Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Tinejxheri bëhet viktima e 16-të e pullazit të shembur të Stacionit të Trenit në Serbi

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto ilustrim: REL

Tinejxheri bëhet viktima e 16-të e pullazit të shembur të Stacionit të Trenit në Serbi

Një tinejxher i lënduar si pasojë e shembjes së pullazit të Stacionit të Trenit në Novi Sad ka vdekur të premten, më 21 mars 2025 – duke u bërë viktima e gjashtëmbëdhjetë e lidhur me një katastrofë që shkaktoi valë të madhe protestash masive dhe dorëheqjen e Kryeministrit serb – raporton Reuters.

Pacienti i identifikuar nga Spitali Ushtarak i Beogradit vetëm si V.C., 18 vjeç, ishte në mesin e tre personave të lënduar, të cilët ishin shpëtuar nga rrënojat e shembjes së pullazit më 1 nëntor. Njëri prej tyre kishte vdekur gjashtëmbëdhjetë ditë më vonë dhe tjetri mbetet në Spital për trajtim.

“Pavarësisht prej masave të trajtimit… dhe përkushtimit maksimal të stafit të Spitalit Ushtarak, pacienti nuk i përballoi lëndimet e ndërlikuara dhe komplikimet rezultuese.” – ka bërë të ditur Spitali në një Deklaratë të shkruar.

Shumëkush në Serbi e ka lidhur katastrofën e Novi Sadit me korrupsionin e kudondodhur dhe keqmenaxhimin. Autoritetet dhe presidenti populist, Aleksandër Vuçiq, si dhe partia e tij në pushtet, Partia Progresive Serbe, i kanë hedhur poshtë akuzat.

Katastrofa ka shkaktuar gjithashtu një valë protestash masive të studentëve dhe kundërshtarëve të politikave të Qeverisë në mbarë vendin – përfshirë një marshim masiv javën e kaluar në Beograd.

Prokurorët kanë akuzuar 13 persona lidhur me rastin e Novi Sadit dhe Qeveria ka nisur një fushatë kundër korrupsionit. Kryeministri Milosh Vuçeviq dhe dy Ministra dhanë gjithashtu dorëheqje – duke shkaktuar rënien e Qeverisë. Presidenti përballet me detyrën për ta nominuar një Kryeministër të ri, ose të shpallë Zgjedhje të parakohshme.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”