Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Vendimi i Gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRE-së lidhur me daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Vendimi i Gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRE-së lidhur me daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Gjykata Komerciale e Kosovës më 29.07.2025, ka pezulluar vendimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili ka të bëjë me daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Pas padisë së kompanisë “Proex”, Gjykata Komerciale vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE më 12.03.2025, përmes të cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë.

“Të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të të paditurës ZRRE-së, do të dalin ne treg të lirë për t’u furnizuar me energji elektrike, janë njoftuar për një ndryshim me rëndësi kaq të lartë vetëm 2 muaj e gjysmë paraprakisht. E paditura, përveç faktit që ka dështuar që këtë çështje ta rregullojë përmes aktit administrativ, duke ju ofruar palëve arsyetimin, bazën ligjore, këshillën juridike si dhe çështjet e tjera me rendësi për një tranzicion të tillë, ka dështuar që fillimisht të ju ofroj konsumatorëve informata të nevojshme dhe jetike për këtë proces”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, me këtë vendim ZRRE  i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë konsumatorët që sipas ligjit plotësojnë të paktën një nga kriteret e kërkuara për dalje në treg të lirë.

Po ashtu Gjykata Komerciale ka anuluar pikën 4 të vendimit të ZRRE-së, me të cilin, konsumatorët fundorë kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike në tregun konkurrues.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i të paditurës janë të kundërligjshme, si për nga përmbajtja ligjore ashtu edhe për nga forma procedurale, duke u bazuar në interpretim të pasaktë të dispozitave dhe zbatim të gabuar të normave në dëm të konsumatorëve”- thuhet në njoftim.

“APROVOHET Pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia e paditësit “PROEX” Sh.p.k., kundër të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji dhe ANULOHET pika IV e vendimit Nr.275/24 të datës 05.04.2024 e të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji”– thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale.

“ANULOHET në tërësi njoftimi i datës 12.03.2025 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji, si i kundërligjshëm”– thuhet tutje në vendim.

Gjykata, po ashtu e ka refuzuar pjesën tjetër të kërkesë padisë sa i përket anulimit të vendimit të datës 05.04.2024, përtej pjesës së aprovuar në pikën I të këtij Aktgjykimi.

Po ashtu Gjykata Komerciale e ka aprovuar si të bazuar pjesërisht propozimin e paditësit “PROEX” Sh.p.k., për caktimin e masës së sigurisë dhe është pezulluar ekzekutimi i pikës IV i vendimit të datës 05.04.2024 dhe në tërësi Njoftimi i datës 12.03.2025, të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa sa ky aktgjykim ta marrë formën e prerë.

Më datë 18.06.2025 Paditësi “Proex” përmes përfaqësuesit me autorizim kishte parashtruar padi në Gjykatën Komericale – Departamenti për Çështje Administrative kundër të paditurit ZRRE në çështjen e konfliktit administrativ të anulimit të Vendimit i datës 05.04.2024 dhe Njoftimit të datës 12.03.2025, me propozim për caktimin e masës së sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të Vendimit dhe Njoftimit.

Sipas vendimit të Gjykatë Komericale Paditësi “Proex” pretendon se përmes Vendimit te datës 05.04.2024 përmes Bordit te saj kishte vendosur se i licencuari për furnizim me energji elektrike “Kosovo Electicity Supply Company” J.S.C. (“KESCO”) t’i vendoset Obligimi i Shërbimit Publik për furnizim me energji elektrike konsumatorëve që gëzojnë te dritën e furnizimit në kuadër të Shërbimit Universal.

Rrjedhimisht, përmes dispozitivit, pikës III kishte përcaktuar se të drejtën e Furnizimit si Shërbim Universal e gëzojnë: a. Të gjithë konsumatorët familjarë; b. Konsumatorët jo-familjarë dhe kanë qarkullim mujor jo më shumë se dhjetë milionë euro (10,000.00 euro), ose jo më shumë se pesëdhjete (50) punonjës.

