Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Universiteti i Prishtinës ua ndau çmimin "Alumni Nderi të UP-së" presidentes dhe kryeministrit në detyrë

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Universiteti i Prishtinës ua ndau çmimin "Alumni Nderi të UP-së" presidentes dhe kryeministrit në detyrë

Universiteti i Prishtinës u ka ndarë çmimin “Alumni Nderi të UP-së” presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilët dikur ishin studentë të këtij Universiteti.

Në emër të Universitetit të Prishtinës, krenar për arritjet e dy liderëve u shpreh rektori Arben Hajrullahu.

“Ju të diplomuarit e UP-së në përpjekjet e juaja të përditshme të një shteti të së drejtës dhe një Kosove më të zhvilluar dhe më të fortë, e bëni fort krenare edhe shtëpinë tonë të përbashkët – Universitetin e Prishtinës”- tha Hajrullahu në ceremoninë që u mbajt në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare më 07.10.2025.

Rektori çmimet ua dorëzoi në emër të shoqatës së të diplomuarve të UP-së.

E para e vendit, Vjosa Osmani, e cila në UP ka studiuar në Fakultetin Juridik, tha se investimi në dije është investimi më fisnik që mund të bëjë një shtet, e njëkohësisht është edhe investimi më i mençur.

“Të rikthehesh këtu në UP jo më si studente apo ligjëruese, por për të pranuar një nder nga ky tempull i dijes që të rriti, është një emocion i vërtetë. Këto dy fate, ai i studentes dhe ligjërueses, janë rrugë që më kanë frymëzuar si njeri, profesioniste dhe si presidente”- tha ajo.

Osmani tha se çmimi që iu nda është një nder i jashtëzakonshëm dhe një falënderim për të gjithë profesorët.

Kurse, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili në këtë Universitet ka studiuar në Fakultetin e Elektroteknikës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë, kur mori çmimin u shpreh se e sheh veten si njeri të afërt dhe të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e UP-së.

Kurti tha se UP-ja është një ndër ngjarjet më të mëdha të historisë së Kosovës dhe se Qeveria do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave që vijnë.

“Që nga themelimi i Universitetit, nuk ka ngjarje që Kosova ta ketë zanafillën në përmbajtjen e vet emrit të studentit. Universiteti u themelua që të ketë kornizë profesionale dhe bartës të guximit. Ai shërbeu si mënyra më e lartë ndaj protestës dhe okupimit dhe duke treguar se kur dija bëhet ndërgjegje, është gjithmonë akt lirie”- tha Kurti.

UP-ja kur kishte njoftuar se do t’i ndajë këto çmime u arsyetua se krerët aktualë të shtetit, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, ishin të dy studentë të UP-së, derisa presidentja vazhdon të jetë edhe pjesë e personelit akademik të Universitetit. Osmani figuron si personel akademik në Fakultetin Juridik të UP-së.

Ndonëse KALLXO.com e ka pyetur Majlinda Zhitija-Gjelajn, prorektoren për zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore në UP, rektorin Arben Hajrullahu, prorektoren Rozafa Basha dhe prorektorin Avni Hajdari se i kujt ishte propozimi që çmimi “Alumni Nderi i UP-së” t’u ndahet Osmanit e Kurtit, ata nuk janë përgjigjur deri në publikimin e lajmit.

Ata madje nuk kanë treguar se çka është ky çmim, për çfarë u ndahet personave të caktuar dhe kush e ndan.

Sipas nenit 169 të Statutit të UP-së, titulli “Anëtar Nderi i Universitetit” jepet për: përkrahje të pandërprerë të brendshme dhe për përkrahjen politike për universitetin; kontributin domethënës buxhetor apo financiar në zhvillimin e universitetit.

Me aq sa ka hulumtuar KALLXO.com, ish-presidentja Atifete Jahjaga kishte publikuar dy postime në profilin e saj në Facebook, kur iu ishte drejtuar studentëve në vitin 2018 si Alumni Nderi i UP-së. 

Por, Fondacioni Jahjaga i pyetur nga KALLXO.com më 06.10.2025 ka thënë se “Presidentja Jahjaga nuk ka pranuar çmim si Alumni Nderi nga Universiteti i Prishtinës.”

Jahjaga u zgjodh presidente e Kosovës më 07.04.2011. Atifete Jahjaga ishte presidentja e parë grua në rajon. Ajo qëndroi për një mandat në krye të vendit, nga vitit 2011 deri në vitin 2016.

Ndërkaq, edhe Parlamenti Studentor i UP-së i ka ftuar studentët e UP-së në faqen zyrtare në Facebook që të merrnin pjesë në ceremoninë që do të mbahej për t’i nderuar me çmimin “Alumni Nderi i UP-së” presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”