Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Rezultatet e zgjedhjeve - burim akuzash për bashkëpunim me Listën Serbe

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Votimi për zgjedhjet lokale në Kosovë më 12.10.2025. Foto: Kallxo.com/Denis Sllovinja

Rezultatet e zgjedhjeve - burim akuzash për bashkëpunim me Listën Serbe


Warning: Undefined array key 11 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 12 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 13 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Warning: Undefined array key 14 in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/inc/shortcodes.php on line 403

Zgjedhjet nacionale të shkurtit 2025 u shoqëruan me prezencë të lartë të gjuhës dehumanizuese dhe gjuhës së urrejtjes.

Partitë politike, përfshirë partinë që fitoi më së shumti deputetë – Lëvizja Vetëvendosje, paguan mijëra euro gjoba për shkak se përdorën gjuhë joproporcionale gjatë fushatës.

Në zgjedhjet e tjera gjuha pati një avancim të lehtë, por duke mbajtur në qendër të vëmendjes gjuhën nacionaliste.

Rezultatet e zgjedhjeve nga lokalitetet ku banojnë serbët u përdorën gjerësisht për t’i sulmuar kundërshtarët politikë me akuza se ata po marrin mbështetje nga Lista Serbe.

Në komunat ku nuk kishte kandidat serb por jeton popullata serbe partitë e patën të lehtë të identifikonin se kë po e votonte komuniteti serb.

Këto të dhëna u përdorën në disa raste për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Valon Prebreza, gjatë debatit për balotazhin në Fushë Kosovë, në “Debat Përnime”, tha se kundërkandidati i tij, Besnik Osmani, ka marrëveshje me Listën Serbe.

“Pushteti është ndarë 50/50 me pesë parti politike, duke përfshirë Partinë Demokratike, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe, mandej PLE-në, janë pesë subjekte politike që garojnë në një anë kurse unë jam në anën tjetër bashkë me zonjën Vildane Latifi”- kishte thënë Prebreza i LVV-së.

Besnik Osmani kishte kundërshtuar pretendimin e Prebrezës se ai ka marrëveshje me Listën Serbe.

“Unë nuk kam marrëveshje me Listën Srpska, nëse e ke pa do duhej me e dokumentu. Në Komunën e Fushë-Kosovës nuk mund të faktorizohet Lista Srpska, na nuk jemi Lista Srpska. Mos t’i bëjmë të rëndësishëm ata që nuk kemi nevojë t’i bëjmë të rëndësishëm. E di çka po do me thënë, po do me folë për votat e Kuzminit”- kishte deklaruar Osmani.

Prebreza në debat kishte thënë se Lista Serbe në lokalitetet ku jetojnë kishte marrë shumicën e votave për Kuvend Komunal, kurse për kryetar është votuar Besnik Osmani. Ai e quajti ‘koalicion në heshtje’.

Ngjashëm, Sylejman Meholli, kandidat i LVV-së për kryetar të Vushtrrisë, në “Debat Përnime” kishte akuzuar Ferit Idrizin e PDK-së se në fshatin Prelluzhë ka bërë marrëveshje me serbë.

“Këta kanë bërë fushatë patriotike e në ndërkohë kanë përfundu duke i cakërru gotat me raki në Prelluzhë dhe duke bërë marrëveshje të fshehta”- kishte deklaruar Meholli.

Gjatë debatit, Meholli i kishte thënë Idrizit se ka marrë më shumë vota në Prelluzhë ku ka qytetarë serbë sesa mori në vendlindjen e tij.

“Unë s’kam bërë koalicion me Listën Srpska, sepse s’bëj koalicion me Listën Srpska. Me Listën e njerëzve të të cilës na e kanë vra Afrim Bunjakun. Ky ka bërë koalicion me ta. Qe rezultati në Prelluzhë, ma shumë ka vota në Prelluzhë se në vendlindjen e vet në Beçiq”- tha Meholli duke shtuar se 95% e banorëve në Prelluzhë janë serbë e përfaqësuese politike e kanë Listën Serbe.

Idrizi në anën tjetër ka thënë se sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 Prelluzha ka 537 banorë rezidentë, prej tyre 293 janë shqiptarë dhe 125 janë serbë, të tjerët romë e ashkali.

“Unë kam marrë gjithkund (vota), edhe pa to të kam mundur. Prej këtyre, 417 vota i kam unë, 81 i ka LDK-ja dhe 33 ti. Të kujt i more ti këtu?”- e pyeti Idrizi Mehollin, i cili u përgjigj se i ka “të shqiptarëve”.

