Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Urat e reja mbi Ibër: BE-ja kërkon që projektet e tilla të bëhen në koordinim me të gjitha komunitetet

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: KALLXO.com

Urat e reja mbi Ibër: BE-ja kërkon që projektet e tilla të bëhen në koordinim me të gjitha komunitetet

Në afërsi të vendit ku ndodhet Ura e Ibrit ka nisur ndërtimi i dy urave të reja – njëra për këmbësorë e tjetra për vetura. Mirëpo, një gjë e tillë për aq sa ka gjetur mbështetje ka ngjallur edhe reagime.

Një zëdhënëse e Bashkimit Europian tha për KALLXO.com që ndërtimi i dy urave të reja është një zhvillim me rëndësi praktike dhe politike, por është thelbësore që këto projekte të pasqyrojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale.

“Çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve të përfshira”- shkruan në përgjigjet më 08.07.2025.

BE tha se të gjitha marrëveshjet e Dialogut Beograd-Prishtinë, përfshirë edhe ato që lidhen me urën e Mitrovicës, duhet të zbatohen plotësisht.

BE thekson se aktualisht po kryen një vlerësim strukturor të urës së Mitrovicës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke marrë parasysh kohën që ka kaluar që nga përfundimi i rikualifikimit të kësaj ure.

Sipas tyre, autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht në mënyrë të duhur.

“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim të status quos, por ka për qëllim të sigurojë që çdo vendim lidhur me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të azhurnuara, të sakta dhe objektive”- përgjigjet BE.

Ndër të tjera treguan se BE-ja po koordinon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me të ardhmen e urës.

Guri i themelit i dy urave që do të ngrihen mbi lumin Ibër është vendosur më 01.07.2025. Një gjë e tillë është bërë në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Ditë më pas, më 08.07.2025, para zyrave të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, ka filluar nënshkrimi i një peticioni kundër ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërtimi i urave synon të forcojë lidhjen dhe bashkëpunimin mes veriut dhe jugut të Mitrovicës.

“Unë jam kryeministër i Kosovës. Këta janë ministra të Kosovës. Janë kryetarë të komunave të Kosovës. Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”- ka thënë Kurti para gazetarëve më 01.07.2025.

Tek Ura e cila do të shërbejë për automjete e këmbësorë punimet janë duke vazhduar. Në këtë zonë është vendosur edhe pllaka e punimeve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrasktrukturës.

Sipas kontratës së dhënë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë pritet të kushtojë 2 milionë e 999 e 628 mijë euro.

Kontratën e ka fituar kompania me emrin “Eurokos Holding” më 24.06.2025, ndërsa njoftimi është publikuar me 30.06.2025, kurse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 3 milionë euro.

Procedura e këtij tenderi ka qenë “Procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”, që nënkupton se në këtë rast institucioni i fton direkt disa kompani për të ofertuar dhe në fund e zgjedh njërën prej tyre, e cila ka ofertën e përgjegjshme. Përveç kompanisë fituese në tender kanë ofertuar edhe katër kompani të tjera.

Riaktualizimi i temës së hapjes të Urës së Ibrit u bë që nga 31.05.2024, kur asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kanë kërkuar që të zbatohet një vendim i marrë për hapjen e Urës së Ibrit.

Edhe pse ndër vite u arritën marrëveshje dhe pajtime, e më pas u hap edhe për kalimin e këmbësorëve, Ura e Ibrit vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullimin e automjeteve dhe të ruhet nga të dyja anët nga tre reaguesit e sigurisë: Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i.

Qëndrimi i BE-së për hapjen e kësaj ure është se kjo çështje që i përket dialogut, thotë Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano në pyetjen e KALLXO.com se çfarë rreziqesh specifike për sigurinë paraqet Ura e Ibrit kur trafiku në dy urat e tjera rrjedh pa probleme- pa asnjë incident.

“Çdo vendim për hapjen e tij duhet të merret në kuadër të Dialogut”- tha Barbano në një intervistë për KALLXO.com më 23.08.2024, atëkohë kur planifikohet të hapej.

Atëkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vlerësimet e sigurisë së bashku me aleatët e saj, nuk janë të jashtëzakonshme dhe se SHBA asnjëherë nuk ka kërkuar që mos të hapet Ura e Ibrit.

“Ajo urë nuk është dashtë me u mbyllë kurrë. Ajo urë është mbyllë për arsye krejtësisht politike. Ura që patjetër duhet të hapet, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet, të mbetet e hapur. E jo që kur hapet e nxit një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të”- tha Osmani në një konferencë për media më 15.08.2024.

Sipas saj, është krejtësisht normale të bëhen vlerësime, jo vetëm për Kosovën, por për çdo vend të botës ku ShBA ose NATO ka rol në mirëmbajtjen e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë, tha Presidenca në disa përgjigje për KALLXO.com më 15.08.2024.

Riaktualizimi i temës së hapjes të Urës së Ibrit u bë që nga 31.05.2024, kur asamblistët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kanë kërkuar që të zbatohet një vendim i marrë vitin e kaluar për hapjen e Urës së Ibrit.

Vendimi për hapjen e urës është marrë në prill të vitit 2023, por nuk janë marrë asnjëherë hapa drejt zbatimit të tij.

Kjo urë ka një sërë historish për vite me radhë. Rivitalizimi 1.5 milionësh ishte përfunduar nga Bashkimi Europian më 2018.

Është pikërisht Plani i Ahtisaarit, baza mbi të cilën Kosova e shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe parashikoi ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.

Megjithatë, pak vite pas shpalljes të pavarësisë së Kosovës, përkatësisht në vitin 2011, serbët lokalë vendosën në urën e Ibrit disa barrikada si kundërshtim ndaj autoriteteve të Kosovës. Ndërsa dy vite më pas, më 2013, më saktësisht duke u bazuar në ligje të Kosovës, u formua Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Në vitin që u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për heqjen e barrikadave, më 2014, vendi u quajt “Parku i Paqes” duke i zëvendësuar barrikadat me copa betoni dhe me pemë.

Por, parku nuk ishte jetëgjatë, pasi që u largua në vitin 2015.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”