“Përmes vendimit të njëjtë, saktësisht pika V, e Paditura kishte përcaktuar se do të vazhdoj të rregulloj çmimet e energjisë elektrike dhe të drejtën e furnizimit, mirëpo i njëjti vendim nuk kishte rregulluar apo përcaktuar mënyrën e furnizimit të konsumatorëve të cilët nuk janë në kategori të njëjtë. Tutje, meqë e Paditura kishte rregulluar kategoritë e veçanta përmes Vendimit kontestues deri në mars të vitit 2025 nuk ishte bërë e njohur në asnjë moment se si do të gëzonin të drejtën e furnizimit me energji elektrike dhe me çfarë kushte, konsumatorët të cilët ishin jashtë kategorive a dhe b të specifikuara në Vendimin kontestues”– thuhet në vendimin e Gjykatës.

Tutje aty thuhet se e paditura kishte vendosur që të gjithë konsumatorët të cilët nuk plotësojnë kriterin e vendosur në nenin 37 të Ligjit për EE, do të dalin në treg të lirë nga data 01.06.2025.

“Rrjedhimisht, e Paditura bazuar në nenin 37, paragrafi 2 i Ligjit Nr. 05/L – 085 për Energjinë Elektrike, ka vendosur që të gjithë konsumatorët të cilët nuk plotësojnë kriterin e vendosur në nenin 37 të Ligjit për EE, do të dalin në treg të lirë nga data 1 qershor 2025, pra ky ndryshim në furnizim me energji elektrike ka hyrë në fuqi më date 1 qershor 2025, nga dhe ka rrjedhur interesi juridik i Paditësit për kontestimin e këtij vendimi bashkë me njoftimin e të Paditurës, për shkak të dëmit të shkaktuar tashmë”– thuhet në vendimin e Gjykatës.

“Pra, të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të Paditurës do të dalin në treg të lirë për t`u furnizuar me energji elektrike, janë njoftuar për një ndryshim me rëndësi kaq të lartë vetëm 2 muaj e gjysmë paraprakisht. E Paditura, përveç faktit që ka dështuar që këtë çështje ta rregulloj përmes aktit administrativ, duke ju ofruar palëve arsyetimin, bazën ligjore, këshillën juridike si dhe çështjet e tjera me rëndësi për një tranzicion të tillë, ka dështuar që fillimisht të ju ofroj konsumatorëve informata të nevojshme dhe jetike për këtë proces”– thuhet tutje.

Sipas të paditësit vendimi dhe njoftimi i të Paditurës janë të kundërligjshme, si për nga përmbajtja ligjore ashtu edhe për nga forma procedurale, duke u bazuar në interpretim të pasaktë të dispozitave dhe zbatim të gabuar të normave në dëm të konsumatorëve.

Ndërsa pala e paditur në përgjigje në padi ka theksuar se ZRRE është agjenci e pavarur, e themeluar përmes Ligjit për Rregullatorin e Energjisë me detyra dhe përgjegjësi për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, tutje ka thënë se mision i ZRRE-së është krijimi i një tregu të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë, të bazuar në parimet e transparencës dhe konkurrencës së lirë, e cila shton vlerat si për konsumatorët ashtu edhe për ndërmarrjet që operojnë në sektorin e energjisë.

Tutje sipas vendimit të Komerciales, ZRRE ka thënë se njoftimi publik si i tillë, nuk është akt administrativ në kuptim të nenit 48 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, por është një komunikim informues me karakter të përgjithshëm, që synon të informojë palët e interesit për fazat e mëtejme të liberalizimit të tregut.

Vlerësimi i Gjykatës

Gjykata ka vlerësuar se padia për anulimin e vendimit dhe njoftimit të atakuar është e afatshme, pasi që përmes emailit të datës 26.05.2025 të dërguar nga KESCO me titull ofertë për furnizim me energji elektrike së bashku me draft-kontratën, paditësi është njoftuar për ndryshimin e statusit të tij nga shërbimi i rregulluar në dalje në treg të lirë, kurse paditësi më datën 18.06.2025 pranë kësaj gjykate ka parashtruar padi me propozim për caktim të masës së sigurisë e që rrjedhë se është brenda afatit 30 ditor.

