Qeveria Kurti- Foto:ZKM
Qeveria ndan 10,000 euro për familjen e Bujar Bukoshit, themelon Këshillin Organizativ për varrimin e ish-Kryeministrit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.
Ky Këshill merr përgjegjësinë të organizojë ceremoninë mortore, që përfshin edhe mbledhjen komemorative që do të mbahet më 12.06.2025.
Homazhe do të mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës, kurse Këshilli do të organizojë edhe bartjen e arkivolit nga FSK për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani.
Familjes Bukoshi iu ndanë 10,000 euro.
https://kallxo.com/lajm/ldk-kujton-bujar-bukoshin-abdixhiku-nen-udheheqjen-e-tij-qeveria-ne-ekzil-e-mbajti-te-gjalle-idene-e-republikes/