Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Gjykimi për rastin e lokaleve në ndërtesën më të lartë në Prishtinë, gjykata vendos për propozimet e palëve

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Gjykimi për rastin e lokaleve në ndërtesën më të lartë në Prishtinë, gjykata vendos për propozimet e palëve

Në Gjykatën Komerciale është mbajtur seanca gjyqësore në rastin ku pronari i N.T.P.  “Anea”, Naim Berisha, po vazhdon të kërkojë lokalet në objektin e njohur si më i larti në Prishtinë nga “ENK Invest Group”, që tani quhet “Prishtina City Center”.

Gjykimi për këtë rast vazhdoi në seancën e datë 26.11.2025, palët prezente u njoftun me vendimin e gjyqtarit rreth propozimeve që i kishin bërë në seancën e datës 24.09.2025.

“Lejohet korrigjimi, precimizimi, zgjerimi i kërkeseëpadisë i dorëzuar në seancën e datës 24.09.2025 nga i autorizuari i paditësit, tani e tutje objekt kontesti në këtë çështje do të jetë: dorëzimi i paluejtshmërisë, shpërblimi i dëmit, zgjidhja e mosmarrëveshjes, kthimi i mejteve. Aprovohet propozimi i të autorizuarit të paditësit për nxjerrjen e provës përmes ekspertizës nga lëmia e vlerësimit të pronës. Aprovohet propozimi të autorizuarit të paditësit për kthimin në plotësim të ekspetizës financiare”- ishte vendimi i gjyqtarit, Gent Bekeri.

Në seancën e datës 24.09.2025 palët ishin deklaruar rreth plotësimit të ekspertizës financiare lidhur me këtë rast.

21.10.2025 seanca nuk kishte arritur të mbahej në këtë çështje, pasi kishte pasur ndërprerje të energjisë elektrike në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Në vitin 2009, Naim Berisha dhe Azem Salihu vendosën t’i bashkojnë mjetet e tyre me kompaninë “ENK Invest Group” SH.A. që vetëm se kishte filluar ndërtimin e objektit që atë kohë flitej që do ishte mbi 40-katësh.

Dy biznesmenë nga Prishtina blenë lokale në ndërtesën shumëkatëshe që po ndërtohej në qendër të Prishtinës.

Kontratat ishin nënshkruar me një kompani që udhëhiqej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndërsa investitori i ri që bleu aksionet nuk pranon t’i ofrojë lokalet e kontraktuara, mirëpo pretendon se mund t’ua kthejë paratë biznesmenëve.

Të dhënat tregojnë që kontesti për këta biznesmenë është duke u endur në gjykatat e vendit për shumë vite.

Kur Gjykata e Prishtinës gjykoi çështjen e biznesmenit Salihu atij iu dha të drejtë.

Një dosje e ngjashme për biznesmenin Berisha u gjykua ndryshe nga Gjykata e Prishtinës, e cila nuk i dha të drejtë këtij të fundit. Çështja është në Gjykatën e Apelit. Objekti për të cilin bëhet fjalë, që gjendet në lagjen “Pejton” të Prishtinës, ende nuk ka përfunduar.

Kjo çështje është kthyer në rigjykim nga Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale më 23.03.2023.

Hulumtimin e plotë të Kallxo.com lidhur me këtë çështje e gjeni në këtë LINK.

Raportimet paraprake nga seancat e këtij rasti i gjeni duke klikuar këtu.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”