Tutje sipas vendimit, Gjykata Komerciale vlerëson se njoftimi i atakuar përbën akt administrativ, meqenëse sipas këtij njoftimi janë përcaktuar kushtet për zbatimin e nenit 37 të Ligjit për Energji Elektrike, është caktuar afati për zbatim i cili fillon të implementohet nga data 1 qershor 2025, si dhe është autorizuar KESCO të identifikoj konsumatorët familjarë dhe jo familjarë të cilët gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, ndërsa ata që nuk plotësojnë kriterin e të drejtës së shërbimit universal të dalin në tregun e lirë, e të paraqesin pranë KESCO dëshmitë nëse përmbushin kriterin e furnizimit me shërbim universal.

“Ashtu që rrjedhë se njoftimi plotëson kriterin ligjor të Aktit administrativ – akt real dhe që është ndërmarr si veprim për përmbushjen e shërbimit publik të interesit të përgjithshëm”– thuhet në vendimin e Komerciales.

Komercialja ka vlerësuar po ashtu se e paditura (ZRRE)  me rastin e nxjerrjes së një njoftimi dhe vendimit kontestues, nuk ka arritur që të ndërtojë strukturën dhe elementet e detyrueshme të aktit administrativ të shkruar.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Komerciale, meqenëse njoftimi përbën akt administrativ, fillimisht njoftimi i të paditurës është në kundërshtim me dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë përmbajtjen e aktit administrativ.

“Sipas vlerësimit të gjykatës, meqenëse njoftimi përbën akt administrativ, fillimisht njoftimi i të paditurit është në kundërshtim me dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë përmbajtjen e aktit administrativ, meqenëse njoftimi përbën detyrim për palët dhe se i njëjti është me efekte të përgjithshëm ndaj një grupi të konsumatorëve që kalojnë nga shërbimi universal në tregun e lirë të energjie elektrike, pasi që njoftimi nuk përmban hyrjen, dispozitivin e as arsyetimin lidhur me detyrimin, afatin, dhe plotësimin e kushteve dhe kritereve për daljen në tregun e lirë, dhe si i tillë prodhon efekte juridik me datë të caktuar pa i plotësuar parakushte ligjore që rrjedhin nga neni 47 dhe 48 i LPPA-së”– thuhet në vendim.

“Një akt administrativ duhet të përmbaj hyrjen dispozitivin dhe arsyetimin, e në rastin konkret njoftimi i atakuar nuk përmbush asnjërin kusht ligjor të përcaktuar në dispozitat e sipër cekura, por si rrjedhë e këtij akti administrativ është krijuar detyrimi i përgjithshëm i një grupi të konsumatorëve që dalin në tregun e lirë, pa u specifikuar në mënyrë të qartë dhe konkrete procedura e daljes, kushtet dhe kriteret për daljen në tregun e lirë, afati kohorë, si dhe arsyetimi i këtyre veprimeve”– thuhet tutje.

Tutje në vendimin e Komerciales thuhet se dispozita ligjore rrjedhë edhe fakti se konsumatorët që kanë qarkullim vjetor jo më shumë se 10 milionë euro ose jo më shumë se 50 punonjës gëzojnë të drejtën e furnizimit si shërbim universal, ndërsa nuk janë përcaktuar se cila janë kushtet që konsumatorët jo familjarë duhet t`i plotësojnë për dalje në tregun e lirë.

Përtej këtyre, Gjykata Komerciale gjithashtu vlerësoi edhe pretendimin se e paditura që nga hyrja në fuqi e ligjeve primare të sektorit të energjisë, ka ndërmarrë veprime ashtu siç është mandatuar me këto ligje dhe ka nxjerrë akte nënligjore – Rregulla, Vendime, Procedura dhe Udhëzues për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, por që njoftimi i kontestuar në asnjë pjesë të tij nuk përmban këto shënime për njoftimin e konsumatorëve lidhur me ndërmarrjen e veprimeve nga e paditura në njoftimin e atakuar, i cili është obligim ligjor që akti administrativ të përmbajë bazën ligjore, pjesën udhëzuese, aftin, kushtet- detyrimin, arsyetimin lidhur me vendimmarrjen, udhëzimin, e mbi të gjitha të përcaktoj se cilat janë kriteret për daljen në tregun e lirë, pasi që janë përcaktuar kushte dhe kritere për shërbimin universal.

