Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Anëtari i VV-së në KQZ u tregon diplomatëve të huaj se cili do duhej të ishte shqetësimi i vërtetë i tyre

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Anëtari i VV-së në KQZ u tregon diplomatëve të huaj se cili do duhej të ishte shqetësimi i vërtetë i tyre

Alban Krasniqi, si njëri nga dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, u është kundërpërgjigjur reagimeve të ambasadave të huaja në Kosovë, në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se shqetësim i vërtetë i ambasadorëve do duhej të ishte,“ngulfatja e ushtrimit të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetit serb nga ana e Listës Serbe”.

Lista Serbe, sipas tij, “përveç faktit që është pjesëmarrëse direkte në sulmet dhe veprimet kriminale dhe terroriste kundër rendit kushtetues, ajo gjithashtu kontrollon dhe menaxhon me financat e Vuçiqit në Kosovë duke shantazhuar qytetarët serb në Kosovë dhe duke i përdorur ato mjete për financimin e kriminelëve që kanë sulmuar përveç policisë së Republikës së Kosovës edhe vet pjestarët e KFOR, pra bashkëkombasit tuaj”.

“E dyta, është heshtja juaj ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar” – ka shkruar Krasniqi në reagimin ndaj ambasadave të huaja në Kosovë, të cilat shprehen shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe.

Gjatë ditës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe.

“Tentativa e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës është shkurtëpamëse dhe përçarëse”- thuhet në reagimin e ambasadës.

Kjo ambasadë ka shkruar se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të iu mundësohet shfrytëzimi i të drejtave të tyre demokratike.

“Veprime të tilla, minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”- ka shkruar ambasada amerikane.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar më pas duke shprehur “keqardhjen për sjelljen penguese të disa anëtarëve” të KQZ-së.

“Na vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë.” – thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Kosovë.

Një ditë më herët ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Ai ka thënë se një veprim i tillë nga ana e KQZ-së kërcënon reputacionin e Kosovës, siç ka thënë ai, të fituar me vështirësi.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si demokraci shumëetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë. Shpresoj që Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtesave të vlerësojë edhe një herë aplikimin e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës”- ka thënë Hargreaves.

Edhe Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas Zyrës së BE-së, politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

Në anën tjetër, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 03.12.2025 nuk pranoi të marrë pyetje nga mediat, pas reagimeve të shumta të misioneve diplomatike në Kosovë, lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e KQZ-së, për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025. I ftuar në një aktivitet, ai thjesht iu shmang gazetarëve duke ua pamundësuar të shtrojnë pyetje për çfarëdo çështjeje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 02.12.2025 nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Më 2 vota pro, dy kundër dhe 7 abstenime, KQZ ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndërsa, KQZ ka certifikuar 22 subjekte të tjera për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Para votimit u zhvillua një debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur mënyrën e votimit për certifikim.

Me marrëveshje certifikimi i partive politike u bë veç e veç për subjekte politike.

Sekretariati i KQZ-së rekomandoi certifikimin e 23 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa, sipas Sekretariatit të KQZ-së, më 03.12.2025, do të trajtohet kërkesa e Nismës Socialdemokrate për certifikim.

Në ndërkohë, Lista Serbe ka thirrur konferencë për media në ora 15:00 për çështjen e moscertifikimit të këtij subjekti.

https://kallxo.com/lajm/misionet-diplomatike-reagojne-pas-moscertifikimit-te-listes-serbe-kurti-u-shmanget-gazetareve/

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”