Akuzë për marrje të votave nga Lista Serbe pati edhe mes Halil Thaçit të LVV-së e Xhafer Gashit të LDK-së gjatë debatit për balotazh në Obiliq.

“Shko merr vota te Listës Serbe, se qytetarët shqiptarë e kanë vendos”- i tha Thaçi Gashit.

Gashi në anën tjetër i tha Thaçit se “po shkon shtëpi më shtëpi Nexhlicën e me Beratin. Te serbët pse po shkoni?”. Kurse Thaçi iu drejtua duke e pyetur se kush po shkon te serbët, teksa i tha se Gashi i ka marrë votat e serbëve.

Shfrytëzimi i “gogolëve” për t’i ikur përballjes me kërkesat e qytetarëve

Narracionin dhe akuzat e kundërakuzat për bashkëpunim me Listën Serbe, profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, i sheh si patetike, të paarsyeshme dhe të palogjikshme.

Ai ka thënë për KALLXO.com se ky narracion është i kotë dhe nuk sjell rezultat praktik, sidomos kur flitet për politikat e nivelit lokal.

“Kjo tregon që konceptualisht ka gabime dhe deformime ose është e qëllimshme, e thënë që për të mos prodhuar asnjë politikë pozitive”- deklaroi ai.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se bashkëpunimi me Listën Serbe nuk përbën “blasfemi” politike porse akuzat e kundërakuzat u bënë për degradim politik e moral.

“Këto akuza dhe kundërakuza janë bërë më tepër për konsum partiak, përkatësisht me qëllim degradimin moral e politik të kandidatëve për kryetarë të partive të ndryshme. Lista Serbe është parti e regjistruar në Kosovë dhe bashkëpunimi me të nuk përbën kurrfarë “blasfemie” politike”- deklaroi Mushkolaj për KALLXO.com.

Sociologu Artan Muhaxhiri konsideron se çdo politikan që e përdor si argument rrezikun nga Lista Serbe, vetëm me retorikë propaganduese e sipërfaqësore dhe frikësuese por pa bazë në fakte ligjore dhe validim institucional, ka për synim hutimin diskursiv dhe të zhvendosë fokusin nga obligimet që i takojnë atij.

“Shfrytëzimi i gogolëve pseudopatriotikë është strategji e mirënjohur populiste që shfaqet me automatizëm sa herë që politikanët e këtillë ballafaqohen me kërkesa pragmatike të realitetit. Valëvitja e flamujve të tyre mashtrues paraqet akt të pritshëm si përgjigje ndaj pamundësisë për shpalosjen e zgjidhjeve konstruktive”- ka thënë Muhaxhiri për KALLXO.com.

Tentimin për të njollosur bashkëpunimin me Listën Serbe, Muhaxhiri e sheh si hile afatshkurtër, përderisa ky subjekt politik merr pjesë në zgjedhje duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës.

“96 i Kushtetutës, që e përcakton domosdoshmërinë e përfaqësimit qeveritar të komuniteteve pas konsultimit me përfaqësuesit e tyre politikë, paraqet pengesë të pakapërcyeshme për këto dinakëri”- ka shtuar ai.

Dritëro Arifi ka thënë se në komunat me shumicë shqiptare, Lista Serbe ka rol zero por edhe në komuna tjera të cilat udhëhiqen nga shqiptarët, e kanë të pamundur të bëjnë diçka më shumë.

“Mendoj që kjo temë është aq e kotë sa që nuk prodhon asnjë efekt pozitiv por në të kundërtën ka prodhu një politikë e cila nuk mundet të matet me indikatorë të ndonjë veprimi apo vizioni i cili mund ta prodhojë dhe ta ngritë mirëqenien e qytetarit në nivel lokal”- tha ai.

Mushkolaj, në anën tjetër, ka thënë se komunitetet dhe partitë politike që i përfaqësojnë komunitetet, janë pjesë e peizazhit politik në vend.

“Në këtë kuptim, bashkëpunimi me to nuk do të duhej të shkaktonte kurrfarë debati politik, aq më pak jo me premisa që mund të ndikojnë në nxitje të urrejtjes ndaj një komuniteti të caktuar. Të qenit politikan i komuniteteve e ka koston e vet, pasi që zakonisht për shkak të përgjegjësisë së partive shumicë, pra partive shqiptare, ata shpesh vihen pa të drejtë në shënjestër”- tha Mushkolaj, duke shtuar se politikanët e mbajnë përgjegjësinë për krizën politike në të cilën është vendi.