“Andaj, gjykata nga të sipërcekurat dhe arsyetimit ligjor të paraqitur më lartë vendosi që të anuloj njoftimin e të paditurës të datës 12.03.2025 si të kundërligjshëm”– thuhet në vendimin e Gjykatës.

Ndërsa vendimin e datës 05.04.2024 për të cilin e aprovoi pjesërisht, kërkesë padinë duke anuluar pikën IV të këtij vendimi, sipas vlerësimit të gjykatës, vendimi i të paditurit në pikën IV është në kundërshtim me dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë përmbajtjen e aktit administrativ rrjedhimisht nenin 47 dhe 48 të LPPA-së, për faktin se për këtë pikë vendimi nuk përmbante arsyetim, si për pikat tjera të dispozitivit të vendimit.

Gjykata Komerciale ka vlerësuar se ZRRE me këtë vendim ka rregulluar në mënyrë të qartë dhe ka arsyetuar obligimin ndaj KESCO për furnizim në kuadër të shërbimit universal ndërsa lidhur me tregun konkurrues si në pikën IV të vendimit, nuk ka përcaktuar kriteret dhe procedurat e as nuk ka paraqitur arsyetim me të cilin do të rregullohet tregu i lirë (konkurrues) për konsumatorët që nuk i plotësojnë kushtet për qëndrim në shërbimin universal.

Lidhur me këtë, Gjykata ka vlerësuar se i padituri duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe të përcaktoj procedurat dhe kriteret e qarta të cilat si të tilla obligohen që t`i zbatojnë Furnizuesit e Shërbimit Universal dhe furnizuesit tjerë të licencuar për furnizim me energji elektrike.

“Gjykata në rastin konkret, nuk vlerësoi pretendimet e të paditurës nëse paditësi i plotëson apo nuk i plotëson kriteret për daljen në tregun e lirë por vlerësoi ligjshmërinë e akteve administrative me efekt të përgjithshëm dhe atë Njoftimin e datës 12.03.2025 dhe Vendimin e atakuar duke konstatuar se Njoftimi i datës 12.03.2025 në tërësi dhe pika IV e Vendimit të datës 22.04.2024 janë të kundërligjshme dhe efekti i tyre është i përgjithshëm, përkatësisht vlejnë ndaj të gjithë konsumatorëve që nga KESCO janë njoftuar se nuk i plotësojnë kushtet për furnizim me shërbim universal” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjykata lidhur pretendimet e paditësit të paraqitura në propozimin për pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe njoftimit, vlerësoi se në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për të aprovuar të njëjtën pasi që paditësi ka argumentuar faktin se ekzekutimi i vendimit dhe njoftimit do t`i sillte dëm i cili vështirë do të riparohej, si dhe ka argumentuar se pezullimi nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që pezullimi do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare.

“Gjykata vlerësoj se vendosja e masës ruan status quo-në, dhe parandalon një dëm real, ndërsa refuzimi i saj lejon një dëm real të ndodh, prandaj pezullimi i ekzekutimit është masë e vetme proporcionale që mundëson respektimin e normave juridike dhe mbrojtjen e të drejtave” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

“Andaj, për t`u shmangur rreziku i këtyre pasojave në rast të ekzekutimit të vendimit dhe njoftimit të lartcekur dhe duke pasur parasysh faktin se pezullimi i ekzekutimit të tij nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe palës kundërshtare nuk i shkakton ndonjë dëm, gjykata vendosi ta aprovoj kërkesën e paditësit për pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe njoftimit deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor, sipas padisë së ushtruar nga paditësi” – thuhet tutje në vendimin e Komerciales.

