – Emrat:

I mandatuari për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën për formimin e Qeverisë, ka prezantuar kabinetin qeveritar: 

– Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Albin Kurti

– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka

– Ministër i financave dhe ekonomisë – Hekuran Murati

– Ministër për Familje dhe mirëqenie sociale – Andin Hoti

– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu

– Ministër i Shëndetësisë –  Arben Vitia

– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Avni Zogiani

– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Fatmir Spahiu

– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Besnik Bislimi

– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari

– Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rizvanolli

– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

– Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall

14:50 – I mandatuari Konjufca: Pa qeveri të re, të sigurtë e kemi vetëm thellimin e krizës

“Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka të sigurtë vetëm një gjë: thellimin e krizës aktuale” – tha i mandatuari i LVV-së për kryeministër, Glauk Konjufca.

Konjufca deklaroi se ky vit do njihet si vit që shumica humbi në përpjekje për formim të institucioneve

“Për herë të parë Kuvendi i Republikës nuk arriti ta legjitimojë me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujore si rezultat i pamundësisë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Viti 2025 do mbahet mend si vit që shumica e vitit humbi në përpjeketje për themelin të Kuvendit dhe Qeverisë”- u shpreh ai.

Ai përmendi edhe disa nga sukseset e qeverisë Kurti.

“Po hyjmë në vitin e pestë me rritje ekonomike mbi 4%,  disiplina fiskale po shkon duke u konsoliduar dhe mbledhja e tatimeve ka shënuar rritje enorme. Në veri të vendit janë luftuar me sukses struktuat kriminale të Serbisë, kurse buxheti për mbrojtje është katërfishuar. Në planin ndërkombëtar, gjatë këtyre viteve u mundësua lëvizja pa viza dhe erdhën tre njohje të reja, këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti”- shtoi ai.

Tash jemi në fazën e dytë për krijimin e qeverisë, shtoi tutje Konjufca.

“Me këtë animozitet në spektrin tonë politik, vështirë që do arrijmë edhe një konsensus për zgjedhjen e presidentit në muajin mars. Pa një Qeveri të re, vendi jonë e ka vetëm një të sigurt, thellimin e krizës politike”.

Me këtë qeveri, ai tha s synojnë disa gjëra bazike: “Kursejmë Koosvën nga dy palë zgjedhje eventuale. Nëse shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, kush nuk na siguron se nuk shkojmë edhe në mars”.

“Ideja e një Qeverie me mandatar te dytë lindi pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë. Grupet parlamentare nuk u pajtuan për themelimin e komisioneve parlamentare”- shtoi Konjufca.

Ai potencoi se kanë bërë tri veprime për të shmangur zgjedhjet.

“Dy letra për koalicion për partinë e tretë e që u refuzuan, e dyta është përpjekja për formimin e komisioneve parlamentare, dhe kjo e treta që gjendemi tani: mandatari i dytë”.

Konjufca përmendi edhe synimet që kanë për vitin e ardhshëm

“2026 do jetë vit i investimeve kapitale e shëndetësisë, rritjes së pagës minimale, reformës së sistemit pensional, reformë për fondet e sigurimeve shëndetësore, transparencës e rendit publik.Vit i mbështetjes për vajza dhe gra dhe të rinjeve në teknologji të informacionit”.

Presidentja Vjosa Osmani me dekretin e datës 04.11.2025 i ka propozuar Kuvendit Glauk Konjufcën – kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.

14:42 – Nis seanca për formimin e Qeverisë

Ka nisur seanca për formimin e Qeverisë.

I mandatuar është Glauk Konjufca, i dyti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Seancën e hapi kryekuvendari Dimal Basha.

14:35 – PDK e prerë, refuzon të japë votë për Konjufcën: Koha është për qytetarët

Para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, konfirmoi qëndrimin e partisë së tij për të mos dhënë votë për kandidatin Konjufca dhe për asnjë iniciativë të VV-së, duke e konsideruar situatën aktuale si një “katrahurë” dhe viktimizim për qytetarët.

“Ne kemi dhënë qëndrimin tonë, nuk kemi votë as për Konjufcën dhe asnjë votë për VV dhe vazhdimin e kësaj katrahure dhe viktimizimin. Është koha me ju dhanë mundësi qytetarëve me e ndryshu gjendjen në këtë vend” – tha Lushtaku, duke nënvizuar nevojën për një ndërhyrje qytetare për të ndryshuar gjendjen politike.

Ai shtoi se nuk kishte dijeni që ndonjë anëtar i LVV-së kishte kontaktuar me kandidatë të caktuar për të kërkuar vota.

“Personalisht nuk di që dikush nga VV-ja ka kontaktu me kandidatë të caktuar, ka pasur nga rrethi i VV-së që e ka kërku me votu, por qëndrimi ynë ka qenë që nuk ka votë. Presim sa më parë të ketë datë për zgjedhje”- përfundoi deputeti i PDK-së.

