Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kurti kujton sulmin ndaj Ibër Lepencit: Objektiv ishte ndërprerja e ujit dhe energjisë në Kosovë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Situata në veri të vendit, pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës në terren pas shpërthimit të kanalit të Ibër Lepencit/ Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Kurti kujton sulmin ndaj Ibër Lepencit: Objektiv ishte ndërprerja e ujit dhe energjisë në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot njëvjetorin e sulmit nw kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, të cilin e ka cilësuar si “sulm kinetik terrorist” të organizuar nga grupe ekstremiste me mbështetje nga Serbia dhe lidhje me Rusinë.

Sipas Kurtit, sulmi i ndodhur rreth orës 19:00 një vit më parë përbën goditjen e parë të drejtpërdrejtë ndaj infrastrukturës kritike të vendit dhe përbën një episod tjetër pas atij në Banjskë në vitin 2023.

Shpërthimi me eksploziv, Kurti thotë, kishte dëmtuar rëndë pjesën fundore dhe njërën ballinë të akuaduktit, duke rrezikuar furnizimin me ujë të konsumatorëve që mbulohen nga sistemi Ibër Lepenc, përfshirë Termocentralin “Kosova B”.

Sipas kreut të Qeverisë, objektivi i sulmuesve ishte ulja për 60% e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike dhe ndërprerja e furnizimit me ujë për disa komuna, përfshirë Mitrovicën, Skenderajn, Drenasin, Vushtrrinë, Fushë Kosovën dhe gjysmën e Prishtinës.

“Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që, përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm për banorët e komunave të prekura”- shkruan Kurti, të shtunën më 29.11.2025.

Ai theksoi se brenda një muaji, akuadukti i dëmtuar u rindërtua dhe sistemi u rikthye në kapacitet të plotë operativ, duke dëshmuar – siç u shpreh ai – “aftësinë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore”.

Kryeministri në detyrë rikujtoi se gjatë bastisjeve në veri të vendit, lidhur me këtë sulm, policia kishte konfiskuar armë, uniforma, pajisje të ndryshme dhe emblema ruse e serbe të strukturave të inteligjencës e sigurisë. Ai tha se këto materiale mbeten dëshmi të qarta për përfshirjen e grupeve ekstremiste serbo-ruse që, sipas tij, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e pasigurisë në rajon.

 

Më 29.11.2024, pikërisht kanali i Ibër-Lepencit ishte sulmuar rëndë në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ky sulm nga Qeveria e Kosovës ishte cilësuar si terrorist.

Në lidhje me rastin janë të arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët ndodhen në paraburgim.

https://kallxo.com/lajm/dy-te-dyshuarve-per-sulmin-terrorist-ne-kanalin-e-iber-lepencit-u-vazhdohet-masa-e-paraburgimit/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”