Komercilja ka vlerësuar po ashtu se në këtë rast, pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe njoftimit deri në vlerësimin përfundimtar të ligjshmërisë nuk do t`i shkaktonte ndonjë dëm palës kundërshtare përkatësisht ZRRE dhe as Buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu gjykata vlerësoi se në këtë rast, pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe njoftimit deri në vlerësimin përfundimtar të ligjshmërisë nuk do t`i shkaktonte ndonjë dëm palës kundërshtare përkatësisht ZRRE dhe as Buxhetit të Republikës së Kosovës për shkak të rrethanave të cekura më lartë, si dhe nga vetë fakti se një herë ZRRE e kishte ndërprerë përkohësisht daljen në tregun e lirë për shkak të pandemisë dhe krizës energjetike, rrethanë kjo e konstatuar në njoftimin e datës 12.03.2025, për më teje sipas vetë njoftimit të ZRRE -së se janë licencuar disa furnizues të energjisë elektrike, ndërsa sipas paditësit vetëm KESKO ishte operator i vetëm që kishte paraqitur ofertë për furnizim për konsumatorët në treg të lirë”– thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale.

Kujtojmë se kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita e pranimit të aktgjykimit, në Dhomën e Shkallës së Dytë në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përmes Dhomave të Shkallës së Parë të kësaj Gjykate.

KALLXO.COM po ashtu më 30.07.2025 ka raportuar lidhur më këtë vendim të Gjykatës Komerciale.

Vendim ky i cili është marrur nga gjyqtari Gent Bekeri.

Lidhur me pezullimin e vendimit të lartcekur është deklaruar për KALLXO.com, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se lidhur me këtë vendim do ta parashtrojnë ankesë.

“Vendimi nuk është shfuqizim. Pra nuk është i ekzekutueshëm menjëherë. Është aktgjykim që kemi të drejtë ankese edhe 15 ditë”- tha Fejzullahu.

Në anën tjetër, nga Oda Ekonomike konsiderojnë këtë vendim të rëndësishëm, e që sipas tyre, konfirmon shqetësimet e ngritura në vazhdimësi nga komuniteti i biznesit dhe nga vetë Oda lidhur me mënyrën e njëanshme dhe jo transparente të zbatimit të këtij procesi.

“Në mungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike”- thuhet në reagimin e tyre.

Nga data 01.06.2025 sipas vendimit të ZRRE-së bizneset e mëdha që kanë më shumë se 50 të punësuar ose më shumë se 10,000,000 euro qarkullim detyrohen që energjinë elektrike ta sigurojnë në tregun e lirë.

Kjo do të thotë se këto biznese duhet të gjejnë furnizues të energjisë elektrike dhe të nënshkruajnë kontrata me ta, sepse më nuk do të furnizohen nga KESCO, ashtu siç furnizohen shtëpitë dhe bizneset e vogla e të mesme.

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për vendosjen e këtyre bizneseve në treg të lirë, bizneset kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.

Periudha e tranzicionit ishte përcaktuar të jetë 60 ditë, që i bie deri më 01.08.2025.

Ndërsa, KEDS ka njoftuar më 30.07.2025, se nga 31.07.2025 , do të fillojë shkyçjen nga rrjeti i energjisë elektrike të bizneseve që nuk kanë kontratë të nënshkruar me një furnizues të licencuar të energjisë elektrike.

Kjo bëhet sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për kalimin në treg të hapur për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar apo qarkullim mbi 10 milionë euro.

“Sipas Nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit shërbimi i FMF-së është i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, në mungesë të një kontrate të rregullt furnizimi, dhe në përputhje me Nenin 8 të Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit, vazhdimi i furnizimit me energji elektrike nuk lejohet ligjërisht, dhe për të ruajtur integritetin e sistemit energjetik, është e nevojshme të bëhet shkyçja” – thuhet në njoftim.

Aktgjykimin e Plotë të Gjykatës Komerciale mund ta gjeni në këtë LINK.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”