14:30 – Deputetët fillojnë të mblidhen 

Disa nga deputetët kanë filluar të mblidhen në sallë, por seanca nuk ka nisur akoma.

Para kësaj seance, LVV kishte thirrur një tjetër seancë të jashtëzakonshme për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, buxhetin 2026, atë për RTK-në dhe për tri komuna.

Kjo senancë u ndërpre, pasi që shumica e partive opozitare nuk ishin të pranishme në sallë.

14:20 – Fatmir Limaj kritikon seancën për votimin e Qeverisë: Është një lojë dhe hipokrizi

Para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u shpreh i ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohej procesi parlamentar. Ai tha se përpjekjet për të votuar Qeverinë në këtë mënyrë përbëjnë një tentim për të përmbysur traditat parlamentare të konsoliduara në Kosovë.

“Është një tentim për të përmbysur praktikat parlamentare të konsoliduara. Sot kjo është një gjë që fatkeqësisht nuk do duhej të ndodhte. Kjo është një tallje, mënyra se si tentohet të përmbysët tradita e mirë në Kosovë” – tha Limaj, duke shtuar se nuk mund të mbahet një seancë parlamentare për buxhet e komisione paradite e pasdite ajo për ta zgjedhur qeverinë.

“Rregullat janë ndryshe, se pari qeveria e pastaj komisionet etj”- tha Limaj.

Ai e përshkroi situatën si një lloj kalkulimi politik dhe jo si veprim në interes të qytetarëve.

“Ne jemi në një lojë, krejtësisht është kalkulim elektoral. Më e rëndësishmja është shqetësimi i atyre që rrezikojnë pagat dhe funksionimin e shtetit. Partitë politike ishin mbledhur dhe kishin bërë një buxhet me konsensus dhe një qeveri kalimtare për tre muaj e nuk i kishin maltretuar qytetarët. Krejt ata që bëjnë thirrje në emër të interesit nacional, ka hipokrizi të madhe në këtë ide” – tha Limaj.

Ai përfundoi duke theksuar detyrën e deputetëve për t’u paraqitur në Kuvend, por duke rikujtuar se kjo seancë për të votuar Qeverinë është thjesht “lojë”.

“Ne kemi ardhur në Kuvend sepse e kemi për detyrë, por kjo është lojë”-tha Limaj.

Në ditën e fundit të afatit kushtetues 15-ditor për mandatarin e dytë, do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë më 19.11.2025. I mandatuari është i dyti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca.

Seanca do të mbahet nga ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, deri më tani nuk ka ndonjë shenjë që është arritur ndonjë koalicon apo se janë siguruar 61 vota për Konjufcën.

Para kësaj seance, LVV ka thirrur një tjetër të jashtëzakonshme për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, buxhetin 2026, atë për RTK-në dhe për tri komuna.

Më 04.11.2025, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje mandatoi Glauk Konjufcën për kryeministër të vendit.

Konjufca pas nominimit për mandatar tha se partitë tash e kanë në dorë nëse duan ta votojnë Qeverinë apo duan zgjedhje të reja.

“Tash partitë tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë. Të gjithë jemi në llupën e popullit, por mua po më duket që shpata e gjykimit do të jetë më e mprehtë se kurrë më parë”- tha Konjufca, duke thënë se kompromis më të madh se ky Vetëvendosja nuk mund të bëjë.

Në po të njëjtën ditë, presidentja Vjosa Osmani zyrtarisht mandatoi atë dhe menjëherë ka filluar afati 15-ditësh i Konjufcës për të formuar Qeverinë e re.

“Nuk kemi emër tjetër, përveç propozimit nga partia e parë me emrin e zotëriut Glauk Konjufca… Mandatimi i tij është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër – që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet”- tha Osmani.

Pas mandatimit nga LVV, Konjufca u shpreh se nuk synon koalicione dhe qeveri afatgjate.

“Ideja ka qenë e thjeshtë, ta krijojmë një Qeveri të re për me i shmangë dy gjëra aq shumë të rëndësishme: e para janë zgjedhjet e reja dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë që të mundet Kosova me pasë buxhetin e saj për vitin 2026”- tha Konjufca para gazetarëve.

Propozimi i LVV-së për Qeveri të udhëhequr nga Konjufca u kundërshtua nga PDK, LDK, AAK dhe NISMA Socialdemokrate, të cilat kërkojnë zgjedhje e jo zvarritje të procesit, siç po e quajnë ata propozimin e LVV-së.

Kosova tashmë po i bën nëntë muaj pa institucione të reja, pra që nga zgjedhjet e 09.02.2025.

Mandatari i parë për Qeverinë, Albin Kurti, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Për kanë votuar 56 deputetë, partitë e ish-opozitës kanë votuar kundër dhe katër vota kanë qenë abstenim.

Në ndërkohë, Gjykata Kushtetuese është ende duke e trajtuar një ankesë të Listës Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe ende është e paqartë nëse ky institucion do ta konsiderojë të konstituar Kuvendin.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”