Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Takimi mes përplasjesh e pa zgjidhje në mes të përfaqësuesve të MKRS dhe Komunës së Prishtinës për perimetrin e Qendrës Historike

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Takimi mes përplasjesh e pa zgjidhje në mes të përfaqësuesve të MKRS dhe Komunës së Prishtinës për perimetrin e Qendrës Historike

Mes përplasjesh e akuzash është mbajtur takimi mes përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, përfaqësuesve të Komunës së Prishtinës dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të martën më 01.07.2025.

Takimi, i cili kishte për synim bashkëbisedimin dhe koordinimin institucional lidhur me shqyrtimin e draftit final për konservimin dhe përcaktimin e perimetrit të Qendrës Historike të Prishtinës, u karakterizua me tensione e mospajtime ndërmjet palëve.

Mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, gjegjësisht Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, për tash e disa muaj me radhë janë duke vazhduar përplasjet për çështjen e bllokimit të disa prej projekteve të qeverisjes në Kryeqytet.

Punimet për sheshin ‘Xhorxh Bush’ që nisën në mars 2025, janë ndërprerë disa herë, derisa niveli lokal e ai qendror kanë hedhur akuza për abuzime me pushtetin.

Inspektorati e kishte ndaluar punimet në projektin e këtij sheshi pasi sipas tyre në atë pjesë ishin objekte që përfshiheshin në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, siç ishin: Qendra Historike e Prishtinës, Ndërtesa e Radio Prishtinës, Rektorati i UP-së dhe Hotelit Grand.

Lidhur me këtë, në kuadër të projektit të planit për menaxhimin e Qendrës Historike të Prishtinës, me partner UN Habitatin në Kosovë, është mbajtur ky takim për të prezantuar Planin e Konzervimit dhe Menaxhimit të Integruar të Qendrës Historike të Prishtinës.

Gjatë shpalosjes së këtij drafti, ndër të tjera u prezantuan vlerat kryesore të asaj që MKRS e konsideron Qendër Historike të Prishtinës.

Sipas tyre, ky draft-plan ka të bëjë me përfshirjen e kushteve dhe rregullave për zonat mbrojtëse, ndarjen e Qendrës Historike në shtatë zona konzervuese dhe përcaktimin e parametrave ligjorë për ndërhyrje në zonën mbrojtëse.

Mirëpo, ky plan i propozuar u kundërshtua nga përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës.

Tre drejtorët e komunës që ishin të pranishëm, si ai i Inspektoratit, Sokol Havolli, i Transformimit, Gëzim Kastrati dhe ai Planifikimit Strategjik, Arbër Sadiki, nuk u pajtuan me këtë plan pasiqë, në bazë të asaj që u prezantua; kufiri i hartës që përcakton Qendrën Historike të qytetit, kishte pësuar ndryshime në disa vende dhe ishte zgjeruar në dy pjesë.

Ndërsa, sipas, arsyetimit të përfaqësuesve nga MKRS kjo ndërhyrje në hartë është bërë për shkak të hyrjes në fuqi të një rregullore për përcaktim të perimetrit në zonë mbrojtëse, me ç’rast disa prej aseteve nën mbrojtje janë hequr apo shtuar në hartë.

“Krejt këto pika që janë zgjeru nuk po e shoh që e mundësojnë një zhvillim të qytetit, por janë duke e ngadalësuar, të gjitha këto janë barriera për një zhvillim të Kryeqytetit”- tha drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati.

Përfaqësuesit e MKRS-së diskutuan për çështjen se si Komuna në disa prej projekteve të nisura në Kryeqytet, ka ndërhyrë pa autorizim dhe pa marrjen e pëlqimit për leje paraprakisht nga organet kompetente të Institutit, si në rastin e sheshit ‘Xhorxh Bush’.

Në anën tjetër, tre drejtorët e Komunës, akuzuan këto dy institucione për bllokim të qëllimshëm të projekteve, që sipas tyre, po bëhen pa u vlerësuar nevojat e zhvillimit urban dhe qytetarëve.

“Sikur çdo veprim prej ministrisë të kishte me qenë i ligjshëm, ne e kishim pasë shumë më të lehtë planifikimin”- tha drejtori i Infrastrukturës, Sokol Havolli.

Sipas Havollit, planifikimet e komunës bazohen në regjistra publik, siç është regjistri kadastral dhe gazeta zyrtare. E sipas tij, vetë legjislacioni në fuqi kërkon që asetet në mbrojtje të përkohshme të publikohen në gazetë zyrtare dhe të jenë të shoqëruara me vendim.

“Pa dashtë me e cenu asnjërën prej aseteve që gjenden në listë, por megjithatë kjo është kërkesë ligjore që ne gjatë planifikimit t’i shohim të gjitha këto elemente në regjistrin kadastral lokal”- tha Havolli.

Drejtori i Infrastrukturës, Sokol Havolli tha se ndalimi i projekteve të Komunës, ka bazë politike.

“Ndalen punimet tek rruga “Qamil Hoxha” e nuk ndalen 200 metra më tutje tek Fakulteti Ekonomik, pra janë duke u përdorë standarde të dyfishta dhe ne mendojmë se kjo ka bazë politike”- tha Havolli.

Ai nguli këmbë se Komuna ka zhvilluar të gjitha procedurat në përputhje me legjislacionin dhe me veprime të institucioneve përkatëse, por që sipas tij, ky bllokim i projekteve po bëhet në një periudhë të ndjeshme, duke qenë se janë në prag zgjedhjet lokale.

Për këto deklarata, inxhinierja e arkitekturës, Xhejlane Hoxha që ishte pjesë e këtij takimi, akuzoi drejtorin Havolli për shkelje të ligjit.

Ajo foli ndër të tjera për projektin e sheshit ‘Xhorxh Bush’, për të cilin tha se duhet të ketë studim të fizibilitetit dhe kompanitë kontraktuese për kryerjen e punimeve të zgjedhen me konkurs të hapur.

“S’mundeni me shku në kadastër pa gjithë këtë studim, kjo është bazë që e paraprinë punën e regjistrimit në kadastër”- tha Hoxha.

Ndërsa, drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki tha se për ndalimin e projekteve të komunës nga ana e IKMM-së, nuk po respektohen procedurat ligjore nga ana e Ministrisë.

“Konkretisht, ne kemi marrë ndalesa në formë të shkruar duke u thirrë në këtë draft dokument që po e diskutojmë sot e me harta të shtypura prej këtij drafti kanë ardhë inspektorët edhe i kanë ndalë punimet”- tha Sadiki.

Në fund të takimit, palët vendosën që brenda periudhës prej tre javëshe, përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës t’i adresojnë çështjet dhe komentet e tyre për këtë draft-plan, në mënyrë që mes palëve të arrihet një dakordim për të vazhduar shqyrtimin e projekteve, të cilave u janë ndërprerë punimet në qytet.

Dy ditë pasi Përparim Rama përuroi fillimin e punimeve për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” Inspektorati për Trashëgimi Kulturore i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte vendosur një njoftim me të kuqe se iu “ndalohen punimet” më 12.03.2025.

Punimet që rinisën nga Komuna përsëri më 28.04.2025, u ndërprenë prapë. Kjo pasi Inspektorati konsideroi se nuk janë marrë pëlqimet e nevojshme për punime në një zonë ku ka monumente të trashëgimisë arkitektonike e kulturore.
Më 29.04.2025 Inspektorati për Trashëgimi në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit doli në Sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, duke vendosur shirita për ndërprerje të punimeve.

Në anën tjetër kryetari Përparim Rama deklaronte se punimet janë duke vazhduar dhe se ky projekt do të realizohet.

Ideja për ta kthyer rrugën “Xhorxh Bush” në një hapësirë më të gjerë për këmbësorë dhe çiklistë u propozua për herë të parë në vitin 2019.

Atëherë Kompania britanike “Mott MacDonald” zhvilloi Planin 12-vjeçar të Mobilitetit për Kryeqytetin, gjatë mandatit të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.

Përveç sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës iu ndalën punimet edhe në projekte të tjera të nisura në qytet.

Ndalimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha” e  në projekte të tjera,  për muaj me radhë u bënë shkak i përplasjeve të vazhdueshme verbale mes komunarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve të nivelit qendror.

Për këto çështje u diskutua gjatë edhe në edicionin e së premtes të emisionit “Kallxo Përnime”.

https://kallxo.com/lajm/perplasje-mes-hoxhes-dhe-havollit-per-bllokimin-e-punimeve-ne-sheshin-xhorxh-bush-ne-prishtine/

https://kallxo.com/lajm/pse-u-ndaluan-punimet-ne-rrugen-qamil-hoxha-ne-prishtine/

Ndërsa, vetë U.d. Drejtoresha e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Rrezarta Loxha- Vitaku, në emisionin ‘Kallxo Përnime’, më 12.4.2025 arsyetoi veprimet për ndalimin e punimeve në sheshin ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë.

Sipas saj, Komuna e Prishtinës filloi punimet e këtij projekti pa marrë pëlqimin nga IKMM.

https://kallxo.com/lajm/projekti-i-sheshit-xhorxh-bush-loxha-vitaku-eshte-bere-veprimi-pa-e-marre-nje-pelqim/

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”