Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Tenderi 16.5 milionë për mbeturina, LVV akuzon Komunën e Prishtinës se po e falimenton “Pastrimin”

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Besart Krasniqi, screenshot nga video

Tenderi 16.5 milionë për mbeturina, LVV akuzon Komunën e Prishtinës se po e falimenton “Pastrimin”

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, përmes një konference për media të thirrur të dielën ka kritikuar shpalljen e tenderit nga Kryeqyteti për kontratë në vlerë 16.5 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

Sipas Krasniqit, Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama është duke e çuar drejt falimentimit ndërmarrjen publike “Pastrimi” dhe rrjedhimisht, sipas tij, po i lë pa punë mbi 900 punëtorë.

“Në besojmë se kjo kontratë është hapi i fundit para falimentimit të ndërmarrjes ‘Pastrimi’ dhe rrjedhimisht mbetjen pa punë e mbi 900 punëtorëve.  Megjithatë hapja e kësaj thirrje publike nga Komuna e Prishtinës, dhe mundësia që mbledhja e mbeturinave të bëhet nga operator privat, neve na dëshmojnë që i gjithë procesi i ngufatjes së Prishtinës nga bërlloku, gjatë 3 viteve të kaluara, është bërë qëllimshëm nga ekzekutivi komunal, në mënyrë që pastaj të ndryshohet rregullorja për menaxhimin e mbeturinave, të futet një nen që lejon futjen në treg të operatorëve privatë, dhe tani hapi i fundit, tenderi i madh 16.5 milionë – ku tregun e marrin privatët, kurse ‘Pastrimi’ në mungesë të të hyrave bankroton dhe 900 familjeve ju rrezikohet mirëqenia sociale” – tha Krasniqi më 24.11.2024.

Sipas asamblistit opozitar, tenderi me vlerë 16.5 milionë euro duhet të anulohet, dhe të krijohet një plan afatshkurtër për rritjen emergjente të kapaciteteve teknike dhe menaxheriale të “Pastrimit”.

“Qasja dhe mendësia e LDK-së për favorizime të privatit e në dëm të publikes po vie në shprehje edhe kësaj radhe.  Një ndërmarrje e krijuar para 7 dekadave, që iu ka bë ballë shumë stuhive, po rrezikohet seriozisht për shuarje pikërisht gjatë qeverisjes së LDK-së në Prishtinë.  Kjo nuk duhet të ndodhë, dhe këtë nuk do ta lejojmë të ndodh” – deklaroi Krasniqi.

Shpallja e një tenderi në vlerë 16.5 milionë euro nga Komuna e Prishtinës për menaxhim të mbeturinave mblodhi të premten, më 22.11.2024, në shenjë proteste para Komunës punëtorë të kompanisë regjionale ‘Pastrimi’, të cilët shfaqën shqetësimin e tyre se ky hap i Komunës do i çojë drejt falimentimit.

Me pankarta me mbishkrimet “Mos prekni bukën e punëtorit”, “Ndërmarrja jonë, e ardhmja jonë”, “Drejtësi për punëtorët e KRM ‘Pastrimi’”, punëtorët protestuan para Komunës së Prishtinës që kjo e fundit të tërhiqet nga plani për delegim të përgjegjësisë për pastrimin e qytetit te operatorët privatë.

Tenderi i Komunës së Prishtinës pritet t’u ndahet operatorëve të sektorit privat për periudhë trivjecare. Këta të fundit do kryejnë shërbimin në komunë me mjete të tyre dhe sipas kërkesës së Komunës.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë, Bekim Brestovci, në një deklarim për Kallxo.com u shpreh se buxhet milionësh deri tani ka marrë edhe “Pastrimi”.

“Kjo vlerë për të cilën po flasim është trivjecare sepse e kam parë që në opinionin publik është tentuar të plasohet ndryshe, dhe deri më tani ndërmarrja që ka kryer shërbimet ka marrë vlerë të tillë sepse 5 millionë euro e ka pasur kontratën për grumbullimin e mbeturinave”- tha ai.

https://kallxo.com/lajm/plani-per-delegim-te-pastrimit-te-kryeqytetit-edhe-te-kompani-te-tjera-alarmon-pastrimin/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”