Tërmeti i fuqishëm në Rusinë lindore shkakton cunami – evakuime në Japoni e Havai
Një tërmet i fuqishëm prej 8.8 ballësh ka goditur Gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar valë prej katër metrash lartësi dhe nxitur urdhra evakuimi në Havai dhe në mbarë Paqësorin të mërkurën, raporton Reuters.
Tërmeti me thellësi të madhe ka dëmtuar ndërtesa dhe ka lënduar disa persona në rajonin e largët rus, derisa shumica e pjesës përgjatë territori bregdetar japonez – shkatërruar prej tërmetit prej 9.0 ballësh dhe cunamit të pastajmë më 2011 – është urdhëruar që të evakuohet.
Në Havai, banorët përgjatë brigjeve janë urdhëruar që të qëndrojnë në katet e katërta apo sipër tyre në ndërtesa, derisa Garda Detare amerikane ka urdhëruar anijet e veta që të ankorohen në brigje nga frika se mund të përballen me valë të fuqishme.
Në shumicën e ishujve të Havait ende nuk janë parë valë të mëdha para lindjes së diellit, por autoritetet kanë kërkuar që të gjithë t’i respektojnë urdhrat.
Valët e cunamit më herët goditën pjesë të Kamchatkas, pjesërisht duke vërshuar portin dhe një fabrikë peshqve në qytezën Severo-Kurilsk. Edhe disa anije janë vërhsuar në këtë rajon, ka bërë të ditur Ministria ruse e Emergjencave.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com