Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Regjistrimi i trashëgimisë kulturore në regjistrat kadastral, çfarë parasheh marrëveshja e 23 shtatorit në mes të AKK-së - IKMM-së dhe IAK-së?

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Regjistrimi i trashëgimisë kulturore në regjistrat kadastral, çfarë parasheh marrëveshja e 23 shtatorit në mes të AKK-së - IKMM-së dhe IAK-së?

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK), Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK) kanë nënshkruar më 23 shtator 2024, një memorandum i cili mundëson regjistrimin e objekteve dhe lokaliteteve (arkeologjike) të trashëgimisë kulturore në regjistrat kadastral.

Memorandumi i nënshkruar ndërmjet AKK-së, IKMM-së dhe IAK-ut synon të forcojë bashkëpunimin për qasje dhe regjistrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme (RDPP).

Sipas memorandumit, AKK do të ofrojë qasje të autorizuar, trajnime dhe bashkëpunim për regjistrimin e këtyre objekteve. Kurse IKMM dhe IAK do të përgatisin qasjen teknike, të përcaktojnë zyrtarët e autorizuar dhe të ndajnë të dhënat e trashëgimisë kulturore. Këto të dhënat pastaj, do të përfshihen gjithashtu në Gjeoportalin shtetëror të Kosovës.

Sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore, objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në Listën e trashëgimisë në mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, regjistrohen nё Agjencinë Kadastral tё Kosovës, nё tё dy nivelet qendror dhe lokal.

93 lokalitete arkeologjike e objekt të trashëgimisë kulturore figurojë në Listën e fundit të MKRS për mbrojtje të përhershme, kurse  mbi 1,400 të tilla në Listën e përkohshme të mbrojtjes. Megjithatë asnjë këtyre objekteve e lokaliteteve nuk figuron ne Regjistrin e te Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme. Kurse, mbi 20 prej tyre janë të regjistruara në gjeoportalin e Kosovës.

Obligimet nga marrëveshja

Në një përgjigje për KALLXO.com, Agjencia Kadastrale e Kosovës ( AKK) bën të ditur se memorandumi i arritur më 23 shtator 2024, mundëson qasje dhe regjistrimin e trashëgimisë kulturore në regjistrat kadastrale.

“Ky memorandumi ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit në mes palëve nënshkruese për qasje në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme (RDPP), përmes ueb shërbimeve, ofrimin e shërbimeve dhe produkteve si dhe koordinim me Zyrat Kadastrale Komunale në regjistrimin e objekteve të përfshira në Listën e trashëgimisë, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme”- thuhet në përgjigjen e AKK-së për KALLXO.com.

AKK thotë se nuk ka asete të trashëgimisë kulturore të regjistruara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme, dhe për këtë, sipas kësaj agjencie, duke pyetur IAK-në dhe IKMM-në.

Sipas AKK-së, në gjeoportalin shtetëror është paraqitur shtresa- Trashëgimia Kulturore -mbrojtja e përhershme me dy nen shtresa: perimetrin e asetit dhe zona e mbrojtur e asetit. Por, sipas AKK-së për këto shtresa nuk ka detaje tjera.

Pamja e Kalasë në Prizren. Gjeoportali shtetëror i Kosovës- shtresa- Trashëgimia Kulturore -mbrojtja e përhershme.

Ndërsa, në emër të dy institucioneve, IAK-së dhe IKMM, Milot Berisha, ushtrues i detyrës së drejtorit të IAK-së, tha për  KALLXO.com se deri tani, mbi 20 asete të Trashëgimisë Kulturore janë regjistruar në gjeoportalin shtetëror. Sipas tij, memorandumi i 23 shtatorit (2024) synon përmbushjen e detyrimeve ligjore për regjistrimin e të gjitha aseteve të mbrojtura. “Deri tani, mbi 20 asete janë regjistruar në gjeoportal, ndërsa të gjitha asetet në mbrojtje të përhershme (mbi 100) duhet të regjistrohen në javët në vijim dhe andaj ky memorandum do të shërbejë si garantues për përmbushjen e këtyre obligimeve ligjore”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Berisha thotë se sipas memorandumit, AKK-ja ofron qasje të autorizuar, trajnime dhe bashkëpunim për regjistrimin e këtyre objekteve. “IKMM dhe IAK do të përgatisin qasjen teknike, do të përcaktojnë zyrtarët e autorizuar dhe do të ndajnë të dhënat e trashëgimisë kulturore. Të dhënat përfshihen gjithashtu në gjeoportalin shtetëror, duke shërbyer si një mjet për promovimin e turizmit”- ka thënë Berisha.

Obligimet ligjore

Sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore në Kosovë, objektet e trashëgimisë kulturore regjistrohen në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

“Objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në Listën e trashëgimisë, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, regjistrohen nё Agjencionin kadastral dhe gjeodet tё Kosovës, nё tё dy nivelet qendror dhe lokal”- thuhet në nenin 4, pikas 4.6 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës.

Kalaja dhe Hidroelektrana e Prizrenit, Ulpiana antike, objekti i IKMM-së e Lokaliteti arkeologjik në Dresnik të Klinës janë disa nga objektet dhe lokalitete arkeologjike që figurojnë në Gjeoportalin shtetëror të Kosovës.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”