Artan Muhaxhiri deklaroi se akuzat për bashkëpunim me Listën Serbe por edhe sulmi ndaj politikanëve se kinse janë pjesë e ndonjë komuniteti tjetër joshumicë, kanë efekt vetëm te një kategori e caktuar e votuesve, e vjen nga politikanë manipulues.

Megjithatë, sipas tij, në shumicën politikisht normale të elektoratit, një qasje e tillë është e pavlefshme karshi problemeve të shumta të përditshmërisë dhe “perspektivave të zymta socio-ekonomike”.

“Shndërrimi i Listës Serbe në xhoker për shantazh – ndërkohë që institucionet përgjegjëse të sigurisë ia japin vizën për të garuar duke e dominuar sferën politike të serbëve në Kosovë, paraqet sinjalin më të qartë të fshehjes prapa paaftësisë për të ofruar ide, plane dhe projekte konkrete”- ka thënë ai.

Ai ka shtuar se korniza shtetërore e vendit imponon bashkëpunimin me të gjitha pakicat.

E sipas tij, tregohet injorancë kushtetuese nga kushdo që insiston se mund të ketë qeverisje të ligjshme dhe të suksesshme pa i përfshirë komunitetet joshumicë.

Verifkuesit e fakteve konstatuan disa herë manipulime

Të dhënat nga platforma për verifikimin e fakteve – Krypometri tregojnë se lajmet e rreme në rrjetet sociale u përdorën për të shpallur bashkëpunime të paqena me Listën Serbe.

Më 31.07.2025, Krypometri publikoi artikullin me titull “Video të montuara të deputetit Dimal Basha” në të cilën vihet në përfundim se janë të manipuluara të dy videot e publikuara nga Drenica Graphic (arkivi) në të cilat rrejshëm pretendohet se deputeti Dimal Bashka ka folur e kënduar në gjuhën rome.

Në videon e parë, Basha rrejshëm pretendohet se ka mbajtur një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës dhe aty ka folur në gjuhën rome.

Video reale tregon se Basha ka folur në gjuhën shqipe dhe aty e ka akuzuar LDK për vjedhje të votave në zgjedhjet e mbajtura më 09.02.2025.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se video është e manipuluar.

Ngjashëm u pretendua edhe për deputetin tjetër të zgjedhur Hajrulla Çeku, për të cilin u tha se është goran.

Më 11.10.2025 Kryepometri publikoi artikullin me titull “Pretendimi i rremë për Hajrulla Çekun”, përmes të cilit erdhi në përfundim se është i rremë pretendimi se “LVV refuzon Hajrulla Çekon në Prizren – arsyeja: është goran”.

I rremë është edhe pretendimi se dega e LVV në Prizren nuk e ka pranuar kandidaturën e Hajrullah Çekut me arsyetimin se i njëjti “është nga komuniteti goran”.

Kryetari i degës që njëkohësisht është edhe kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se pretendimet për refuzim të kandidaturës së Çekut për Prizren janë të rreme.

Edhe zëdhënësi i LVV, Arlind Manxhuka, ka thënë se pretendimet për refuzim të Çekut dhe për nacionalitetin e tij janë të rreme.

Hajrulla Çeku ishte kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje. Çeku vjen nga komuna e Prizrenit dhe në biografinë e tij është deklaruar shqiptar dhe përveç gjuhës amtare, flet edhe gjuhën angleze, turke dhe serbe.

Krypometri po ashtu ka demantuar edhe një lajm për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në artikullin e 15.05.2025 me titull “Fotografitë e vjetra të Simiq me Radojçiq dhe me Reçicën publikohen me përshkrim të rremë”, Krypometri erdhi në përfundim se është i rremë përshkrimi “Pak ditë më herët Sllavko Simiq i Listes Serbe ishte takuar me Milan Radojqiqin, kurse sot u takua me Ilmi Reçicen e PDK-së. Takimi ne mes të Simiqit dhe Reçices ishte për tu kordinuar kundër Albin Kurtit dhe për mos ta votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit”, i vendosur në një ilustrim në të cilën janë vendosur dy fotografi: në njërën shihet deputeti i Listës Serbe Sllavko Simiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radoiçiq dhe në fotografinë tjetër është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ilmi Reçica dhe Sllavko Simiq.

Fotografia e Simiq me të akuzuarin për prirje të grupit terrorist dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radoiçiq nuk është aktuale, pasi e njëjta është publikuar më 06.04.2022.

I kontaktuar me Krypometër, deputeti Elmi Reçica kishte thënë se ai e ka përshëndetur deputetin Simiq para të gjithë deputetëve e gazetarëve dhe aty nuk ka pasur kurrfarë koordinimi kundër Vetëvendosjes.


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”