Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Kompania serbe e naftës, me pronësi ruse, i kërkon SHBA-së leje që të vazhdojë operimin

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ilustrim

Kompania serbe e naftës, me pronësi ruse, i kërkon SHBA-së leje që të vazhdojë operimin

Kompania serbe e naftës NIS, në pronësi ruse, ka kërkuar licencë të veçantë nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së që të vazhdojë operimin gjatë përpjekjeve të vazhdueshme që të zgjidhë krizën e sanksioneve, ka raportuar të mërkurën (19.11.2025) agjencia e lajmeve, Reuters.

 

OFAC-i ka i vendosur në janar sanksione sektorit të naftës së Rusisë, por për NIS-in, që operon rafinerinë e vetme të naftës në Serbi, u shtynë disa herë para se të fuqizoheshin më 8 tetor.

“Në përputhje me statusin e negociatave ndërmjet aksionarëve dhe palëve të interesuara, një kërkesë i është paraqitur OFAC-it për licencë të re që do të mundësonte vazhdimin e operacioneve të kompanisë, ndërsa njëherësh po vazhdojnë negociatat për zgjidhje të qëndrueshme për NIS-in”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Uashingtoni po kërkon heqjen dorë prej të gjitha investimeve ruse në NIS dhe pronarëve të kompanisë javën e kaluar iu tre muaj për gjetjen e një blerësi.

“Gazprom Neft” ka 44.9 për qind të aksione të NIS-it dhe “Gazprom” 11.3 për qind, ndërsa Serbia zotëron 29.9 për qind, ndërsa pjesa tjetër janë në duar të aksionarëve më të vegjël.

Bankat kanë ndaluar përpunimin e pagesave të NIS-it dhe JANAF-it të Kroacisë, që ka ndaluar furnizimin e naftës bruto në rafineri. Zyrtarët vlerësojnë se rafineria nuk do të jetë në gjendje të funksionojë përtej 25 nëntorit pa furnizime të reja me naftë të papërpunuar.

Ministrja e Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka deklaruar të mërkurën se qeveria ka miratuar importimin e 38 mijë tonelatave benzinë ​​dhe 66 mijë tonelatave naftë për rezervat shtetërore.

Ndërkohë, guvernatorja e Bankës Qendrore të Serbisë, Jorgovanka Tabakoviq, ka theksuar se OFAC-i e ka paralajmëruar bankën se mund të përballet me sanksione dytësore për shkak të bashkëpunimit të zgjatur me NIS-in.

“Ne kemi marrë një paralajmërim, si një entitet që bashkëpunon me një entitet (tjetër) biznesi që është nën sanksione. Ky është një paralajmërim serioz për ne”, u ka deklaruar Tabakoviq gazetarëve në Beograd.

Pronarët rusë të NIS-it kanë thënë në fillimnëntor se është gati të hiqnin dorë nga kontrolli i kompanisë.

Presidenti populist i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të dielën se vendi ballkanik synon  të shmangë nacionalizimin e aseteve ruse dhe se është gati të dalë me një ofertë tjetër mbi nivelin e tregut për NIS-in nëse dështojnë negociatat ruse me partnerë të paidentifikuar aziatikë dhe europianë.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten