Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Rama i revoltuar nga mbyllja njëditore e Pishinës së Gërmisë nga Inspektorati: Uji s’ndryshon brenda nate

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Rama i revoltuar nga mbyllja njëditore e Pishinës së Gërmisë nga Inspektorati: Uji s’ndryshon brenda nate

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është revoltuar pas raportimeve në lidhje me rezultatet e mostrave të ujit në Pishinën e Gërmisë.

I pari i Prishtinës këtë rast e ka quajtur “kalkulim politik” dhe jo kujdes, pasi siç ka shkruar në reagimin e tij “uji s’ndryshon brenda nate!”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) fillimisht, më 24.07.2025, njoftoi se mostrat e marra nga uji i Pishinës së Gërmisë tregojnë se kjo pishinë nuk i plotëson standardet.

Për këtë, Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë vendosi njoftimin për mbylljen e përkohshme të Pishinës së Gërmisë.

Kurse, më 25.07.2025, IKSHPK tha se pas kryerjes së analizave ka rezultuar se uji i Pishinës së Gërmisë është brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina. Si dhe Inspektorati Sanitar e ka tërhequr njoftimin e mbylljes së pishinës.

Rama ka kritikuar rezultatet e publikuara më 24 korrik, duke thënë se nuk ishin as të plota e as përfundimtare, por u mor vendimi për mbylljen e Pishinës së Gërmisë.

“Ky vendim erdhi pikërisht në mbrëmjen kur ishte paralajmëruar dhe organizuar ceremonia publike e kandidaturës sime për mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës, pikërisht në amfiteatrin e kësaj pishine! Sot, më 25 korrik, pra vetëm një ditë pas, analizat përfundimtare të IKSHPK-së kanë konfirmuar se cilësia e ujit në pishinën e Gërmisë është brenda standardeve të lejuara dhe pishina është hapur për publikun!” – ka shkruar Rama në Facebook më 25.07.2025.

Sipas Ramës, ky rast i vendos përballë një pyetje thelbësore: Kush i shërben qytetarëve dhe kush i manipulon ata?

“Në prag të një cikli të ri zgjedhor, duket se kanë zgjedhur të aktivizojnë çdo mekanizëm të mundshëm, përfshirë edhe ato institucionale në funksion të interesave politike. Fatkeqësisht, kjo po ndodh edhe në dëm të interesit qytetar dhe të së vërtetës.” – ka shtuar Rama.

Rama shton po ashtu se përdorimi i frikës dhe alarmit si mjet politik është një praktikë që nuk i përket një shteti demokratik dhe as një shoqërie të qytetëruar. 

“Krijimi i panikut në publik jo vetëm që është moralisht i dënueshëm, por edhe ligjërisht i sanksionueshëm! Institucionet ekzistojnë për t’i mbrojtur qytetarët, jo për t’i manipuluar ata në emër të kalkulimeve elektorale.” – ka theksuar ai.

Si përfundim, Rama ka apeluar që çdo zyrtar publik të ruajë integritetin profesional dhe të mos lejojë të bëhet instrument i askujt, “aq më pak në kohën kur qytetarët kanë nevojë për qartësi, jo për konfuzion – Për shërbim, jo për drama!”.

“Ne, si Kryeqytet, mbetemi të përkushtuar të funksionojmë me transparencë, përgjegjësi dhe dinjitet institucional, duke e mbrojtur të përbashkëtën nga keqpërdorimi e manipulimi dhe duke e vendosur interesin qytetar mbi çdo interes partiak. Qytetarët nuk janë mjet elektoral!” – ka thënë ai.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gërvalla në Vjenë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për sulmin në Banjskë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37
Policia e Kosoves

Lëndohet rëndë një grua në Mitrovicën e Veriut, Policia po heton rastin


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Kryetari i një qyteze franceze ua ofron nga një mijë euro nënave që t’i lindin fëmijët në spitalin lokal


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Macron raportohet se e paralajmëroi Zelenskyn se SHBA-ja “mund ta tradhtojë Ukrainën për territorin”