Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
SBASHK: Nëse s’ka qeveri, nuk garantojmë se mund të nis mësimi në shtator

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: SBASHK/Facebook

SBASHK: Nëse s’ka qeveri, nuk garantojmë se mund të nis mësimi në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka njoftuar se ka nisur përgatitjet për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të vendosë për kohën e fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas njoftimit të SBASHK, në Kongresin e jashtëzakonshëm do të diskutohet në rast se nuk fillon viti i ri shkollor në muajin shtator, a do të nisin me veprim sindikale pa e përjashtuar grevën e përgjithshme.

Krejt kjo, për shkak se SBASHK është duke e analizuar me shqetësim situatën aktuale politike në vend dhe mungesën e institucioneve funksionale që do të duhej të trajtonin kërkesat e punëtorëve, përfshirë ata të arsimit.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, përmes telefonit ka thënë për KALLXO.com se ende nuk dihet data kur do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm, por pritet ta mbajnë gjatë muajit korrik.

“Po bëhen disa muaj që nuk po kemi krijim të institucioneve dhe kërkesat tona janë pothuajse të parealizuar edhe gjatë katër viteve të Qeverisë Kurti, dhe nëse kjo stërzgjatet, atëherë në shtator do të kemi mëdyshje, pyetje nga anëtarësi [e SBASHK] çka tutje, dhe uroj që të kemi institucione sa ma shpejt, uroj që të kemi institucione që do të flasin me përfaqësuesit e të punësuarve, jo vetëm në arsim” – tha Jasharaj.

“Nëse nuk kemi Parlament, pastaj nuk do të kemi as Qeveri dhe në shtator ne nuk mund të garantojmë se mund të fillojë mësimi. Mund të jetë edhe kërkesa nga anëtarësia që të fillohet me veprime sindikale” – shtoi Jasharaj.

Më 04.12.2024, disa punëtorë arsimorë dhe anëtarë në SBASHK protestuan fillimisht para objektit të Ministrisë së Arsimit, pastaj edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes kësaj proteste, ata kërkuar që të nënshkruhet Kontrata kolektive, draftin e të cilës e dorëzuan në Ministri të Arsimit më 02.10.2024.

Po ashtu, kërkuan që të kenë rritje dinjitoze të pagave, përmirësim të kushteve të punës në institucione arsimore, dialog me ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci dhe të mos iu mohohet kontributi i viteve të ‘90-ta.

https://kallxo.com/lajm/direkt-nis-protesta-e-sbashk-ut-ne-prishtine/

Një ditë para kësaj proteste, përfaqësuesit e SBASHK ishin ftuar në takim me ministren Nagavci dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë. Por, për SBAShK, ky ishte një takim i shkurtër që nuk solli rezultate konkrete, pasi sipas Sindikatës, Nagavci nuk shfaqi gatishmëri për të diskutuar në mënyrë konkrete mbi kërkesat e tyre.

Ministria e Arsimit kishte thënë tha se dokumentet dhe iniciativat për ndryshime legjislative duhet të trajtohen brenda kornizës ligjore, pasi çdo qasje e njëanshme mund të shkaktojë përçarje mes mësimdhënësve, të pengojë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të mos kontribuojë në “objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim”.

Për pagat e mësimdhënësve, Ministria tha se kjo është rregulluar me Ligjin për Pagat dhe se rritja e koeficientit përfshin edhe ata. Ndërsa, për kontratën kolektive u tha se diskutimi nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe as i margjinalizuar.

Të mërkurën, më 02.07.2025, presidentja Vjosa Osmani i ka ftuar liderët e partive politike në konsultime në përpjekje të gjetjes së një rrugëdaljeje nga kriza institucionale në të cilën është futur vendi si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit. Kjo është hera e dytë nga 15 maji që e para e shtetit zhvillon takime me ta. Për dallim nga hera e parë, kësaj radhe ajo ka zgjedhur që takimet t’i zhvillojë ndaras.   

https://kallxo.com/lajm/perpjekje-per-rrugezgjidhje-presidentja-osmani-sot-i-takon-ndaras-kreret-e-partive-politike/

Në mbledhjen e 40-të, deputetët kanë dështuar për herë të 39-të, që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës më 01.07.2025.

Sërish pengesë u paraqit Komisioni për votim të fshehtë të kryetarit të këtij institucioni. 51 deputetë votuan për formimin e këtij komisioni, derisa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe nuk i propozuan anëtarët për këtë komision e as nuk morën pjesë në votim. Dhe, në mungesë kuorumi për votim, kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se seanca do të vazhdojë më 03.07.2025 në ora 11:00.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”